Zgjidhni proteinat me bazë bimore që përmbushin nevojat ushqyese ditore


Të ngrënit e një diete me bazë bimore shoqërohet me shumë përfitime shëndetësore por një nga sfidat e dietave bimore është plotësimi i sasive optimale  të proteinave.

Veganët, vegjetarianët dhe fleksitarianët (gjysmë vegjetarianët, hanë me raste mish ose peshk )kanë disa mundësi për të zgjedhur burimin e proteinave si pjesë të dietës së tyre. Fasulet, legumet dhe soja kanë më pak yndyrna dhe janë më të pasura në fibra sesa homologet e tyre me bazë shtazore është e vështirë të konkurohet sasia e proteinave që merrni nga mishi për një servirje. Burimi më i mirë i proteinave për ju varet nga nevojat dhe kufizimet dietike që ju keni. Bisedoni me një dietolog për të mësuar cilat do të ishin zgjedhjet e duhura.

Proteina e sojës është një nga disa proteinat e plota bimore


Asnjë proteinë tjetër bimore nuk është studiuar aq shumë sa proteina e sojës. Proteina e sojës është unike në kuptimin që është një nga të paktat proteina bimore që konsiderohet si një e plotë, që do të thotë se përmban 9 aminoacide thelbësore.

Konsumatorët e produkteve bimore mund të përfitojnë një gamë të plotë të proteinave, fibrave dhe acideve yndyrore omega-3  duke nisur nga proteinat e sojës si tofu dhe tempeh (me bazë farat e sojës). Proteina e sojës ndër të tjera është e njohur pasi ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit. Sidoqoftë, soja është një alergjen potencial. Rreth 3 të rritur nga 1000 janë alergjik ndaj proteinve të sojës.

Seitan (një lloj buke me bazë gluteni)përmban më shumë proteina për kg sesa zgjedhjet me bazë bimore


Seitan është një term disi i ri për një proteinë shumë të vjetër me bazë bimore. Simitet me gluten kanë qenë element kryesor i dietave aziatike ndër vite.

Seitani i paketuar  përmban sasi të lartë natriumi si dhe është një burim i mirë proteinash për vegjetarianët që janë alergjikë ndaj sojës. Seitani ka teksturë të ngjashme me mishin e cila mund të jetë tërheqëse për mishëngrënësit që janë duke u përpjekur të reduktojnë sasinë.

Në pamje të parë, seitan ka më shumë proteina sesa shumica e produkteve të tjera me bazë bimore. Një racion seitan ka rreth 21 gram proteina, ndërsa e njëjta sasi ekuivalente e tofu ka vetëm 8 gram.

Seitanit i mungojnë aminoacidet lizinë dhe treoninë prandaj ai nuk konsiderohet si një proteinë e plotë. Dietologët rekomandojnë që konsumimi i Seitanit duhet të shoqërohet me ushqime të tjera të tilla si fasulet ose thjerrzat për t’u siguruar që jeni duke i marrë të gjitha aminoacidet thelbësore.

Duke qenë se është e bërë nga gruri, seitani nuk është një opsion për tu zgjedhur nga personat që vuajnë nga sëmundja celiake ose me një ndjeshmëri ndaj glutenit. Megjithatë ka relativisht më pak karbohidrate në krahasim me produktet e tjera me origjinë grurin.

Bishtajoret si qiqrat dhe fasulet janë të mira për shëndetin e zemrës


Thjerrëzat, qiqrat, fasulet dhe bizelet bëjnë pjesë në familjen e bishtajoreve. Bishtajoret nuk janë të pasura vetëm me vitamina dhe minerale të rëndësishme të tilla si fibrat, hekuri dhe folatet. Shumë prej tyre janë proteina të plota ose thuajse të plota. Për shembull, duke kombinuar orizin dhe fasulet do të përfitoni të gjithë gamën e gjerë të aminoacideve. Konsumimi i bishtajoreve është dobiprurës për shëndetin e zemrës , pasi ato ndihmojnë në uljen e kolesterolit dhe presionit të gjakut.

Hamburgerat e mbushur me perime mund të mos jenë aq të shëndetshëm sa mendoni


Ju mund të mendoni se hamburgerët e mbushur me perime mund të jenë më të shëndetshëm se ata që janë me mish por mund të jenë të ngjashëm me një sanduiç me qofte më shumë sesa jua merr mendja.

Sipas një studimi që synonte vëzhgimin e zgjedhjeve të konsumatorëve ndaj alternativave ushqimore me bazë bimore përkundrejt atyre shtazore u zbulua se 41% e njerëzve mendojnë që hamburgerat me perime janë më të shëndetshëm sesa ato me mish ndërsa 31% mendonin se hamurgerat me mish janë më të shëndetshëm.

Sidoqoftë, hamburgerat me perime përmbajnë më shumë natrium (300 mg më shumë) dhe më pak proteina sesa një hamburger me qofte me mish viçi.

Shumica e hamburgerave me perime janë të pasura me fibra dhe mikroelementë të tjerë krahasuar me ata që kanë mish por në këtë rast hamburgerat me perime nuk do të thotë se janë domosdoshmërisht më të shëndetshëm.

Ushqimet që përmbajnë më shumë proteina se veza

Ushqimet që përmbajnë më shumë proteina se veza