Ekzistojnë disa të dhëna se sasia e vogël e kaliumit e pranishme në ushqime të tilla si, bananet, kungulli dhe patatet, mund të ketë një lidhje me diabetin.  Lidhja mes të dyjave është për shkak të rolit të insulinës në diabetin e tipit 2.


Si ndikon kaliumi në sasinë e prodhuar të insulinës?


Shtimi në peshë është shkaktari kryesor i diabetit të tipit 2. Hormoni i insulinës largon sheqerin nga gjaku për në qeliza, për t’u përdorur më pas për të prodhuar energji ose për t’u depozituar. Kur keni shumë yndyrë, insulina nuk mundet të bëjë kalimin e sheqerit për në qeliza prandaj niveli i sheqerit në gjak rritet. Nëse nivelet e kaliumit janë të ulëta, trupi juaj prodhon më pak insulinë. Kjo çon në nivel të lartë të sheqerit në gjak.

Studimet tregojnë se shumë njerëz me nivele të ulëta të kaliumit prodhojnë më pak insulinë, kanë nivele të lartë të sheqerit në gjak dhe janë më të predispozuar të shfaqin diabet të tipit 2 sesa individët me nivel normal të kaliumit. Nuk ka shumë të dhëna që vërtetojnë se nivelet ë ulëta të kaliumit në mënyrë direkte mund të shkaktojnë diabet por dyshimet janë të shumta.



Pse niveli i kaliumit mund të jetë i ulët?


Mjeku mund të testojë nivelet e kaliumit nëpërmjet një analize të thjeshtë gjaku ose urine. Analiza e kaliumit është shpesh pjesë e analizave të gjakut rutinë. Gratë kanë nevojë për 2600 mg kalium çdo ditë, ndërsa burrat kanë nevoje për 3400 mg në ditë.  Mjekime të caktuara gjithashtu ulin nivelin e kaliumit, duke përfshirë disa barna diuretike që trajtojnë presionin e lartë të gjakut, të cilat bëjnë që veshka të kalojë natriumin dhe kaliumin në urinë.



Niveli i ulët i kaliumit në njerëzit me diabet


Nëse vuani nga diabeti, nivelet e ulëta të kaliumit mund të jenë shkak për një ndërlikim të quajtur ketoacidozë diabetike. Kur trupi nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë për të përdorur sheqerin për energji, shpërbën yndyrën për ta përdorur si burim energjie. Shpërbërja e yndyrës çliron në gjak kimikate të quajtura ketone. Ato mund të rriten deri në nivele të rrezikshme në trup dhe të shkaktojnë simptoma si, etje, të përziera, dobësia dhe marrje fryme. Lëngjet dhe insulina që ju jep mjeku për të trajtuar ketoacidozën diabetike mund të bëjë që nivelet e kaliumit të ulen. Vetë ketonet së bashku me sheqerin që gjenden në dozat ë larta në gjak mund të shkaktojnë humbje të kaliumit përmes veshkave.


10 super ushqimet për personat me diabet