Vitamina A


Fuqizon sistemin imunitar dhe mbron kundëe sëmundjeve infektive. Marrja e 10.000 IU për 1-2 javë mund t’ju ndihmojë të rikuperoheni pas një dëmtimi që mund të ketë ndodhur gjatë aktivitetit fizik. Vitaminën A mund ta gjeni me shumicë në mëlçi, vajin e peshkut, qumësht, vezë dhe jeshillëqet.



Bromelina


Në lëngun e ananasit gjendet enzima bromelinë e cila ka fuqi anti-inflamatore dhe mbështet sistemin imunitar. Zakonisht përdoret për të trajtuar tendinitin dhe dëmtime të vogla të muskujve. Disa studime kanë treguar se bromelina mund të lehtësojë inflamacionin pas ndërhyrjeve në dhëmbë, hundë dhe këmbë. Mjekët sugjerojnë përdorimin e kapsulave ose tabletave sepse pirja e lëngjeve nuk është e mjaftueshme.


Kapsaicina


Kapsaicina është aryeja pse specat djegin. Pengon një grup proteinash që kontrollojnë përgjigjen e trupit ndaj inflamacionit. Kapsaicina mund të gjendet në produktet që vendosen në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Mund ta shtoni edhe në salcat që përgatisni. Filloni me përdorimin e ¼ e një luge çaji ose më pak.


Kurkumina


Kurkumina gjendet tek tumeriku (shafrani i indisë) dhe i jep ngjyrën e verdhë të fortë erëzave. Kjo erëz medicinale njihet për antioksidantët natyral dhe vetitë anti-inflamatore. Studimet tregojnë se kurkumina mund të ndihmojë me gjendje të caktuara shëndetësore duke përfshirë; artritin, sëmundje inflamatore të zorrëve dhe sëmundja e mëlçisë së dhjamosur. Mund ta gjeni në disa lloje erëzash, kapsula, kremra pije dhe disa lloje spraji.


Vitamina E


Vitamina E  e pasur me antioksidantë fuqizon sistemin imunitar dhe mund të lehtësojë inflamacionin. Nëse vuani nga artriti reumatoid vitamina E mund të ndihmojë në menaxhimin e dhimbjes kur përdoret së bashku me mjekimin e përcaktuar nga mjeku. Mund ta përftoni me lehtësi nga ushqimet si: vaji i ullirit, bajamet, kikirikët, mishi, produktet e bulmetit, jeshillëqet dhe drithërat e fortifikuara. Nëse keni nevojë për më shumë vitaminë E, duhet ta merrni me rekomandimin e mjekut në formën e pikave apo kapsulave.



Hudhra


Hudhra ngadalëson dy enzima inflamatore dhe pastron enët që e çojnë gjakun në muskuj. Shtoni 2-4 thelpinj hudhre në vaktin tuaj për të luftuar ënjtjen. Vajin e hudhrës mund ta fërkoni direkt në nyje dhe muskujt e fryrë. Pyetni mjekun ose farmacistin tuaj për të përdorur dozën e duhur.  


Xhinxheri


Studimet kanë treguar se ka veti anti-inflamatore të ngjashme me ibuprofenin. Një studim ka zbuluar se ekstrakti i xhinxherit zbut ënjtjen në rastin e artritit rheumatoid si dhe steroidet. Mund të lehtësojë dhimbjen e muskujve pas ushtrimeve. Konsumi i xhinxherit natyral mund të mos jetë i mjaftueshëm për të përftuar mjaftueshëm vlera me përfitim shëndetësor.


Acidet yndyrore Omega-3


Trupi ynë nuk i prodhon vetë këto lloj acidesh yndyrore. Omega-3 mund ta merrni nga përdorimi i suplementeve të vajit të peshkut por sasinë e rekomandueshme mund ta merrni edhe nëpërmjet disa ushqimeve të caktuara. Këto ushqime përfshijnë peshkun me yndyrë si salmoni apo ton, lakrën jeshile, perimet dhe vajin e lirit, arrat dhe vezët nga pula të ushqyera me bimën e lirit.



Resveratrol


Kjo përbërje natyrale gjendet tek disa lloje manaferrash dhe fruta të thata. Disa studime sugjerojnë se kjo mund të ndihmojë me artritin. Merrni një grusht me rrush, kikirikë, fistik, boronica, mana.  Është popullore edhe në formën e suplementeve.


Zinku


Trupi juaj ka nevojë për këtë mikroelement ushqyes i cili largon inflamacionin. Zinku gjendet tek mishi i pulës, mishi i kuq dhe drithërat e fortifikuara. Flisni me mjekun nëse mendoni se ju nevojitet përdorimi i një suplementi. Zinku mund të krijojë problem kur shoqërohet me përdorimin e disa medikamenteve të caktuara.



Si të marrësh më shumë probiotikë?


Shenjat që tregojnë se keni mungesë të vitaminës C



Diferenca mes vitaminës D2 dhe D3. Cilën prej të dyjave duhet të përdorni si suplement?