Kjo delikatesë italiane përmban plot vlera ushqyese.


Cila është gjëja e parë që ju vjen në mëndje kur mendoni për djathin parmixhano?  Për shumë njerëz është, djathi i grirë hollë që e hedhim mbi makarona ose pica. Versioni i grirë vërtet i shton shije gatimeve ku përdoret por është një tjetër version i djathit parmixhano që është edhe më i mirë, Parmigiano- Reggiano. Ky është djathi i vërtetë nga Italia veriore i paketuar në formë rrote. Mesa duket Parmigiano-Reggiano nuk është vetëm i shijshëm por ofron edhe shumë përfitime shëndetësore.

Çfarë është djathi Parmigiano-Reggiano?


Parmigiano-Reggiano është djathë i fortë që përbëhet nga vetëm 3 ingredientë; qumështi i lopës, kripë dhe farë djathi. Për shkak se bëhet nga shumë pak ingredientë është djathë më i plotë(i dendur) dhe i thatë. Djathi Parmigiano-Reggiano është shumë i ngjeshur. Nëse do ta krahasonit me djathin Cheddar(djathi që përdoret për pica, tostë, sanduiç) ose me djathin Mozzarella  do të vini re që Parmigiano-Reggiano nuk përmban thuajse fare ujë.  Duke qenë se bëhet shumë i thatë kjo është arsyeja që shkërmoqet. Nuk ekzistojnë studime që tregojnë se konsumimi i Parmigiano-Reggiano shoqërohet me shfaqjen e problemeve shëndetësore. Nëse nuk keni intolerancë ose alergji kazeine shumë specifike nuk ka asgjë për t’u shqetësuar por nëse keni intolerancë ose alergji nuk duhet ta konsumoni.

Informacioni nutricional mbi djathin parmixhano


28 gram djathi parmixhano përmbajnë:

112 kalori

8 gr yndyrë e plotë

5 gr yndyrna të ngopura

2.6 gr yndyrna të pangopura

0 gr karbohidrate

Më pak se 1 mg laktozë

27 % të dozës ditore të kalciumit

14 % të dozës ditore të natriumit

15 % të dozës ditore të fosforit

Cilat janë përfitimet shëndetësore të djathit parmixhano?


Ndryshe nga llojet e tjera të djathtave të cilët mund të jenë të pasur me yndyrna të ngopura, yndyrna të pangopura, natrium dhe të mos ofrojnë shumë lëndë ushqyese, Parmigiano-Reggiano shquhet për përfitime të shumta shëndetësore.


Është i pasur me proteina


Djathi Parmigiano-Reggiano përmban 10 gr proteina në një racion prej 28 gr. Nëse do ta ilustronim me një shembull për të qenë më konkret do të thonim që 28 gr djathi parmixhano i përmban proteina sa një çerek filxhani deri në  1/3 e një filxhani me djathië të grirë. 10 gr proteina për atë sasi djathi është vërtet e pabesueshme.

Është i pasur me kalcium


Parmigiano-Reggiano është gjithashtu një burim i shkëlqyer kalciumi. Nga një racion 28 gr do të përfitoni të paktën ¼ e vlerës ditore të kalciumit. Kjo është e rëndësishme për shëndetin e mirë të kockave, veçanërisht kur jeni në një moshë më të madhe. Kur jeni të rinj jeni më të prirur të konsumoni qumësht, djathi dhe ushqime të tjera që përmbajnë kalcium. Ndërsa kur plakeni është tendenca e të mos marrit aq shumë kalcium sa për të plotësuar nevojat ditore. Kalciumi dhe proteinat që gjenden tek djathi parmixhano janë të një cilësie të lartë sepse kanë biodisponibilitet, që do të thotë se trupi juaj mund t’i përdorë këto elemente në mënyrë efikase.

Trupi juaj mund të përthithë shumë lehtësisht shumicën e kalciumit dhe proteinave që përmban ky djathë dhe kjo është vërtetë fantastike. Disa prej ushqimeve që hani mund të jenë të pasura në nutrientë të cilët ju nevojiten vërtetë por që trupi has vështirësi në shpërbërjen e tyre ashtu siç juve ju nevojiten.

Nuk përmban laktozë


Nëse keni probleme me tretjen pas konsumimit të ushqimeve me laktozë duhet të dini se nuk jeni të vetmit. Kjo është diçka që e dëgjojmë gjatë gjithë kohës nga të rriturit, aftësia e të cilave për të toleruar qumështin ose akulloren bie ndjeshëm.  Djathi parmixhano ua kursen këtë ndjesi, pasi përmban shumë pak laktozë. Në fakt sasia e laktozës në të është aq e ulët sa konsiderohet si një produkt pa laktozë.

