Ashtu siç e tregon edhe ligji i Murphy-t, tekat e fëmijëve ndodhin në momentet më të pa përshtatshme. Fëmija juaj ose me saktë një njeri 3-vjeçar me mendje të pavarur mund të tensionohet, bërtasë dhe të inatoset papritur kur ju më në fund jeni bërë gati për të dalë në një shëtitje familjarisht ose pikërisht atëherë kur jeni në një videokonferencë të rëndësishme pune.

Sigurisht, që sado që përpiqeni ta qetësoni, duket sikur asgjë nuk funksionon dhe këto situata e vënë durimin tuaj në skaje. Por çfarë mund të bësh në një situatë të tillë? Disa këshilla i gjeni më poshtë.


Kuptoni emocionet që fshihen pas tekave


Kur arrini të vlerësoni emocionet e dikujt do të thotë se keni arritur ta kuptoni sjelljen e tij, por jo domosdoshmërisht tregoni se jeni ose jo dakord me këto emocione.

Me siguri e keni vënë re se tekat e fëmijëve nuk priren nga logjika, psh. fëmija mund t’ju kërkojë një biskotë para se të hajë darkën. Nuk arrini të kuptonin pse fëmija është kaq i palumtur, edhe pse e ai/ajo e di shumë mirë që s`mund të hajë biskota para darkës. Sigurisht ju do të bëni qëndresë dhe do të argumentoni qëndrimin tuaj e nga ana tjetër sjellja e fëmijës përshkallëzohet sepse mund të ndihet i pa kuptuar.  

Në një situatë të tillë, vlerësimi i emocioneve të tyre mund t’i  ndihmojë të identifikojnë atë çka ndiejnë, kështu keni hedhur një hap para drejt qartësimit, qetësimit dhe rregullimit të emocioneve të tyre. Në këtë rast ju mund t`i thoni fëmijës tuaj se e kuptoni zemërimin e tij/saj, çfarë ju çon në një hap para për t`i ndihmuar të rregullojnë emocionet e tyre.

Në këtë rast mund t`i thoni, “Je i/e zemëruar me mua sepse nuk të jap biskota para gjumit.” Ose ndonjëherë mund ta zgjasni edhe më tej duke i thënë, “Je i/e zemëruar me mua sepse nuk të jap biskota para gjumit, dhe unë mund të të jap biskota pas darke.” Nëse do të provoni fjalinë e dytë, është e rëndësishme të përdorni lidhësen “dhe” dhe jo “por”. Në këtë mënyrë nuk do të mohoni pjesën e parë të fjalisë.

Me siguri fëmija juaj nuk do të buzëqesh por sidoqoftë do të pranojë marrëveshjen.


Injoroni sjelljet e tyre


Sjelljet që tërheqin vëmendjen e prindërve do të vazhdojnë të bëhen prej fëmijëve. Disa prindër janë të shqetësuar se nuk janë duke bërë mjaftueshëm në rastin kur injorojnë tekat e fëmijëve. Por në fakt, shpesh herë është mjaftueshëm. Kujtojini vetes se jeni duke injoruar tekat dhe jo fëmijën tuaj.

Megjithatë, nëse ia dilni të injoroni tekat për 10 minuta e më pas bërtisni dhe në fund ia jepni biskotat, fëmija juaj sapo ka mësuar limitet tuaja dhe do të përsëris të njëjtën sjellje në të ardhmen.


Lavdëroni sjelljet bashkëpunuese


Në rastet kur fëmija juaj bashkëpunon me ju në situata të caktuara, lavdërojeni me entuziazëm. Për shembull, “Të lumtë që u bashkove të hash drekë me ne në tavolinë. Jam shumë krenar/e për ty.” Por nëse dëgjoni përsëri të flitet për një biskotë, filloni sërish të injoroni sjelljen e tyre.  Por mos harroni asnjëherë të thurni më shumë lëvdata për të inkurajuar sjelljet e mira.

Këto strategji mund t’i zbatoni edhe kur jeni në publik. Është mëse e kuptueshme që të ndiheni në siklet, pasi mund të ndiheni të gjykuar nga njerëzit përreth në momentin që injoroni tekat e tyre. Shpesh herë mund të ndiheni edhe të pafuqishëm sepse nuk mund të kontrolloni sjelljen e fëmijës suaj. 

Në vend që t’i dorëzoheni situatës, merrni frymë thellë dhe kujtoni se nuk jeni prindi i parë që përballeni me një situatë të tillë, lërini të tjerët të kuptojnë se po injoroni tekat e fëmijës suaj për ta ndihmuar të qetësohet. Nuk ka rëndësi vendi ku gjendeni kur përballeni me tekat e fëmijës gjithmonë duhet të kontrolloni emocionet tuaja. Do të ndiheni të irrituar, në siklet dhe kjo është mëse e kuptueshme, por mos harroni se jeni duke bërë gjënë e duhur.


Si ta ndihmoni fëmijën të mos lag shtratin natën?