Rrahjet e zemrës, pulsi ose frekuenca kardiake është numri herëve që zemra rreh në minutë. Frekuenca e çdo kujt është e ndryshme dhe ndryshon me moshën. Të kuptosh më shumë mbi frekuencën kardiake dhe të dish se kur është e shëndetshme është një pjesë e rëndësishme e kujdesit ndaj vetes.

Rrahjet e zemrës në qetësi


Është numri i herëve që një zemër rreh në minutë kur nuk jeni aktivë dhe zemrës nuk i duhet shumë punë për të pompuar gjakun në gjithë trupin. Disa medikamente si beta-bllokuesit mund të ulin rrahjet e zemrës dhe frekuencën kardiake në qetësi.

Kur themi se është e shëndetshme?


Shumica e të rriturve të shëndetshëm kanë një frekuencë qetësie ndërmjet 60 deri në 100 rrahje në minutë. Në përgjithësi, sa më shumë të merreni me sport, aq më e ulët do të jetë frekuenca e zemrës. Atletët mund të kenë një frekuencë kardiake në qetësi - 40 rrahje në minutë. Një frekuencë e shëndetshme do të thotë se zemra juaj, nuk duhet të bëj shumë punë për të pompuar gjakun në qarkullim.

Si mund t`i kontrollosh rrahjet e zemrës?


Rrahjet e zemrës mund t`i kontrolloni më së miri duke vendosur dy gishta në pjesën e brendshme të kyçit të dorës ose në anë të qafës. Në momentin që e ndjeni, numëroni sa rrahje janë në 15 sekonda, më pas shumëzojini ato me 4.

Si të ulim rrahjet e zemrës?


Në shumë raste është shumë e thjeshtë - relaksohuni, pini një gotë ujë, merrni disa herë frymë thellë. Një stil jetese i shëndetshëm, përfshirë të paktën 30 minuta aktivitet fizik në ditë, një dietë e shëndetshme, kujdesi ndaj peshës trupore, shmangia e alkoolit, kafeinës dhe duhani mund të ndihmojnë gjithashtu. Nëse këto nuk mjaftojnë, mund të provoni mënyra të tjera për të menaxhuar stresin si tai chi ose meditimi.

Aritmia: Një problem me ritmin e zemrës


Kur zemra nuk e ruan më ritmin e saj normal, kemi të bëjmë me një aritmi. Janë katër lloje kryesore të aritmisë:

Takikardia:
Kur zemra rreh shumë shpejtë, zakonisht më shpejtë se 100 rrahje në minutë

Bradikardia:
Kur zemra rreh shumë ngadalë, më pak se 60 rrahje në minutë (me përjashtim të atletëve)

Aritmia supraventrikulare:
Një aritmi që e ka fillesën në dhoma e sipërme të zemrës

Aritmia ventrikulare:
Një aritmi që e ka fillesën në dhomës e poshtme të zemrës

Cilët janë shkaqet e aritmisë?


Shumë mund të jenë shkaqet e aritmisë. Që nga ateroskleroza, hipertensioni arterial ose probleme të valvulave të zemrës. Shkak mund të bëhet edhe një traumë në zemër si pasojë e një infarkti. Aritmia mund të ndodhë edhe gjatë rikuperimit nga një kirurgji në zemër ose për shkak të çrregullimeve elektrolitike - psh. nëse keni më shumë ose më pak se ç`duhet kalium.

Takikardia


Një frekuencë kardiake në qetësi më e madhe se 100 rrahje në minutë është e zakonshme te fëmijët. Gjithashtu, gratë kanë tendencë të kenë rrahje më të shpeshta të zemrës. Shkaqet kryesore të takikardisë janë stresi, duhapirja, alkooli, kafeja dhe pijet e tjera me kafeinë.

Bradikardia


Rrahjet e ngadalta të zemrës - më pak se 60 rrahje në minutë, mund të jenë si pasojë e një infeksioni, hypotiroidizmit, çrregullimeve elektrolitike, probleme me frymëmarrjen gjatë gjumit (apnea e gjumit), sëmundje inflamatore si lupusi ose probleme të lindura të zemrës.

Çfarë tjetër ndikon në rrahjet e zemrës?


Moti dhe lagështia mund të ndikojnë gjithashtu në punën e zemrës tuaj. Gjithashtu, edhe gjendja juaj emocionale ose ndryshimi i pozicionit nga ulur ose shtrirë në këmbë në një kohë të shkurtër.

Kur duhet të konsultoheni me një mjek?


Kontaktoni mjekun nëse jeni duke marrë mjekim i cili ju bën të ndiheni jo mirë. Gjithashtu, kontaktoni me të, nëse vini re se keni rrahje të shpeshta të zemrës ose pulsi juaj ngadalësohet. Në varësi të gjendjes suaj, mjeku mund t`ju ndryshoj mjekimin ose të japë rekomandime të tjera, në varësi të gjendjes suaj shëndetësore.


Si të kuptosh simptomat e një infarkti?


A duhet të merrni vaj peshku? Çfarë rekomandon kardiologu?



Pyet mjekun: Fibrilacioni atrial