Pas pak kohësh që femija juaj ankohet për nauze (i vjen për të vjellë), ai nis të vjellë. Sigurisht, mund të shqetësoheni dhe kërkoni ta ndihmoni shpejt. Fatmirësisht, të vjellat te fëmijët shpesh nuk janë të rrezikshme dhe kalojnë shpejt. Shkaqet më të shpeshta janë infeksionet virale ose atë që e njohim si intoksikim nga ushqimi.


Konsulta e menjëhershme me mjekun duhet të kryhet kur fëmija është më pak se 12 muaj, duket shumë i lodhur, ose nëse ju jeni veçanërisht të shqëtësuar.


CIlat janë shenjat e dehidrimit?


Një ndër gjërat më të rëndësishme që mund të bëni për një fëmijë me të vjella, është të shikoni për shenja të dehidrimit.  Fëmijët dehidratohen më shpejt se të rriturit.


Vini re nëse: fëmija është i lodhur dhe i shqetësuar, ka lëkurë të ftohtë, ka gojën dhe gjuhën e thatë, ka të qara pa lot, nuk urinon si zakonisht dhe kur urinon – urinon pak dhe me ngjyrë të verdhë të errët.


Si të vperoni në rastet e dehidratamit?


Për të parandaluar dhe përmirësuar dehidtratimin, duhe t`i jepni fëmijës të pi shumë lëngje. Edhe nëse të vjellat vazhdojnë, diçka nga lëngjet e konsumuara ngelet në organizëm. Provoni t`i jepni ujë, lëngje dhe solucione orale rehidratuese. Pasi fëmija ka vjellë, filloni t`i jepni sasi të vogla lëngjesh: 1 lugë gjelle çdo disa minuta. Nëse e shikoni që fëmija nuk po vazhdon me të vjella, mund të rrisni sasinë e lëngjeve. Duhet të jeni vazdhimisht të vëmendshëm për urinimin e fëmijës.


A është e rëndësishmë dieta e lëngshme?


Nëse kanë kaluar disa orë nga hera e fundit që fëmija juaj ka pasur një episod të vjellash, mund të filloni me lëngje të tjera përveçujit si: pije me elektrolitë ose solucione rehidratuese. Është mirë që lengjet te jenë transparente, pasi janë më të thjeshta për t`u tretur dhe në të njëjtën kohë i japin fëmijës nutrientët e nevojshëm për energji. Lëngje të tilla mund të jenë lëngu i mollës ose lëngu i perimeve, etj.


A duhet t`i japim fëmijës medikamente?


Të vjellat te fëmijët kalojnë në një kohë të shkrutër. Medikamentet pa recetë për të vjellat nuk rekomandohen për fëmijët. Këto medikamente nuk do të ndihmojnë nëse shkaku i të vjellave është një infeksion viral – që në shumicën e rasteve është kështu. Ajo çka realisht ndihmon janë lëngjet.


Në rast se të vjellat përkeqësohen dhe janë të rënduara, mjekët mund të përshkruajnë barna.


Çfarë mund të bëni në kushtet e shtëpisë?


Xhinxheri


Është përdorur për mijëra vjet për të reduktuar dhimbjet dhe llojet e ndryshme të diskomfotit të aparatit tretës. Mendohet se xhinxheri vepron në stomak dhe intestin, e po ashtu në tru e gjithë sistemin nervor për të kontrolluar nauzen.


Edhe pse nuk është e provuar që ndalon nauzen dhe të vjellat në fëmijë, mund të vlej të provohet. Mund të përdoret në fëmijë mbi 2 vjeç. Flisni më pediatrin tuaj se si mund ta përdorni te fëmija juaj.


Kur duhet të kontaktoni mjekun?


Duhet të kontaktoni me mjekun nëse:


- Fëmija është nën 12 javë dhe ka pasur më shumë se një episod të vjellash.

- Fëmija ka shenja të dehidratimit dhe dyshoni se mund të ketë gëlltitur diçka toksike.

- Fëmija është konfuz; ka temperaturë të lartë, dhimbje koke; ngurtësim të qafës, dhimbje stomaku.

- Fëmija ka të vjella me gjak ose bilë ose dyshoni për apandesit.

- Fëmija zgjohet me vështirësi, duket i sëmurë, ka të vjella për më shumë se 8 orë, ose nëse ju jeni të shqetësuar.


Këto janë shenja që shkaku i të vjellave mund të jetë më serioz, dhe në këtë pikë duhet të kontaktoni një pediatër.