Nëse keni patur ndonjëherë shqetësime nga pankreasi (si pankreatiti ose inflamacioni i pankreasit dhe kanceri pankreatik), ndoshta nuk e keni ditur se ky organ i vogël në formë fasuleje luan një rol thelbësor në tretje ose më saktë ai shpërbën dhe shndërron ushqimin në lëndë djegëse për të ushqyer qelizat tona dhe për të ruajtur ushqimin për energji.

Më poshtë kemi listuar për ju 11 ushqimet të cilat mbrojnë, ushqejnë dhe ndihmojnë pankreasin të punojnë normalisht.

Hudhra


Hudhra mund të mos jetë shumë e dashur por perimet e llojit allium (përveç qepëve, qiqrave, hudhrat e njoma, qepujkave dhe preshit) përmbajnë lëndë ushqyese të dobishme të tilla si, squfuri, arginina, oligosakaridet, flavonoidet dhe seleniumi, të cilat kanë efekt pozitiv në indet e pankreasit.

Në fakt, një studim i zonës së Gjirit të San Franciskos i botuar nga Instituti Kombëtar i Kancerit flet për një lidhje të konsumatorëve të hudhrës me një risk 54% më të ulët  të kancerit të pankreasit.

Kosi probiotik


Studimet nga Universiteti i Kolumbisë (prej vitit 2013) si dhe publikimet në Revistën e Institutit Kombëtar të Kancerit, rekomandojnë individët e shëndetshëm të konsumojnë 3 racione kosi me pak ose fare pa yndyrë që përmban kultura aktive (probiotikë ose baktere të dobishme) për të ndihmuar në lehtësimin e tretjes, mbrojtjen e pankreasit dhe sistemit tretës si dhe për të reduktuar riskun për kancer të pankreasit.

Spinaqi


Ekspertët e shëndetit në Institutin Gjerman të Nutricionit Potsdam-Rehbruecke rekomandojnë si mënyrën më të mirë për të mbrojtur pankreasin dhe për të ulur rrezikun e kancerit të pankreasit ndjekjen e një diete të pasur me jeshillëqe me nivele të larta të vitaminave B dhe hekurit.

Kërpudhat


Sipas një studimi të kryer nga Laboratori i Kërkimit për Kancerin në Universitetin e Indianës në Institutin Kërkimor të Indianapolis, një ilaç tradicional aziatik i bërë nga kërpudha Poria Cocos me pisha bllokoi gjenin MMP, i cili lidhet me zhvillimin e kancerit pankreatik.  Në përgjithësi kërpudhat janë burim i mirë i vitaminave B dhe selenit.

Qershitë


Është me të vërtetë e vështirë të hani vetëm një grusht me qershi gjë që mud të themi se është një lajm i shkëlqyer pasi janë të pasura me antioksidantë dhe alkool perilil (ose POH), një përbërës që ka qenë i lidhur me parandalimin e kancerit të pankreasit.  

Brokoli


Brokoli  mund t’ju ketë përndjekur që të vegjël por tashmë si një i rritur i ndërgjegjshëm, thjesht mendimi për kancerin e pankreasit duhet t’ju bëjë të bini në dashuri me perimet krucifere. Në fakt, një studim nga Universiteti i Ilionis zbuloi se ushqimet e pasura me flavonoidet apigenin dhe luteolin si brokoli, vrasi ose pengojnë formimin e qelizave të kancerit të pankreasit.

Rrushi i kuq


Një studim laboratorik i Qendrës Mjekësore Universitare në Rochester, New York arriti në përfundimin se vera e kuqe lidhet me vdekjen ose bërjen si jo funksionale të qelizave kancerogjene të pankreasit. E gjitha kjo falë një antioksidanti  të fuqishëm të quajtur resveratrol, të cilin mund ta merrni edhe duke ngrënë fruta të freskëta si rrushi i kuq,  mjedra dhe boronica.

Patatja e ëmbël


Patatet e ëmbla jo vetëm kanë indeksin glicemik më të ulët se patatet e bardha por gjithashtu ofrojnë mbrojtje për pankreasin. Sipas një studimi të Univeristeti të Kalifornisë, brendësia në ngjyrë portokalli e patates lidhet me rritjen e performacës dhe funksionit të organeve si dhe me uljen e rasteve të kancerit të pankreasit me 50%.

Tofu


Tofu është një burim i mirë i proteinave me pak yndyrë dhe shpesh përdoret nëpër vakte si zëvendësues i mishit. Nuk duhet të jetë vetëm pjesë e dietave të kufizuara që ndiqen nga vegjetarianët ose veganët, pasi jo të gjithë mendojnë të konsumojnë tofu. Në fakt tofu është një burim i shkëlqyer i proteinave me pak yndyrë. Promovon rikuperimin më të mirë në traktin e tretjes dhe mbron pankreasin nga dëmtimi. Rekomandohet konsumimi i tofu të zier dhe jo të skuqur pasi duhet të synoni marrjen e proteinave me sa më pak yndyrë.

Një tjetër arsye pse duhet të konsumoni tofu është sepse proteinat me pak yndyrë nuk e përkeqësojnë ndonjë problem që mund të keni me pankreasin ndryshe nga proteinat me shumë yndyrë që do ta përkeqësonin çdo problem që mund të keni me pankreasin.

Supë me domate dhe perime


Nëse ngrënien e perimeve nuk e keni e keni me shumë dëshirë, një mënyrë e shkëlqyer për t’i përfshirë në dietën tuaj është t’i shtoni në supë. Është shumë e lehtë të bëni një supë të shëndetshme me perime me domate. Kjo është një pjatë e mrekullueshme për shëndetin e pankreasit. Domatet janë një burim i mirë i vitaminës C dhe antioksidantëve. Perimet gjithashtu përmbajnë antioksidantë dhe lëndë ushqyese, supa gjithashtu siguron edhe lëngje të dobishme për organizimin.

Boronicat


Boronicat jo vetëm që janë të shijshme dhe të lehta për tu ngrënë por janë edhe super të shëndetshme. Boronicat janë burime të shkëlqyera antioksidantësh që ndihmojnë në parandalimin e dëmtimit qelizor. Mund t’i shtoni boronicat në sallata, kos ose smoothie, ti hani si mesvakt freskues ose ti bëni pjesë të ëmbëlsirave.
Cilat janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për ata që vuajnë nga ulçera?

Cilat janë ushqimet më të mira dhe më të këqija për ata që vuajnë nga ulçera?