Përmban pak yndyrë dhe karbohidrate


Një racion prej 28 gr me djathë parmixhano ka afërsisht 8 gr yndyrë të plotë dhe zero karbohidrate. Njerëzit shpesh thonë se nënproduktet e qumështit si gjalpi apo çdo lloj djathi përmbajnë yndyrna të dëmshme. Por Parmigiano-Reggiano përmban shumë acidi yndyrore me zinxhir të mesëm. Studime të shumta në fakt tregojnë se këto shoqërohen me disa përfitime shëndetësore. Yndyrnat që gjenden tek vaji i kokosit, potencialisht mund të ulin nivelin e kolesterolit dhe sheqerit në gjak.

Është burim i mrë i probiotikëve


Djathi parmixhano përmban baktere laktobacile, që janë baktere të mira dhe ndihmojnë në të paturit e zorrëve të shëndetshme. Sa më shumë që mësojmë për shëndetin e zorrëve si dhe për t’i mbajtur ato dhe stomakun të shëndetshëm aq më shumë zbulojmë për rëndësinë dhe ndikimin e tyre në shëndetin tonë. Për shembull, kjo mund të përkthehet në një sistem imunitar më të fortë. Ekspertët e mjekësisë kanë filluar të shohin lidhje mes probiotikëve dhe shëndetit të zorrëve në gjithçka.

Çfarë e bën djathin Parmigiano –Reggiano kaq të ndryshëm nga llojet e tjera të djathtave?


Parmigiano – Reggiano është shumë i kontrolluar që do të thotë se bëhet vetëm në disa provinca të caktuara italiane ose në zona specifike të provincave italiane, duke përfshirë:

Parma

Reggio Emilia

Modena

Në Bologna, në të majtë të lumit Reno

Në Mantu, në të djathtë të lumit Po.

Në këto zona, bari që hanë lopët është i pasur me këto baktere të mira. Bakteret e mira qëndrojnë në sistemin e tyre tretës dhe për këtë arsye gjenden edhe në qumështin që përdoret për të këtë djathi. Për shkak se këto lopë ushqehen me bar, ato përfundojnë duke prodhuar qumësht të cilësisë së lartë, i cili na jep shumë më tepër lëndë ushqyese e rrjedhimisht shumë më tepër përfitime shëndetësore. Nga ana tjetër, qumështi i lopës i përdorur për të prodhuar djathëra të tjerë që tregtohen në masë nuk është aq ushqyes. Kjo ndodh sepse shumë prej lopëve të cilave u merret qumështi ushqehen me drithëra ose gjëra të tjera në mënyrë që të prodhojnë sa më shumë qumësht. Në këtë rast fokusi është më shumë në sasinë sesa cilësinë e produktit.

Bërja e djathit parmixhano zgjat disa javë megjithëse procesi i plakjes zgjat shumë më tepër. Vjetërimi i djathit për një vit bëhet në dhoma të ndryshme vjetrimi. Procesi i vjeterrimit mund të zgjas deri në disa vjet, në varësi të llojit të djathit që dëshironi.

Çfarë e diferencon djathin parmixhano të grirë nga djathtat e tjerë?


Djathi parmixhano i grirë i paketuar në formate të ndryshme të gatshme është i ndryshëm nga Parmigiano-Reggiano pavarësisht se ky lloj është i rregulluar në  SHBA. Duke pasur parasysh çminin e ulët dhe natyrën e prodhimit në masë të këtij djathi, ka të ngjarë që qumështi i përdorur nuk vjen nga lopët e ushqyera me bar, që do të thotë se nuk është aq ushqyes. Sidoqoftë për të parandaluar ngjitjen, ky djathë i grirë gjithashtu përmban ingredientë shtesë dhe mbushës.

Këtu gjërat mund të fillojnë të bëhen shqetësuese. Ingredientët shtesë janë të padëmshëm nëse janë në përputhje me vlerat referente që duhet të jenë. Në rastet kur për kompanitë prodhuese janë bërë testime të kontrollit të cilësisë, sasia aktuale e shtuar në djathë ndonjëherë është shumë larg nga vlerat ku raportohen të jenë. Për shembull, ekspertët kanë gjetur nivele të ndryshme të celulozës në markat më të lira, deri në 10%, kur sasia aktuale e listuar është 4% ose më pak.

Natyrshëm lind pyetja: “Sa djathë po blej në të vërtetë?” Nëse nuk i merrni lëndët ushqyese në sasinë e duhur, atëherë shifrat e shënuara në etikën me përbërësve nuk  do të vlejnë pasi nuk jeni duke marrë aq proteina apo kalcium sa shkruhet në të. Gjithashtu mund jeni duke ekspozuar trupin ndaj mbushësve të rrezikshëm që ndodhen në djathrat e paketuar.

Nëse jeni të shqetësuar për atë që jeni duke konsumuar, zgjedhja më e mirë do të ishte   djathi Parmigiano-Reggiano. Ky djathë është shumë i sigurtë, ndoshta edhe më i sigurtë nga sa mendojnë njerëzit. Parmigiano-Reggiano është një zgjedhje e shkëlqyer për të gjithë.
Është alergji apo intolerancë?
Është alergji apo intolerancë?