Simptomat mund të jenë të ngjashme por trajtimi ndryshon.

Mirësevini në sezonin e gripit dhe infeksioneve të tjera dimërore. (Kujtese! NUK është ende vonë për vaksinën e gripit!)

Nëse fëmija juaj ka filluar të teshtij, kollitet dhe të ketë hundët e bllokuara, mund të jeni në dilemë nëse keni të bëni me një infeksion viral apo bakterial dhe çfarë mund të bëni për të ndihmuar fëmijën tua?

Ndonjëherë simptomat infeksioneve virale dhe bakteriale duken të ngjashme, por ka një diferencë të madhe mes tyre, dhe mbi të gjitha ato trajtohen ndryshe.

Në shumicën e rasteve, një virus është përgjegjës për kollë, dhimbje fyti dhe temperaturë të lehtë. Më e mira që mund të bëjmë në këto raste është ta lëmë sëmundjen të largohet vet.

“Në shumicën e rasteve, sistemi ynë imunitar është më se i aftë për të eliminuar virozat e stinës së dimrit, pa nevojën e trajtimit medikamentoz” shprehet pediatrja e MIA Clinic, Dr. Ermira Dervishi.


Por kur temperatura rritet shumë, dyshimet për një infeksion bakterial mund të rriten.

Nëse kemi të bëjmë me një infeksion bakterial, në më të shumtën e rasteve rekomandohet trajtimi me antibiotik.” thotë Dr. Ermira Dervishi.



Shmangia e përdorimit të tepërt të antibiotikëve


Edhe pse prindërit e shohin si një zgjidhje përdorimin e antibiotikëve, ato nuk ndihmojnë në trajtimin e infeksioneve virale. Madje përdorimi i tepruar i tyre mund të kthehet në rëndesë për shëndetin.

Mbi përdorimi i antibiotikëve mund të shkaktoj rezistencë ndaj mjekimit të baktereve që duam të trajtojmë. Po ashtu, antibiotikët eliminojnë edhe bakteret “e mira” që gjenden në aparatin tretës, çka mund të shkaktoj simptoma të lidhur me çrregullimin e funksionit ta sistemit gastrointestinal si psh. diarre dhe te vjella.

“Aparati tretës përmban shumë baktere, por antibiotikët nuk arrijnë të bëjnë dallimin në baktere “të mira” apo “të dëmshme”, shpjegon pediatrja.


Pra, antibiotiku përveçse mund të luftojë bakteret të cilat mund të jenë duke shkaktuar një infeksion, në të njëjtën kohë do të dëmtojë dhe bakteret që ndihmojnë në tretje.

Kur jeni të paqartë nëse fëmija juaj vuan nga një infeksion bakterial apo viral, më e mira që mund të bëni është të telefononi pediatrin tuaj.

Për më shumë mbi temperaturën te fëmijët dhe kur duhet të kontaktoni me një mjek ju ndihmon artikulli në linkun më poshtë:

Temperatura te fëmijët - Ç`duhet të dimë?