Qiqrat


Vezët janë një burim i shkëlqyer i proteinave por janë edhe shumë ushqime të tjera që përmbajnë sasi të lartë të tyre. Për shembull, ½ e një filxhani me qiqra përmban afërsisht 8 gram proteina. Njerëzit i kanë përdorur qiqrat që në lashtësi. Në ditët e sotme janë të njohura për përdorimin si bazë për humusin. Mund të shoqëroni një grusht me qiqra në sallatë ose t’i gatuani në formë supe.

Gjiza


Përmban afërsisht 12 gram në  ½ e një filxhani, përshtatet mirë me ushqime të tjera pasi gjiza nuk ka një aromë apo shije të fortë. Duke përzier gjizën me lloje të ndryshme frutash mund të krijoni një mesvakt të lehtë e të shëndetshëm. Mund ta përdorni gjizën si element për përgatitjen e krepave të pasur me proteina. Kujdesuni të zgjidhni gjizën me pak yndyrë për të patur gatime të shëndetshme.

Gjalpi i bajameve


Gjalpi i bajameve nuk është aq i njohur sa gjalpi i kikirikut por duhet të ishte në fakt duke ditur që në dy lugë gjelle gjenden 7 gram proteina. Gjalpi i bajameve përmban shumë yndyrna të shëndetshme për shëndetin e zemrës. Mund ta përdorni për të marrë energji para një seance stërvitore. Mund ta përgatisni në shtëpi dhe gjithë çfarë ju duhet është vetëm një mikser dhe bajame. Përziejini bajamet me kanellë, arrë mosakt, ekstrakt vaniljeje ose pluhur kerri sipas dëshirës.

Djathi kaçkavall


Djathi kaçkavall është i pasur me proteina, rreth 7 gram proteina në 28 gram djathë. Djathi kaçkavall përmban gjithashtu elementë ushqyes siç janë: kalçiumi, zinku, fosfori, vitamina A dhe B12. Kujdesuni që të kontrolloni porcionet ose zgjidhni një version që nuk përmban shumë yndyrë. Yndyrnat e gjendura në bulmet nuk janë të shëndetshme. Bëni kujdes me sasinë pasi djathi kaçkavall mund të ketë sasi të lartë kripe.

Thjerrëzat


Një gjysmë filxhani me thjerrëza përmban 8 gram proteina aq sa mund të merrni nga 28 gram biftek. Thjerrëzat mund t’i gjeni në ngjyra të ndryshme: kafe, jeshile, të zeza, të verdha, të kuqe dhe portokalli. Gatuhen më shpejtë se fasulet dhe nuk është e nevojshme t’i fusni në ujë para se t’i gatuani. Provoni thjerrëzat kafe në hamburger vegjetarianë, jeshilet në sallatë dhe të kuqet me kerri pikant.

Farat e kungullit


Pasi pastroni pjesën e brendshme të kungullit ruajini farat ose mund t’i blini të pjekura, të gatshme në dyqan. 28 gram farash të qëruara përmbajnë 8 ½ gram proteina. Farat e kungullit janë burim i mirë i zinkut, hekurit, bakrit, magnezit, kaliumit dhe selenit. Mund të kombinoni një grusht me fara kungulli dhe një mollë për të krijuar një mesvakt të lehtë ose përziejini me bollgur, granola ose brumë të bukës së bërë në shtëpi.

Karkalecat e detit


Ju nevojiten rreth 113 gram karkaleca deti për të marrë më shumë se 17 gram proteina. Karkalecat e detit kanë pak kalori, yndyrë dhe mërkur. Gatuhen shpejt dhe me lehtësi por shmangni sa më shumë versionin shumë të skuqur. Në vend të skuqjes mund t’i shtoni karkalecat në makarona me salcë për të përgatitur një vakt të shpejtë, të pasur me proteina.

Kinoa


Një farë kinoa përmban 7 ½ gram proteina për filxhan. Kinoa gjithashtu është një burim i mirë i fibrave. Kinoa natyrale pa gluten mund të gatuhet me lehtësi, njësoj si orizi. Duke qenë se nuk ka një shije apo aromë karakteristike mund ta përzieni me sallata ose me grurë. Mund ta hani në formën e drithërave të ngrohta ose si kokoshka.

Pastërma


Pastërmaja njihet prej kohësh si mish i thatë. Në 28 gram pastërma ka 15 gram proteina. Lloje të ndryshme të markave që e prodhojnë kanë sasi të ndryshme të kripës së shtuar, sheqeri dhe aditivë si nitrati. Për shkak të larmishmërisë së ushqimeve në treg duket të ketë rënë rëndësia e pastërmasë në sytë e njerëzve.  Sot mund të gjeni pastërma të bërë nga mishi i gjelit të detit, salmonit madje edhe nga mishi i  derrit dhe strucit. Para se të blini pastërma kujdesuni të kontrolloni etiketën për natrium, sheqer dhe kimikate. Nëse nuk preferoni ta blini mund ta përgatisni edhe vete.

Farat e kërpit


Këto fara me shije arre përmbajnë sasi të lartë të proteinave. Në tri lugë gjelle gjenden 9 ½ gram, së bashku me shumë yndyrna të shëndetshme për zemrën. Nëse i përzieni në trajtë smoothie
janë shumë të shijshme. Provoni pak qumësht kërpi me drithërat e mëngjesit.

10 mënyra për të rritur metabolizmin