Shqetësimet në lidhje me peshën dhe format trupore janë shpesh tipare të anoreksisë nervore, por mund të mos jenë shkaku kryesor. Ekspertët nuk dinë ende të thonë se cili është saktësisht shkaku, por faktorët gjenetikë, mjedisor, biologjik dhe të tjerë mund të luajnë një rol të rëndësishëm.

Disa faktorë që mund të rrisin rrezikun përfshijnë:

  • të qënit kritikë rreth zakoneve të ushqyerjes, peshës dhe formës trupore
  • histori të vënies në lojë ose bullizmit, veçanërisht rreth peshës ose formave trupore
  • të ndjerit e presionit të shoqërisë ose të profesionit të tyre për të qënë të dobët e të hollë
  • vetëvlerësim i ulët
  • prania e ankthit
  • të paturit e një personaliteti, i cili priret drejt obsesioneve ose perfeksionizmit
  • histori të abuzimit seksual
  • histori të të mbajturit të dietave
  • presion për t’u përfshirë dhe përshtatur me normat kulturore, të cilat nuk janë të tyre
  • përjetim i racizmit

Për disa njerëz anoreksia nervore zhvillohet si një mënyrë për të fituar kontrollin në disa fusha të jetës së tyre. Duke qënë se njeriu mund të ushtrojë kontroll mbi marrjen e ushqimit, kjo e bën të ndihet i suksesshëm dhe në këtë mënyrë kjo sjellje vazhdon.



Faktorët biologjikë dhe gjenetikë


Një njeri mund të ketë rrezik më të lartë për të zhvilluar çrregullim të ngrëni nëse:

  • një i afërm i shkallës së parë ka patur një çrregullim të ngjashëm
  • ka një histori familjare për depresion ose probleme të tjera të shëndetit mendor
  • ka diabet tip 1

Në 2015-ën, studiuesit gjetën se njerëzit me anoreksi nervore mund të kishin përbërje të ndryshme mikrobiale të zorrëve krahasuar me ata që nuk vuanin nga kjo gjëndje. Kjo mund të nxisë ankthin, depresionin dhe rënien e mëtejshme në peshë.

Diagnoza


Diagnoza e hershme dhe trajtimi sa më i shpejtë rrit mundësitë për një rezultat të mirë.

Mjeku mund të pyesë personin që të krijojë një ide rreth zakoneve të të ngrënit, peshës dhe shëndetit mendor e fizik në tërësi. Ai mundet edhe që të kërkojë ekzaminime të tjera për të përjashtuar një gjendje mjekësore të mundshme, që mund të ketë shenja dhe simptoma të ngjashme, si keqpërthithja, kanceri dhe problemet hormonale.

Kriteret diagnostike të përshrkuara në Sistemin Diagnostik dhe Statistikor (DSM) ndihmojnë mjekët që të vendosin diagnozën. Megjithatë, jo të gjithë ata që vuajnë nga një çrregullim i të ngrënit mund të plotësojnë të gjitha kriteret, mund të ketë kombinime të ndryshme. Kufizimi i sasisë së energjive të marra dhe peshë trupore shumë e ulët jo në përputhje me moshën, gjininë dhe shëndetin në tërësi të personit. Frikë e fuqishme se mos shton në peshë ose shëndoshet, pavarësisht se është nën peshë.

Ndryshime në mënyrën se si personi e përjeton peshën dhe format trupore, një ndikim i panevojshëm i formës dhe pëshës trupore në imazhin për veten, ose mohim se pesha e ulët trupore është një problem.

Vazhdon...

A ndikon dieta në shëndetin mendor?