Përgjigja është më e ndërlikuar se sa mendoni.

Çrregullimi i Pamjaftueshmërisë së Vëmendjes me Hiperaktivitet (ADHD) tashmë është një gjëndje e dëgjuar dhe e diskutuar në Shqipëri gjatë dekadës së fundit. ADHD është një nga çrregullimet më të zakonshme në fëmijëri dhe shpesh zgjat përgjatë gjithë adoleshencës dhe në moshë të rritur. Shumë nga simptomat e ADHD-së si mungesa e vëmendjes, impulsiviteti dhe ndjenja e parehatisë, njihen pak a shumë edhe si markues të këtij çrregullimi.

Megjithatë disa gjëra ende nuk njihen mirë, si për shembull se cilat janë ato shenja që në mënyrë të sigurt të cojnë në diagnozën e ADHD-së- dhe çfarë e shkakton atë? A hyn në lojë gjenetika apo luajnë një rol të rëndësishëm faktorët mjedisorë - apo janë pak nga të dyja?

Një rikujtesë e vogël: Çfarë është ADHD-ja?


Çrregullimi i Pamjaftueshmërisë së Vëmendjes me Hiperaktivitet (ADHD) është ndër çrregullimet e neurozhvillimit që diagnostikohet më shpesh në fëmijëri. Çrregullimet e neurozhvillimit janë disa gjendje që kanë të bëjnë me mënyrën se si truri rritet dhe zhvillohet.

Fëmijët me ADHD shpesh hasin vështirësi për të ruajtur vëmendjen dhe kjo mund t’u shkaktojë bariera për të kontrolluar sjelljen impulsive. Kjo do të thotë që ata mund të veprojnë pa menduar, pra pa marrë parasysh pasojat e veprimeve të tyre. Për më tepër, ADHD-ja mund t’u shkaktojë fëmijëve një gjendje aktiviteti të shtuar, ata mund të shfaqen mjaft aktivë. Simptomat që mund të çojnë drejt vendosjes së diagnozës në moshë të rritur përfshijnë vështirësitë në ndjekjen e hapave të përcaktuara apo udhëzimet dhe të mos qenit në gjendje të mbarojnë detyrat në kohë.



A është ADHD-ja gjenetike?


Klinicistët dhe kërkuesit shkencorë bien dakort që ADHD është gjenetike, po ashtu është një crregullim me trashëgueshmëri të lartë ose me fjalë të tjera mendohet se rreth 80% e rasteve kanë transmetim familjar.

Duhet patur parasysh se nëse njëri prind ka ADHD, ka rreth 20 deri në 25% mundësi që edhe fëmija i tyre të ketë ADHD. Megjithatë mjekët ende nuk e dinë me saktësi se cilat janë gjenet që e shkaktojnë këtë çrregullim.

A mund ta shkaktojë gjë tjetër ADHD-në, përveç gjeneve?


Ndërkohë që është përcaktuar që ADHD-ja trashëgohet në familje, ende nuk dihet se çfarë tjetër mund të ndikojë në shkakësinë e kësaj gjëndjeje. Ndërkohë që janë kryer mjaft studime për sa i përket faktorëve të tjerë që lidhen me ADHD-në ato ende nuk kanë fituar të drejtën për tú konsideruar faktorë risku për të.

Ka disa faktorë mjedisorë që mendohet se lidhen me ADHD, si për shembull braktisja mëmësore apo duhanpirja te nënat. sipas Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), faktorë të tjerë të mundshëm përfshijnë dëmtimin e trurit, peshën e ulët në lindje dhe lindjen e parakohshme. CDC-ja gjithashtu paralajmëron se përdorimi i alkolit, së bashku me përdorimin e duhanit përgjatë shtatzanisë mund të rrisin rrezikun që fëmija të shfaq ADHD.

Një numër tjetër faktorësh që mendohet se lidhen me ADHD-në te fëmija janë ngrënia e një sasie të tepruar sheqeri, të parit për një kohë të gjatë televizor, varfëria, familjet që bëjnë një jetë kaotike etj. Megjithatë, ata shpjegojnë se disa nga këta faktorë mund të përkeqësojnë ADHD-në e fëmijës por nuk thuhet dot ende që këta faktorë të renditen si shkaktarë të ADHD-së.



Lexo me shume:


Nga ndryshon hiperaktiviteti nga ADHD?