Eko abdominale është një ekzaminim imazherik që shërben për diagnostikimin e shumë gjendjeve shëndetësore pa efekte anësore. Është një ekzaminim i shpejtë, pa dhimbje dhe pa rrezatim. Ekzaminimi mund të përdoret për gjendje shëndetësore rutine si dhe sëmundje kritike për jetën.

Çfarë është një eko?


Termi "Eko" përdoret në mjekësi dhe i referohet një testi imazherik që përdor valët zanore të cilat nuk mund të dëgjohen nga veshi i njeriut për të përftuar imazhe të organeve të brendshme dhe indeve të tjera të buta të trupit. 

Çfarë është eko abdominale?


Ka disa lloje të ndryshme ekzaminimesh ekografike. Secili prej tyre kryhet me një sondë specifike në varësi të zonës së trupit që duhet ekzaminuar. Eko abdominale ose eko e barkut shërben për vlerësimin e organeve të barkut dhe indeve të tjera të buta si enët e gjakut në brendësi të abdomenit.

Si bëhet eko abdominale?


Eko abdominale kryhet nga një mjek specialist imazherist, i cili aplikon pak xhel në zonën e barkut. Më pas, mjeku lëviz sondën nëpër zonat që do të vlerësojë.

Valët e zanore nga sonda depërtojnë në lëkurë deri në indet e buta (organet) dhe më pas rikthehen në sondë duke na treguar në ekran imazhin e krijuar.

Cilat organe mund të vlerësohen në një eko abdomianale?


Në kuadrantin e sipërm të djathtë të barkut vlersohen tre organe:

- Mëlcia
- Pankreasi
- Tëmthi

Ndërsa një eko abdominale e plotë vlerëson organet e mësipërme si dhe:

- Veshkat
- Shpretkën
- Fshikzën urinare
- Enët e gjakut abdominale


Përse përdoret eko abdominale?


Eko abdominale është një ekzaminim i zakonshëm për të vlerësuar zhvillimin e fëmijës përgjatë shtatzënisë. Ky lloj ekzaminimi quhet eko prenatale.

Por eko abdominale gjen përdorim në shumë gjendje shëndetësore. Ky ekzaminim na ndihmon në diagnostikimin e:

- Gurëve në veshka
- Gurëve të fshikëzës urinare
- Zmadhim të shpretkës
- Gurëve në tëmth
- Kolecistitin (inflamacion i tëmthit)
- Pankreatitin (inflamacion i pankreasit)
- Kancer
- Sëmundje të mëlçisë
- Anuerizma e aortës abdominale

Si duhet të përgatitemi për një eko abdominale?


Eko abdominale është një ekzaminim që në shumicën e rasteve nuk kërkon një përgatitje të veçantë. Megjithatë, sipas rastit do të duhet të ndiqni instruksionet e mjekut para ekzaminimit. Në disa raste mund të jetë e nevojshme pirja e ujit para ekzaminimit ose do të duhet të jeni esëll. Sigurohuni të keni marrë informacionin e duhur para ekzaminimit.

Sa zgjat një eko abdominale?


Eko abdominale zgjat aq kohë sa i duhet mjekut për të përftuar imazhe të qarta të zonës që po vlerëson. Zakonisht ekzaminimi zgjat më pak se 30 minuta.

A ka eko efekte anësore?


Po. Eko është një ekzaminim imazherik i sigurt. Ndryshe nga grafia, eko nuk përdor rrezatim jonizues për të përftuar imazhet. Ekzaminimi ekografik nuk ka efekte anësore.
Çfarë janë noduset e Tiroides?