Vizita klinike neurologjike është e mirë strukturuar duke nisur nga bashkëbisedimi me mjekun, ku pacienti ka mundësi të
shprehë gjithë shqetësimet dhe simptomat e tij. Kjo pasohet me ekzaminimin fizik
të pacientit ku vëmendje të veçantë i kushtohet vlerësimit te sistemit nervor.
Në rast nevoje, për përcaktimin e diagnozës,
vizita klinike mund të shoqërohet me teste imazherike ose laboratorike të cilat
ndihmojnë në vendosjen përfundimtare të diagnozës dhe më pas në përcaktimin e
trajtimit.
Në përfundim të vizitës klinike, pacienti do
të marrë dhe rekomandimet e nevojshme për stilin e jetesës dhe rekomandime në
rast nevoje për rehabilitim psikomotorr.