Metalet e rënda, të cilat mund të dëmtojnë trurin në zhvillim janë të pranishme në 95% të ushqimeve për fëmijë që shiten nëpër supermarkete. Të dhëna këto që vijnë nga një studim i kryer nga organizata “Fëmijë të shëndetshëm, e ardhme e ndritur” (Healthy Babies Bright Futures - HBBF), ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

Kërkuesit shkencorë të shoqatës së sipërpërmendur HBBF vlerësuan 168 lloje të ndryshme ushqimesh për fëmijë, që përfshinin rreth 61 marka të njohura të ndodhura në raftet e dyqaneve ushqimore. Nga kjo mostër e madhe, 95% prej tyre ishin të ndotura (kontaminuara) me një ose më shumë metale të rënda helmuese – arsenik, plumb, cadmium dhe mërkur.

Prevalenca e lartë e këtyre metaleve helmuese nënkuptonte se 26% e ushqimeve të vlerësuara kishin të katër metalet e rënda.

Arseniku, plumbi dhe metalet e tjera njihen si shkaktarë të dëmtimeve neurozhvillimore. Ekspozimet qofte edhe ndaj vlerave të ulëta po shtohen dhe ekspozimet në moshën e hershme janë veçanërisht të dëmshme. Tërësia e ndikimeve të këtyre ekspozimeve është ajo çfarë e bën këtë një shqetësim të rëndësishëm, i cili kërkon veprim të menjëhershëm.



Sipas raportit, ushqimet me përqëndrimin më të lartë të neurotoksinave dukej të ishin produktet me bazë orizi, patatet e ëmbla dhe lëngjet e frutave.

Qoftë edhe prania e gjurmëve të lehta të gjetura në ushqime bën që këta ndotës (kontaminues) të ndryshojnë zhvillimin e trurit dhe dëmtojnë zgjursinë IQ të fëmijës. Ndikimi shtohet pas çdo vakti ose ushqimi që fëmija ha.

Katër nga shtatë drithërat me përmbajtje orizi për fëmijë kishin një formë helmuese të arsenikut, e cila ishte mbi kufirin 100 pjesë për billion (ppb) e vendosur nga Shoqata Amerikane e Kontrollit të Ushqimeve dhe Barnave (US Drug and Food Administration - FDA). Këto ushqime të njohura për fëmijë janë jo vetëm të pasura me arsenik jo organik, forma më helmuese e arsenikut, por janë thuajse gjithmonë të ndotura me të katër llojet e metaleve helmuese.

Raporti gjithashtu gjeti se 83% e ushqimeve për fëmijë që u vlerësuan kishin më shumë plumb se kufiri prej  1- ppb , i vendosur nga mbrojtësit e shëndetit publik si dhe një në çdo nga pesë ushqimet e vlerësuara kishin sasi 10 herë më të madhe.

Edhe ekspozimet sado të vogla shkaktojnë arritje akademike më të ulëta, mungesë vëmëndjeje dhe probleme të sjelljes. Nuk është gjetur një vlerë ekspozimi që të jetë e sigurtë, thuhet në raport.

Në fakt, këto përfundime nuk janë larg gjetjeve të një studimi të bërë nga FDA, ku u gjet se një nga katër metalet ndodhej në 33 nga 39 ushqime për fëmijë. Megjithatë, raporti i ri vlerësoi një shtrirje më të madhe të produkteve dhe markave se sa është bërë në studime të mëparshme.

Organizata HBBF ka nisur një peticion për t’i kërkuar FDA që të vendosi kufij më të rreptë për vlerat e arsenikut në ushqimet për fëmijë në mënyrë që të mbrohet zhvillimi i trurit të foshnjeve.

Duhet theksuar se ndotja e tanishme nga prania e arsenikut në drithërat me përmbajtje orizi dhe lëngjet e frutave është përkatësisht 36% dhe 75% më e ulët se vlerat e para një dekade. Kjo tregon se përmirësime të dukshme ndodhin kur probleme të kësaj natyre adresohen dhe zgjidhen.

Në vend të rregullave më të rrepta, raporti i HBBF këshillon prindërit që të marrin masa për të mbrojtur të vegjëlit e tyre duke ju dhënë atyre ushqime pa përmbajtje orizi, banana ose kastravec teë freskët në vend të biskotave kur u dalin dhëmbët, bollgur (miell tërshëre) në vend të drithërave me oriz si dhe t’u japin një shumëllojshmëri të frutave dhe perimeve të freskëta.



Lexo më shumë:


Lindja Cezariane e lidhur me rritjen e rrezikut për Autizëm dhe Hiperaktivitet