Çfarë janë funksionet ekzekutive?


Funksionet ekzekutive janë një tërësi aftësish mendore shumë të rëndësishme. Ato rregullojnë mënyrën se njerëzit proçesojnë informacionin, mbajnë mend, marrin vendime, reagojnë ndaj situatave të ndryshme dhe menaxhojnë kohën. Problemet me funksionet ekzekutive mund të ndikojnë në aftësinë për vetëkontroll, në përqëndrim dhe marrëdhëniet me të tjerët. Simptomat duken të ngjashme me ato të ADHD-së, por mund të jenë pasojë e shumë faktorëve të tjerë, duke përfshirë gjenetikën, praninë e depresionit, dëmtime organike të trurit dhe përdorim mjekimesh të ndryshme. 

Nuk ka të bëjë aspak me zgjuarsinë tuaj!


Më poshtë do gjeni disa nga mënyrat e paraqitjes së problemeve të funskioneve ekzektutive.


Humbet ose vendos gjërat në vendin e gabuar


A të duket gjithmonë sikur nuk e mban mend se ku e ke lënë celularin ose çelsat? Humbja ose vendosja e gjërave në vendin e gabuar është një problem i zakonshëm i funksioneve ekzekutive. Ju mund të jeni i çorganizuar. Nuk arrini që të mbani mend gjërat e mund të harroni që të sillni një dosje në një takim pune ose të harroni të merrni me vete xhupin në një ditë të ftohtë.


Nuk mund të tregoni ose të mbani mend një histori


Problemet e funksioneve ekzekutive mund të ndikojë në mënyrën se si i mbani mend emrat ose ngjarjet. Ju mund të hasni vështirësi kur i tregoni dikujt një histori ose të dërgoni një email për një çështje të caktuar, ose mund të harroni hollësira të rëndësishme ose të bëni lëmsh mënyrën si rrodhën ngjarjet.


Nuk mund të bëni shumë gjëra njëkohësisht ose nuk mund të nisni të bëni diçka


A keni vështirësi kur iu duhet të bëni disa detyra njëkohësisht ose kur iu duhet të nisni një projekt të ri në punë? Ju mund të dukeni shpesh i mbingarkuar. Funksionet ekzekutive na ndihmojnë që të organizojmë mendimet dhe kohën. Nëse keni probleme me funksionet ekzekutive, mund të hasni vështirësi që të planifikoni projekte afatgjata, të nisni diçka të re ose të kryeni disa detyra njëkohësisht në punë ose në shtëpi.


S’ju mban vendi


A e keni të vështirë që të qetësoheni? Problemet e funksioneve ekzekutive ju bëjnë shpesh të ndiheni sikur jeni gjithmonë me nxitim ndërkohë që kaloni nga njëra detyrë te tjetra. Shpërqëndroheni lehtësisht kur iu duhet që të bëni diçka. Jeni i paduruar dhe nuk mund të prisni radhën tuaj.


Jeni gjithmonë me vonesë


Njerëzit me probleme të fuksioneve ekzekutive nuk arrijnë të menaxhojnë mirë kohën ose të organizojnë kryerjen e detyrave. Ju jeni gjithmonë me vonesë për në punë ose për ngjarje të tjera shoqërore, si daljet me miqtë. Familja dhe miqtë tuaj mendojnë se jeni i çorganizuar, planifikues i keq ose thjesht i pasjellshëm.


Humbsini rrjedhën e mendimeve tuaja


Problemet me funksionet ekzekutive mund të nënkuptojnë që ju nuk mund të përqëndroheni në një detyrë ose bisedë. Ju nuk i kushtoni vëmëndje kur dikush është duke iu folur, shpesh shpërqëndroheni nga çfarë po ndodh përreth jush. Mëndja juaj endet.


Lexoni të njëtën faqe përsëri e përsëri


Ju mund të keni probleme me funksionet ekzekutive nëse nuk arrini që të ruani informacionin. Ju mund të lexoni një faqe libri pa e mbajtur mend se çfarë sapo lexuat, madje keni prirjen që t’i rikthehni paragrafëve vazhdimisht.


Nuk arrini që të përfundoni një detyrë


Ju duket ndonjëherë sikur keni ngecur? Të mos qënit i aftë për të mbaruar një detyrë dhe më pas të kaluarit në një detyrë tjetër, në radhën e gjërave për të bërë, është një nga paraqitjet e problemeve të funksioneve ekzekutive. Ju mund të mos jeni në gjëndje të gjykoni se sa kohë duhet për ta përfunduar një detyrë e kështu mund t’i lini projektet të papërfunduara.


Një detyrë me më shumë se një hap është shumë për ju


Njerëzit me probleme të funksioneve ekzekutive mund të mbingarkohen nga detyrat që kanë shumë hapa për të ndjekur. Ju nuk mund të mbani mend udhëzime shumë të zgjatura. Ju mund të mos dini se cilin hap të ndërmerrni të parin dhe se çfarë është më e rëndësishme.


Nuk mbani mend asgjë


Një nga funksionet tuaja ekzekutive është kujtesa e punës. Kjo është ajo që ruan pjesë të informacionit në mëndjen tuaj në mënyrë që ju të kryeni një detyrë të caktuar. Ju mund të harroni datën e një ngjarjeje ndërkohë që jeni duke e shënuar në kalendar, ose ju mund të mos kujtoni se si të përdorni një program në punë, të cilin e keni përdoruar qindra herë.


Kontroll i varfër i emocioneve ose impulseve


Problemet me funksionet ekzekutive mund të ndikojnë gjithashtu në mënyrën se si ndiheni. Mund të keni luhatje të shpeshta të humorit. Ju mund të mos jeni në gjëndje që të kontrolloni emocionet tuaja. Jeni impulsiv. Ju ndërprisni të tjerët kur janë duke folur.


Jeni rrëmujaxhi


A është i rregullt dollapi juaj? Nuk mund të gjeni çfarë kërkoni sepse tavolina juaj e punës është e mbushur nga një mal me letra? Problemet me funksionet ekzekutive nënkuptojnë se ju nuk arrini që të organizoni hapësirën tuaj në shtëpi ose në punë. Ju jeni rrëmujaxhi.


Humbisni afatet


Kur keni probleme me funksionet ekzekutive, ju mund të mos jeni të aftë që të caktoni ose të kapni afatet. Ju i humbisni pothuaj të gjitha afatet në punë. Ju jeni ai njeriu te i cili nuk mund të mbështetesh kur diçka duhet bërë brenda një kohe të caktuar.

Pse janë të gjithë kaq të mërzitur?
Problemet me funksionet ekzekutive mund të ndikojnë në mënyrën se si ju e vëzhgoni sjelljen tuaj. Ju mund të harroni që javën tjetër është festa e ditëlindjes së mamasë suaj. Por ju nuk arrini të kuptoni se pse kjo i ka mërzitur të gjithë pjesëtarët e tjerë të familjes. Ju nuk mund të masni sjelljen tuaj kundrejt asaj që është normale.


Përditësim mbi ADHD-në dhe përdorimin e ekraneve