Anoreksia nervore është një sëmundje e rëndë e shëndetit mendor dhe një çrregullim i ngrënies që kërcënon jetën. Megjithatë me trajtimin e duhur, shërimi është i mundur.

Anoreksia nervore shpesh përfshin sfida emocionale, imazhe jo të vërteta për trupin dhe një frikë të tepruar se mos shton në peshë. Megjithatë, ajo mund të shfaqet te njerëzit në mënyra të ndryshme. Në disa raste, një njeri mund të humbasë shumë peshë dhe të shfaqë sjellje karakteristike të anoreksisë, por që nuk arrijnë në një Indeks të masës trupore (BMI) shumë të ulët. Studiuesit i referohen kësaj si anoreksia nervore jo tipike.

Anoreksia nervore shpesh shfaqet gjatë viteve të adoleshencës ose në vitet e hershme të moshës së rritur, por ndonjëherë mund të nisë edhe në moshën para adoleshencës ose më vonë në jetë. Njerëzit shpesh mendojnë se anoreksia nervore lidhet me femrat, por ajo prek njerëzit e çdo gjinie. Studimet tregojnë se rreziku i çrregullimeve të ngrënies mund të jetë më i lartë mes njerëzve transgjinorë. Statistikat tregojnë se meshkujt përbëjnë 25% të njerëzve me anoreksi nervore dhe ka më shumë gjasa që ndikimet të jenë kërcënuese për jetën më shumë te meshkujt se sa te femrat. Arsyeja për këtë është sepse meshkujt shpesh diagnostikohen vonë si pasojë e besimit të gabuar se anoreksia nervore nuk i prek ata.

Anoreksia nervore është ndryshe nga anoreksia. Anoreksia nënkupton humbjen e oreksit ose paaftësinë për të ngrënë dhe mund të jetë simptomë e sëmundjeve të ndryshme.

Çfarë është anoreksia nervore?


Një njeri me anoreksi nervore do të kufizojë qëllimisht marrjen e ushqimit, si një mënyrë për të ndihmuar në menaxhimin e sfidave emocionale. Kjo zakonisht përfshin edhe frikën se mos shton në peshë ose dëshirën për të humbur peshë.

Kufizimi në dietë mund të çojë në mungesa të përbërësve ushqimorë, të cilët mundet që të dëmtojnë shëndetin tonë në tërësi dhe të shkaktojnë komplikacione jetë-kërcënuese. Sfidat emocionale dhe psikologjike të anoreksisë nervore mund të jetë të vështira për t’u tejkaluar nga njerëzit.

Terapia përfshin këshillim psikologjik, këshilla për ushqyerjen e shëndetshme dhe kujdesin mjekësor. Disa njerëz mund të kenë nevojë për trajtim në spital. Ka shumë mite rreth çrregullimeve të ngrënies. Kjo mund të çojë në hamendësime të gabuara dhe të ndikojë në mundësitë e një njeriu për të kërkuar dhe marrë ndihmë.


Simptomat


Anoreksia nervore është një gjendje komplekse. Shenja kryesore është humbja e madhe në peshë ose pesha e ulët trupore. Në anoreksinë nervore jo tipike, një njeri mundet që ende të ketë një peshë mesatare pavarësisht humbjes së madhe në peshë. Mungesa e disa nutrientëve (përbërësve ushqimorë) mund të çojë në shenja dhe simptoma fizike, duke përfshirë:

Personi mund të shfaqë gjithashtu disa sjellje të caktuara, si:

  • kufizon sasinë e ushqimit ose llojshmërinë e ushqimeve që merr
  • shqetësim të tepruar për peshën, masën trupore, dietën, kaloritë,ushqimin
  • bën shumë ushtrime fizike, merr laksativë dhe matet shumë shpesh
  • flet shpesh rreth të qënit “I shëndoshë” ose të qënit mbipeshë
  • mohon që ndihet i uritur ose shmang vaktet
  • zhvillon disa rituale ushqyerjeje, si ngrënia e ushqimeve sipas një radhe të caktuar
  • gatuan për të tjerët, por pa ngrënë vetë
  • largohet nga miqtë dhe ndërveprimi shoqëror
  • shfaq shenja të depresionit

Personi mund ta lidhë ngrënien dhe ushqimin me ndjenja faji. Ata mund të duken si të pavetëdijshëm për gjërat që po bëjnë gabim ose nuk shfaqin dëshirën që të dallojnë problemet që kanë me të ngrënin.

Anoreksia nervore prek njerëzit në mënyra të ndryshme. Jo çdokush me këtë gjëndje do të sillet njësoj dhe disa njerëz mund të përjetojnë anoreksinë nervore jo tipike, duke nënkuptuar që ata mund të mos kenë rënie të masës trupore.

Vazhdon…….


Si ndikon flora bakteriale në depresion?