Super MIA - Peditria ne MIA Clinic
 
 
 

Pediatria

 

 
 

Fëmijët e të gjitha moshave

 
Konsulta të specializuara për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e fëmijëve të të gjitha moshave.
 
 
 

Orar fleksibël

 
Disponibiliteti i orareve për fëmijën tuaj është në vëmendjen tonë të vecantë. Kontaktoni paraprakisht për të lënë një orar, në mënyrë që të organizojmë sa më shpejt konsultën tuaj me pediatrin.
 
 
 

Analiza laboratorike dhe vaksinim

 
Kryerje e analizave laboratorike dhe vaksinimi nga staf i specializuar, në mënyrë që kjo ekspieriencë të jetë sa më pak traumatike për fëmijën tuaj.
 
 
 
 
 
 
Shërbimet
 

- Kujdesi për të porsalindurit
- Kontrolle periodie
- Check-up rutinë
- Vaksinim
- Vlerësim të zhvillimit dhe sjelljes
- Diagnostikim dhe trajtim të sëmundjeve akute pediatrike
- Diagnostikim, trajtim dhe ndjekje të sëmundjeve kronike

 
 
 
 
 
 
 
 
Kontrolle periodike
 

Takimi me fëmijët dhe prindërit në intervale të caktura kohore është e rëndësishme për të ruajtur shëndetin e mirë të fëmijës. Vlerësimi i rritjes e zhvillimit, ushqyerjes e sjelljes dhe përgjigja ndaj pyetjeve të lidhura me moshën e fëmijës janë çështjet kryesore të trajtuara në takimet për kontrollet periodike.

MIA Clinic rekomandon kalendarin e mëposhtëm të vizitave:

- Vizita prenatale - Njihuni me pediatrin e femijës suaj dhe diskutoni pyetjet që mund të lindin në ditët e fundit të shtatzënisë.

- Vizita e te porsalindurit - Java e parë e lindjes

- 2 jave

- 2 muaj

- 4 muaj

- 6 muaj

- 9 muaj

- 12 muaj

- 15 muaj

- 18 muaj

- 24 muaj

- 30 muaj

- Konsulta vjetore për fëmijët nga 3 deri në 18 vjeç

Gjatë vizitave mund të kryhen analizat laboratorike dhe vaksinat nga infermierë të specializuar për shërbimin e pediatrisë.

Me regjistrimin e fëmijës suaj në shërbimin e pediatrisë, ju do të njoftoheni 1 javë para kohës së konsultës së radhës.