Të gjithë ata që vuajnë nga diabeti e dinë mirë se kur hani ushqime të pasura me karbohidrate, sheqeri në gjak rritet. Gjithë sasia e karbohidrateve që konsumoni në një vakt ndikon drejtpërdrejtë në nivelin e sheqerit në gjak. Në rast se do të hani një racion me oriz të bardhë të gatuar është njësoj si të hani sheqer, kjo shkakton rritje të shpejtë dhe të lartë të sheqerit në gjak. Nëse do të hani një racion me thjerrëza ndikimi do të ishte më i ngadaltë dhe më pak i dëmshëm. Duke zgjedhur burime të mira të karbohidrateve mund t'ju ndihmojë të mbani nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak dhe peshën. 

Duke marrë karbohidrate nga ushqime të shëndetshme mund t'ju ndihmojë në kontrollin e sheqerit në gjak dhe peshës tuja. Gjithashtu, në këtë mënyrë do të mund të parandaloni shumë sëmundje kronike, veçanërisht diabetin por gjithashtu mund të parandalojë sëmundjet e zemrës.

Një mënyrë për të zgjedhur ushqimet është duke vënë në funksion indeksin glicemik (GI). Me anë të indeksit glicemik do të mund të kuptoni sesa një ushqim i caktuar rrit sheqerin në gjak. 

Indeksi glicemik mat efektin që ka një sasi e caktuar e një ushqimi në sheqerin në gjak në krahasim me të njëjtën sasi të glukozës së pastër. Një ushqim me një indeks glicemik 28 rrit sheqerin në gjak me 28%, nga sa glukoza e pastër. Një ushqim me indeks glicemik 95 vepron pothuajse si sheqer.

Ushqimet me indeks të lartë glicemik shkaktojnë një rritje të shpejtë të insulinës dhe sheqerit në gjak (i njohur edhe si glukoza në gjak). Ushqimet me indeks të ulët kanë një efekt më të ngadaltë dhe më të paktë.


Zgjidhni ushqimet me indeks glicemik të ulët


Duke iu referuar indeksit glicemik të ushqimeve do ta keni më të lehtë të përzgjidhni për të ngrënë ato më të shëndetshmet. 

Indeksi glicemik i ulët: (GI 55 ose më i ulët):


Shumica e frutave dhe perimeve, bishtajoret, drithërat e përpunuara, makaronat, produktet e bulmetit me pak yndyrë dhe arrat e bajamet.

Indeksi glicemik i moderuar: (GI midis 56-69):


Patatet e bardha dhe të ëmbla, misri, orizi i bardhë, kuskusi, drithërat e paketuara me përmbajtje të ulët sheqeri.

Indeksi glicemik i lartë: (GI prej 70 e sipër):


Buka e bardhë, ëmbëlsirat me bazë orizi, shumica e biskotave të kripura, buka e ëmbël, petullave, kroasantëve, apo drithërave të paketuara që përdorni në mëngjes.

Frutat më të mira për personat me diabet