Sipas një studimi të ri, shumë femra shtatzëna dhe nëna të reja janë duke përjetuar simptoma të ankthit dhe depresionit përgjatë pandemisë COVID-19.

Ndërprerja e veprimtarisë së përditshme që shkaktoi COVID-19 ka bërë që shumë njerëz të ndihen ankthioz dhe të depresionuar, duke e bërë të ardhmen të pasigurt, por këto ndjenja janë zakonshme, sipas një studimi të ri, i cili hedh dritë mbi ndryshimet emocionale që ka patur pandemia te nënat e reja.

Kërkuesit e universitetit të Alberta-s intervistuan 900 nëna të reja dhe gjetën se 40,7% e nënave të reja kishin simptomatikë depresive krahasuar me 15% para pandemisë. Studimi gjeti gjithashtu se rreth 72% e nënave të reja kishin simptomatikë të moderuar deri në të rëndë të ankthit, një rritje me 43% krahasuar me numrin e nënave të reja që raportonin se kishin ankth përpara pandemisë. Të dhënat e studimit tregojnë për një rritje të konsiderueshme të prirjes për depresion dhe ankth gjatë dhe pas shtatzënisë te femrat gjatë pandemisë COVID-19.

Pavarësisht situatës së tanishme, studimet e mëparshme kanë treguar që depresioni dhe ankthi prekin një në shtatë femra gjatë shtatzënisë. Ndryshimet e shumta që erdhën me pandeminë, si izolimi fizik dhe social, kalimi më shumë kohë në shtëpi, distancimi social dhe shqetësimi rreth shëndetit për njerëzit tanë të dashur, mund të theksojnë faktorët pre ekzistues të stresit gjatë shtatzënisë dhe fillimit të mëmësisë, duke bërë që simptomatika e ankthit dhe depresionit të shtohet.

Gjatë këtij studimi u intervistuan vetëm nënat e reja, por ndryshimet emocionale të pandemisë mund të jenë edhe më të shumta, duke prekur kështu gjithë femrat dhe nënat.

Ky studim vë në qendër të vëmendjes kujdesin parësor për veten, duke bërë të mundur kështu luftimin e këtyre ndjenjave të ankthit dhe depresionit. Shumë femra shtatzëna qëndrojnë në shtëpi sepse kanë shumë ankth e frikë se mos infektohen, ndërkohë që rreziku është shumë i ulët në rast se ruan distancën fizike. Kjo përbën një problem shumë të madh sidomos për femrat që jetojnë në apartamente të vegjël, me fëmijë të vegjël ose me shumë pjesëtarë të tjerë.

Kështu, mund të mos jetë vetëm virusi ai që i streson femrat, por edhe faktorë të tjerë, që hyjnë në lojë si pasojë e virusit, si psh. vështirësitë e shumta ekonomike.

Ekspertët thonë se ndikimi i ankthit dhe depresionit mund të ketë pasoja afatgjata edhe në shëndetin fizik si të nënës edhe të bebit.
Kur femrat nuk janë mirë emocionalisht gjatë shtatzënisë, mundet që të ketë një ndikim të vërtetë negativ në shtatzëninë e tyre. Një nga rreziqet është rritja e incidencës për lindje të parakohshme, gjë që mund të ketë ndikim të mëvonshëm edhe në zhvillimin konjitiv të fëmijës.

Lajmi i mirë është se femrat shtatzëna dhe nënat mund të parandalojnë ose të lehtësojnë ndryshimet emocionale duke i dhënë përparësi vetes së tyre, duke gjetur kohë për veten, për shëndetin e tyre mendor dhe duke vazhduar të kryejnë veprimtari të përditshme që ato i shijojnë. Këshilla është që tani më shumë se kurrë, femrat shtatzëna dhe nënat e reja duhet t’i japin përparësi veprimtarisë fizike dhe ushtrimeve të përditshme.

Studimi tregoi se femrat që përfshihen në veprimtari të shumta fizike gëzojnë shëndet më të mirë mendor.

Po ashtu vihet re një rritje e numrit të klasave online të fitnesit, të cilat nxisin veprimtarinë fizike. Megjithatë, ecja sjell përfitime të jashtëzakonshme në shëndetin mendor, gjë që mund ta bëjmë edhe duke ruajtur distancën fizike me të tjerët.

Si shtesë e ushtrimeve fizike dhe ajrit të pastër mund të përmendim jogën, meditimin, grupet shoqërore mbështetëse, bisedat me miqtë dhe zhvillimin e veprimtarive të tjera të pëlqyeshme.

Mbështetja te miqtë dhe familja dhe komunikimi me ta pavarësisht distancimit fizik është shumë i rëndësishëm.

Ajo që mund të bëjnë familjarët është që të dallojnë nëse dikush prej tyre është duke hasur vështirësi dhe ta mbështesin e të kërkojnë ndihmë. Nëse vini re ndryshime të humorit ose të sjelljes te një prej familjarëve tuaj, atëherë do ishte e udhës që ta pyesni dhe t’i shprehni shqetësimin se ai mund të dëmtojnë veten. Disa njerëz mendojnë se nëse e pyet dikë rreth idesë për të dëmtuar veten, atëherë ju do të rrisni mundësinë që ai ta bëjë, por kjo nuk është e saktë.

Nëse ju ose një i afërmi juaj shfaq nivele të larta të ankthit ose depresionit, atëherë duhet të kërkoni ndihmë për t’u trajtuar.

Mos nguroni që të kërkoni ndihmë te profesionistët  e shëndetit mendor. Pavarësisht nëse do të keni nevojë vetëm për këshillim apo për mjekim me barna, duhet të dini që ata janë aty për ju dhe është e mirë për ju që të kërkoni mbështetje profesionale.

Si të mos lejojmë që frika nga koronavirusi të ndikojë në shëndetin mendor



Depresioni postpartum - Si të ndihmosh një mama të re