Mirela Hitaj

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Alergologe

 
 
 
 
 

Bio

 
 
 
Dr. Mirela është mjeke alergologe prej 22 vitesh.

Ajo mendon se puna e saj e shumë viteve i ka dhënë mundësinë të njihet dhe të menaxhoj raste nga më të ndryshmet çka e ndihmon atë në punën e saj të përditshme.

Për të çdo pacient është i ndryshëm, ndaj dhe qasja kundrejt çdo pacienti duhet të jetë e ndryshme, duke marr në konsideratë gjithmonë gjendjen e përgjithme të pacientit dhe problematika të tjera shoqëruese.

Ajo thotë se:

“Nuk është i rëndësishëm vetëm trajtimi, në pacientët tanë është edhe më shumë i rëndësishëm parandalimi i simptomave.”



 
 
 
 
 

Eksperiencë dhe edukim në vazhdim:

 
 
 
  • Doktoreshë Mirela Hitaj është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjeke e Përgjithshme.
  • Më pas ka punuar si mjeke e përgjithshme në Spitalin Ushtarak.
  • Ka kryer specializimin pasuniversitar në Shërbimin e Alergologjisë së QSUT “Nënë Tereza”.
  • Alergologe/Immunologe në poliklinikën e specialiteteve Nr.1, Tiranë.
  • Anëtare e shoqatave dhe organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare të Alergologjisë dhe pjesëmarrëse aktive në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare me prezantime orale dhe në formë posteri.