Qëllimi ynë është që të arrini pamjen tuaj më të mirë fizike me trajtime të avancuara dhe efektive. I gjithë procesi, që nga caktimi i takimit, kryerja e trajtimit dhe ndjekja në vazhdim kryhen në mënyrë të tillë që t'ju krijojnë sa më shumë komoditet dhe kënaqësi nga shërbimi.
Efekt i dukshëm dhe natyral
Fokusi ynë primar janë trajtimet e mjekësisë estetike mini-invazive me procedura dhe produkte të sigurta. Kjo në funksion të parandalimit të shenjave të parakoshme të moshës dhe arritjes shëndetshëm në rezultatin e dëshiruar.
Edukim i vazhdueshëm i stafit
Jemi të angazhuar vazhdimisht për pjesëmarrje në trajnimet ndërkombëtare më të rëndësishme të mjekësisë estetike , për të sjellë trajtimet më të reja dhe efektive për klientët tanë.
Dermapen
Trajtimi me Dermapen 4është një standard i ri i trajtimit microneedling me një diferencë të madhe në rezultatet e trajtimit në krahësim me trajtimet e tjera microneedling. Trajtimi me Dermapen 4stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës në brendësi të lëkurës duke parandaluar dhe trajtuar shenjat e parakohshme të moshës në mënyrë natyrale dhe duke përmirësuar dukshme pamjen e lëkurës.
Indikacionet:
Rrudhat fine - rekomandohet 4 seanca nga 30 minuta, çdo 6 javë.
Akne - 4-6 seanca nga 10-20 minuta, çdo 2-4 javë.
Shenjat pas akneve, djegieve etj. - 4-5 seanca nga 20 minuta, çdo 6 javë.
Celulit - 5-8 seanca nga 60 minuta, çdo 6 javë.
Strije - 4-6 seanca nga 60 minuta, çdo 6 javë.
Pigmentim - 3-6 seanca nga 10-20 minuta, çdo 2-4 javë.
Pore të zmadhuara - 4 seanca nga 20 minuta, çdo 5 javë.
Efektet janë të dukeshme që pas seancës së parë duke e lënë lëkurën tuaj të rigjeneruar dhe më të freskët.