Orizi i gatuar shpesh konsiderohet si një pjatë e shëndetshme për një vakt të shijshëm veçanërisht nëse do ta krahasonim me burime të tjera karbohidratesh si patatet dhe buka. Pavarësisht kësaj orizi llogaritet të ketë shumë kalori dhe niseshte. Në një filxhan me oriz të bardhë llogariten 200 kalori. Nëse ndiqni udhëzimet e mëposhtme nuk do ta tejkaloni nivelin e kalorive ndërsa jeni duke përgatitur vaktet tuaja.

Sipas ekspertëve të Universitetit të Harvardit, një porcion oriz i bardhë ka pothuajse të njëjtin efekt sikur të hani sheqer të bardhë pra shkakton një rritje të shpejtë dhe të lartë të sheqerit në gjak. Nga ana tjetër, karbohidratet janë pjesë e domosdoshme e dietës sonë dhe nuk duhet të përpiqemi t’i heqim ato plotësisht.

Për fat të mirë ekziston një mënyrë për të gatuar orizin për ta bërë atë më të shëndetshëm duke zvogëluar efektin e rritjes së shpejtë të sheqerit në gjak.

Studiuesit e Shoqatës Amerikane të Kimisë (ACS) në Denver kanë zhvilluar një mënyrë për të gatuar orizin në mënyrë që të zvogëlojë në 60% kaloritë e thithura nga trupi. Për të kuptuar se si funksionon duhet të kuptojmë fillimisht përbërjen e orizit.

Sipas studiuesve te ACS dhe atyre të Universitetit të Kalifornisë së Jugut një kokërr orizi përmban dy lloje të ndryshme niseshteje. Amidoni i tretshëm shpërbërhet shpejtë nga trupi duke bërë që të rritet niveli i glukozës e cila depozitohet si yndyrë nëse nuk digjet. Nga ana tjetër kemi edhe amidonin rezisten i cili nuk absorbohet në trup dhe thjesht kalon  përmes sistemit të tretjes pa u shpërbërë.  

Metoda e gatimit e publikuar nga ekspertët e Shoqatës Amerikane të Kimisë synon ndryshimin e përbërjes së orizit duke kthyer një sasi të madhe të niseshtesë të tretshme në niseshte rezistente.

Kjo është metoda e sugjeruar nga ASC si mënyra më e shëndetshme për të gatuar orizin:


  • Në një tenxhere me ujë të valuar shtoni një lugë çaji vaj kokosi.
  • Shtoni orizin e bardhë dhe ziejini derisa orizi të gatuhet.
  • Pasi të jetë gatuar, vendosini orizin në frigorifer përgjatë natës,
  • Ditën tjetër, thjesht ngohni orizin dhe shijojeni.


Sipas raportit të Universitetit të Kalifornisë së Jugut, kjo recetë funksionon prej shtimit të vajit të kokosit i cili mendohet se depërton granulën e niseshtesë gjatë gatimit dhe ndryshon strukturën e niseshtesë, kështu nuk arrijnë të shpërbëhen nga enzimat tretëse të trupit tonë.

Lënia e orizit të gatuar përgjatë natës në frigorifer i jep gjithë procesit kohën e duhur që të procedohet. Niseshteja rezistente në kokërr nuk shpërbëhet edhe pasi orizi ngrohet përsëri. Gatimi i orizit në këtë mënyrë kërkon vetëm pak organizim paraprak, por ia vlen pasi mesa duket kjo është një mënyrë e shëndetshme për të shijuar orizin si pjesë e një diete të ekuilibruar ndërsa ju ndihmon edhe me humbjen në peshë.

Njësoj siç mund të gatuhet orizi në mënyrë të shëndetshme mund të gatuhen edhe proteinat. Mund t’i gatuani ushqimet e pasura me proteina në skarë për të mundësuar shkrirjen e  yndyrës së  tepërt ose mund t’i gatuani në tigan që nuk kanë nevojë të përdoret yndyrë shtesë.

Është orizi i dëmshëm për ju?


Jo plotësisht! Orizi është i pasur me karbohidrate të cilat e ushqejnë trupin dhe na japin energji.  Nëse konsumohen në mënyrë të moderuar kjo është diçka e mrekullueshme. Orizi kaf gjithashtu përmban shumë lëndë ushqyese dhe fibra duke qenë se bën pjesë tek drithërat e plota. Sidoqoftë, shumë njerëz preferojnë strukturën e butë të orizit të bardhë të bluar. Sipas ekspertëve të Universitetit të Harvardit procesi i bluarjes largon shumicën e elementëve natyrorë ndër të cilët, vitaminat B, mineralet, përbërjet fitokimike dhe fibrat, megjithëse ndonjëherë vitaminat B dhe fibrat shtohen përsëri në oriz.

Arsyeja kryesore pse konsumimi i orizit lidhet me shtimin në peshë është sepse orizi është shumë i pasur me karbohidrate. Konsumimi i karbohidrateve shkakton një rritje të sheqerit në gjak e cila nga ana tjetër bën që pankreasi të prodhojë insulinë, kjo e fundit i shtyn qelizat të thithin sheqerin në gjak. Por me kalimin e kohës, duke patur rritje të vazhdueshme të sheqerit në gjak ne bëhemi rezistentë ndaj tij, kështu që pankreasi ynë prodhon më pak insulinë.

Kështu njerëzit bëhen me diabetin e tipit 2 dhe pse diabetikët kërkojnë injeksione të jashtme të insulinës. Kur hanë trupi i tyre është mësuar aq shumë me të paturit e niveleve të larta të sheqerit në gjak saqë nuk prodhon më vetë insulinë. 

Sigurisht që kjo nuk do të ndodhë duke konsumuar disa filxhanë oriz të bardhë. Ky është një proces i qëndrueshëm i akumulimit të niveleve shumë të larta të sheqerit dhe karbohidrateve me indeks glicemik të lartë prej shumë vitesh. Kjo është arsyeja pse procesi i shndërrimit të niseshtesë në rezistente është kaq i dobishëm pasi në vend që gjatë konsumimit të shtojmë në gjak glukozë, ajo shpërbëhet dhe kalon në zorrë.
Si të ushqehemi për të kontrolluar sheqerin në gjak?