Një profesionist i shëndetit mendor do të hartojë një plan për të adresuar të gjithë nevojat e veçanta të personit. Do të nevojitet një ekip specialistësh që do të ndihmojnë personin që të kapërcejë sfidat fizike, emocionale, sociale dhe psikologjike me të cilat po përballen.

Strategjia përfshin:
  • terapinë konjitive-bihejviorale (CBT), e cila mund ta ndihmojë personin që të gjejë mënyra të reja të të menduarit, të të sjellurit dhe të menaxhuarit të stresit
  • këshillim psikologjik familjar dhe individual, cila të jetë më e përshtatshme
  • terapi nutricionale, e cila përfshin sigurimin e informacionit se si të përdorim ushqimin për të ndërtuar dhe mbajtur një trup të shëndetshëm
  • mjekime për të trajtuar depresionin dhe ankthin
  • shtesa ushqimore për të plotësuar mangësitë e përbërësve të ndryshëm ushqimor
  • trajtim në spital, në disa raste më të rënda
Mund të jetë sfiduese për një njeri me anoreksi nervore që të përfshihet në trajtim. Si pasojë, pjesëmarrja e personit në terapi mund të jetë e luhatshme. Relapset (rikthimet) mund të ndodhin, veçanërisht përgjatë dy viteve të para të trajtimit.

Familja dhe miqtë mund të sigurojnë një mbështetje thelbësore. Nëse ata mund ta kuptojnë gjendjen dhe të dallojnë shenjat dhe simptomat, ata mund të mbështesin personin përgjatë shërimit dhe të parandalojnë relapset.

Trajtimi spitalor

Një njeri mund të duhet që të kalojë kohë në spital nëse ka:
  • një BMI tej mase të ulët
  • kequshqyerje
  • komplikacione si pasojë e marrjes jo të duhur të ushqimeve
  • një refuzim të qëndrueshëm për të ngrënë
  • një emergjencë psikiatrike
Trajtimi do të mundësojë një rritje graduale të marrjes së ushqimit për të rregulluar shëndetin në tërësi.

Komplikacionet

Komplikacionet mund të ndikojnë në çdo sistem të trupit dhe madje mund t’i dëmtojnë ato rëndë. Ato përfshijnë probleme me:
  • sistemin kardiovaskular
  • gjakun, si ulje të qelizave të bardha e të kuqe të gjakut
  • sistemi tretës
  • veshkat
  • çekuilibrim hormonal
  • fortësinë e kockave
Disa nga këto probleme mund të jenë jetë-kërcënuese. Përveç ndikimeve fizike të një ushqyerje të varfër, personi mund të ketë një rrezik të rritur për vetëvrasje.

Duhet thënë se anoreksia nervore është një gjendje e shëndetit mendor që ka shumë gjasa për të qënë fatale. Për këtë arsye diagnoza dhe trajtimi i hershëm janë thelbësore.

Të jetosh me anoreksinë nervore

Disa këshila për këdo që mendon se vuan ose ka një të afërmin që vuan nga anoreksia nervore:
  • Jini të sjellshëm dhe të respektueshëm në vend që të jeni gjykues
  • Kërkoni mes ofruesve të trajtimeve për të gjetur zgjidhjen më të mirë dhe takohuni me disa prej tyre që t’iu ndihmojnë në zgjedhjen e duhur të trajtimit
  • Merrni parasysh nisjen e një plani trajtimi – duke përfshirë dietolog, terapist dhe një psikiatër – të cilët do duhet të jenë edhe të specializuar në çrregullimet e ngrënies.
  • Sigurohuni që të merrni të gjithë mbështetjen dhe edukimin e mundshëm rreth çrregullimit
  • Rishikoni hera-herës planin e trajtimit dhe bëni ndryshime nëse e shikoni më të arsyeshme
  • Me ndihmën e duhur jeta juaj mund të ndryshojë, madje edhe mund ta shpëtoni atë.


Përmbledhje

 
Anoreksia nervore është një çrregullim i të ngrënit dhe një çrregullim i rëndë i shëndetit mendor. Ajo përfshin kufizimin e marrjes së ushqimit, e cila mund të çojë në mungesa të rënda të përbërsve të rëndësishëm ushqimor.
Ndikimet e anoreksisë nervore mund të jenë jetë-kërcënuese, por këshillimi psikologjik, mjekimi me barna dhe trajtimi për çrregullime të mundshme të shëndetit mendor mund të ndihmojnë njerëzit me këtë gjëndje.

Nëse një njeri ka shenja të anoreksisë nervore, atëherë ai duhet të kërkojë ndihmë mjekësore. Diagnoza e hershme dhe trajtimi kanë më shumë gjasa që të mbërrijnë në rezultate pozitive. 

Çfarë është Çrregullimi i Përshtatjes?