Abuzimi me barnat


Abuzimi nuk lidhet vetëm me drogërat e rrugës. Përveç marihuanës, medikamentet e ligjshme janë drogërat më të abuzuara në SH.B.A. Barnat me dhe pa recetë mund të na ndihmojnë dhe të na shërojnë, por disa mund të krijojnë varësi apo të bëhen të rrezikshme nëse përdoren në mënyrën e gabuar.

Mbajeni familjen tuaj të sigurt. Përdoreni këtë udhëzues për t'ju ndihmuar të dalloni disa barna të keqpërdorura.

Barbituratet


Këto janë qetësues si fenobarbitali, pentobarbitali (Nembutal) dhe sekobarbitali (Seconal). Ato ndihmojnë me ankthin, problemet e gjumit dhe disa lloje krizash konvulsive. Por nëse merrni më shumë se sa ju është përshkruar, mund të bëheni të varur. Dozat e larta mund të shkaktojnë probleme në frymëmarrje, veçanërisht nëse i përdorni kur pini alkool. Nëse nuk mund të funksiononi pa barbiturate, kërkoni ndihmë. Nëse keni krijuar varësi, tërheqja nga medikamenti mund të jetë e rrezikshme nëse nuk bëhet me kontrollin e mjekut.

Benzodiazepinat


Alprazolam (Xanax), klonazepam (Klonopin/Klonotril) dhe diazepam (Valium) janë tre shembuj të benzodiazepinave - një lloj tjetër qetësuesi që mund të ndihmojë me ankthin, ataket e panikut dhe problemet e gjumit. Ato janë të efektshme dhe janë më të sigurta se barbituratet. Por mbipërdorimi, madje edhe përdorimi sipas përshkrimit, mund të çojë në varësi. Ndalimi i menjëhershëm i këtyre medikamenteve mund të jetë i rrezikshëm. Nëse ndiheni të varur nga këto barna, bisedoni me mjekun tuaj. Barnat me recetë nuk duhet të ndahen me të tjerët apo t`ju këshillohen të tjerëve. Ato janë vetëm për personin të cilit i është dhënë receta me rekomandimin e mjekut.

Barnat për gjumë


Nëse keni probleme me gjumin, barna si zolpidem (Ambien), eszopiclone (Lunesta) dhe zaleplon (Sonata) mund t'ju ndihmojnë të rifitoni orët e gjumit që ju nevojiten. Por nëse i përdorni ato më gjatë sesa sugjeron mjeku, mund të bëheni të varur dhe t'i keni ato nevojshme për të fjetur. Praktika e higjienës së gjumit është mënyra më e mirë për t'i zgjidhur problemet me gjumin. Ndonëse nuk janë aq adiktivë sa disa pilula gjumi, mjekët shqetësohen nga abuzimi nëse nuk merren siç përshkruhet.

Kodeina dhe Morfina


Disa nga medikamentet më të abuzuara të recetave janë qetësuesit e dhimbjeve, në veçanti opiatet. Këto barna qetësojnë dhimbjet, por në doza të mëdha ato gjithashtu mund të shkaktojnë efekte euforike të larta dhe të rrezikshme. Mjekët zakonisht përshkruajnë morfinë për dhimbje të forta dhe kodeinë për dhimbje pak më të lehta ose kollë.

Oksicodon


Një tjetër qetësues opioid është oksikodoni. Ai ndodhet në barna si OxyContin, Percocet, Percodan dhe Roxicodone. Njerëzit që abuzojnë me oksikodonin, ndonjëherë e shtypin atë dhe e thithin nëpërmjet hundës ose e injektojnë, duke rritur shumë rrezikun e mbidozimit.

Hidrokodon


Këto barna përmbajnë opioidin hidrokodon si dhe acetaminofen. Opioidet shkaktojnë përgjumje dhe kapsllëk. Dozat e larta mund të shkaktojnë probleme të rëndësishme dhe të rrezikshme të frymëmarrjes. Nëse ndiheni të sëmurë, sikur të jeni me grip, pasi keni ndaluar ndonjë nga këto barna opioide, trupi juaj mund të ketë krijuar varësi. Bisedoni me mjekun tuaj nëse mendoni se keni nevojë për këto barna për më shumë sesa lehtësimin e dhimbjes.

Amfetaminat


Stimuluesit, si amfetaminat Adderall, Adderall XR, Dextroamphetamine dhe Mydasis, kur përshkruhen nga mjeku, mund të ndihmojnë njerëzit me ADHD. Por disa njerëz i përdorin amfetaminat si drogëra, për të rritur energjinë dhe performancën, ose për të mbajtur peshën e tyre të ulur. Mund të krijohet varësi nga stimuluesit. Dozat e larta mund të shkaktojnë një rritje të rrezikshme të temperaturës së trupit, rrahje të çrregullta të zemrës dhe madje pushim të zemrës.

Metilfenidati

Ky është një stimulues në barnat për ADHD si Concerta, Daytrana, Metadate, Methylin dhe Ritalin. Nëse merrni stimulues, kombinimi i tyre me dekongjestantë të zakonshëm mund të shkaktojë presion të lartë të gjakut të rrezikshëm ose një ritëm të parregullt të zemrës.

Dekstrometorfan (DXM)


Nuk janë problem vetëm barnat me recetë. Dextromethorphan është një përbërës i zakonshëm në ilaçet pa recetë të ftohjes dhe kollës, ai ndihmon në ndalimin e kollës. Por doza të mëdha mund t'ju sjellin në qejf apo të shkaktojnë haluçinacione. Ky bar është i njohur midis adoleshentëve, pasi shurupi i kollës është shumë i lehtë për t'u gjetur në kabinetet e medikamenteve. Dozat e larta gjithashtu shkaktojnë të vjella, rrahje të shpejtë të zemrës dhe - rrallë dëmtim të trurit.

Pseudoefedrina


Ky është një dekongjestant në shumë medikamente të ftohjes që jepen pa recetë. Ndërsa ndihmon në pastrimin e hundës së zënë, është gjithashtu një përbërës i metamfetaminës ilegale ("meth"). Për të frenuar abuzimin e metamfetaminës, ligjet e SHBA tashmë kontrollojnë mënyrën e blerjes së produkteve të pseudoefedrinës. Kjo është arsyeja pse disa barna të ftohjes ndodhen prapa banakut dhe pse mund t'ju duhet të nënshkruani për disa.

Abuzimi me drogërat: Çfarë të bëjmë?


Nëse shqetësoheni se një i afërm i juaj mund të abuzojë me drogërat, gjëja më e mirë për të bërë është ta pyesni drejtpërdrejtë. Kini kujdes ndaj shenjave të abuzimit, si p.sh. ndryshimet e sjelljes ose barnat që mungojnë.

Shumë fëmijë besojnë se barnat e zakonshme shtëpiake apo edhe ato me recetë janë më të sigurta se drogërat në rrugë, duke qenë se ato janë të ligjshme. Shpjegojini atyre rreziqet. Largojini barnat që nuk ju duhen duke pastruar herë pas here sirtarin tuaj të ilaçeve. Hidhini medikamentet që nuk ju duhen dhe mbani mend ato që jeni duke përdorur.

Sa zgjat periudha e shkëputjes nga Xanax-i?


Cilat janë efektet anësore të barnave kundër dhimbjes?


A mund të pimë alkool kur jemi duke marrë medikamente?