Për Orjadën të ndihmosh të tjerët në çdo rrethanë ka qenë gjithmonë një prioritet i saj.
“Kjo është arsyeja pse unë zgjodha të jem koordinatore në një klinikë multidisiplinare,- thotë ajo, - ku kam mundësi të vë në praktikë aftësitë e mia profesionale dhe njerëzore. Të punuarit me njerëzit më shton energjitë dhe më motivon të bëj më të mirën.”
Orjada ka aftësi të kuptojë nevojat e të tjerëve, të vendosë prioritete dhe të jetë e dobishme në rrethana të ndryshme dhe të komplikuara.
Të qenit e saj mes nesh, na ka ndihmuar drejt të parit të çdo vështirësie me pozitivitet.