Kjo konsultë vlen për të gjithë ata që hasin probleme emocionale, të sjelljes apo të zhvillimit.
Konsulta është një proces vlerësimi që analizon me detaje elementet e
statusit mendor të fëmijës apo adoleshentit, duke identifikuar shkaqet
psikologjike, biologjike, mjekësore e sociale që mund të kenë kontribuar në
shfaqjen dhe mbajtjen e shqetësimit psikologjik.
Vlerësimi nga psikiatri ndodh së bashku me prindërit dhe fëmijët, çka e bën atë një proces bashkëpunimi, që çon shëndetshëm drejt zgjidhjes së shqetësimit.