Kaliumi është i rëndësishëm për funskionimin normal të gjithë qelizave të trupit. Rregullon rrahjet e zemrës, siguron funksionimin e duhur të muskujve dhe nervave dhe është jetik për sintetizimin e proteinave dhe metabolizimin e karbohidrateve.

Mijëra vjet më parë, kur njerëzit ishin vazhdmisht në gjueti për ushqim, kaliumi ishte i bollshëm në dietën e njerëzve dhe natriumi mungonte. Në ditët e sotme, marrim pothuasje gjysmën e sasisë së rekomanduar të kaliumit. Në përgjithësi, dieta jonë përmban dy herë më shumë natrium se kalium, kjo për shkak të sasisë së shtuar të kripës në ushqimet e përpunuara dhe sasisë së limituar të kaliumit. Kjo disbalancë, e cila është në kundërshtim me mënyrën se si njeriu ka evoluar, mendohet të jetë një ndër faktorët kontribues të tensionit të lartë, i cili prek 1 në 3 adultë.

Sasia e rekomanduar e kaliumit në ditë është 4.700 mg. Bananet mbahen si një burim i mirë i kaliumit, por atë mund ta gjejmë edhe në fruta të tjera si kajsia, kumbulla dhe në lëngun e portokallit. Po ashtu mund ta gjejmë edhe në perime si kunkulli dhe patatet.

Si ndikon kalium në presionin e gjakut?


Dietat të cilat i kushtojnë një vëmendje të veçantë sasisë së kaliumit ndihmojnë edhe në ruajtjen e presionit të gjakut në nivel të shëndetshëm. Studimi DASH krahasoi 3 dieta të ndryshme. Dietën standarte, atë që shumica e njerëzve konsumojnë, e cila përmban afërsisht 3.5 racione frutash në ditë – që do të thotë rreth 1.700 mg kalium në ditë. Kjo dietë u krahasua me dy dieta të tjera: Një dietë e pasur me fruta dhe perime, e cila përmbante rreth 8.5 racione fruta dhe perime në ditë, të cilat japin rreth 4.100 mg kalium në ditë dhe një dietë tjetër të kombinuar e cila përmbante po njësoj 8.5 racione fruta dhe perime në ditë, kombinuar me produkte bylmeti dhe mishi të kuq.

Në personat me presion gjaku normal, dieta me përmbajtje të lartë frutash dhe perimesh e uli presioni e gjakut me 2.8 mmHg (sistoliku) dhe 1.1 mm Hg (diastoliku) në krahasim me dietën standarte. Në personat me hipertension arterial, përfitimi i dietës me shumë fruta dhe perime ishte edhe më i madh, me uljen e 11 mmHg të presionit sistolik dhe 5.5 mmHG të presionit diastolik.

Kaliumi dhe risku per stroke


Hipertensioni është një ndër faktorët kryesorë për stroke, ndaj niveli i duhur i kaliumit është i lidhur po ashtu me risk të ulët për stroke. Një strudim prospektiv që ka ndjekur më shumë se 43.000 burra për 8 vjet, zbuloi se burrat që merrnin sasinë më të lartë të kaliumit (një mesatare prej 4.300 mg në ditë) kishin një risk më të ulët – rreth 38% më pak për zhvillim të strokut se ata që merrnin rreth 2.400 mg kalium në ditë.

Megjithatë, në një tjetër studim të ngjashëm prospektiv i cili përfshiu rreth 85.000 gra, të cilat u ndoqën për 14 vjet, lidhja ndërmjet sasisë së kaliumiut dhe riskut për stroke ishte më modest.

Studime të tjera në vazhdim i kanë mbështetur këto gjetje, duke sjell fakte të tjera mbi rëndësinë e kaliumit kryesisht në personat që vuajnë nga hipertensioni arterial.

Cilat janë rekomandimet?


- Konsumoni më shumë kalium nga ushqimet e pasura si fruta dhe perime. Në këtë mënyrë, mund të ndikoni në uljen e tensionit dhe uljen e riskut për stroke.
- Asnjëherë mos merrni suplemente kaliumi pa recetën e mjekut, pasi niveli i lartë i kaliumit në gjak mund të shkaktojë efekte anësore serioze.
- Gjithmonë kontrolloni sasinë e përmbajtur të kaliumit dhe natriumit në ushqimet e përpunuara.



Lexo me shume:


A ka një dietë për menaxhim të stresit?