Pacientët me Covid-19 po përballen me një rrezik më të madh për të shfaqur çrregullimeve psikiatrike. A vjen kjo si pasojë e ndikimeve shoqërore që ka sjellë pandemia apo virusi po gjen rrugën për të arritur në trurin tonë?

Mbyllja dhe distancimit social për të menaxhuar disi pandeminë e covid-19 kanë çuar në shtim të problemeve të shëndetit mendor, duke përfshirë depresionin, ankthin dhe çrregullimin e stresit pas traumës (PTSD). 

Përpos efekteve sociale dhe ekonomike të pandemisë, a mundet që infektimi me Covid-19 të shkaktojë probleme për shëndetin tonë mendor? Dhe nëse kjo ndodh, a do të thotë kjo që virusi po gjen rrugën për të arritur në trurin tonë?

Duke përdorur të dhënat e 69 milionë njerëzve në Amerikë, studiuesit e Universitetit të Oxfordit, krahasuan njerëzit e diagnostikuar me Covid-19 me ata që vuanin nga probleme të tjera shëndetësore, si gripi ose infektione të tjera respiratore. Kjo qasje u krye për të përjashtuar çdo mundësi që gjetjet t’i dedikoheshin ndikimit të të qënit i sëmurë rëndë ose shtrimit në spital.

Ne dimë që kur njerëzit janë sëmurë (me një sëmundje që nuk lidhet me Covid-in), ata kanë më shumë gjasa që të zhvillojnë një problem të shëndetit mendor se sa kur nuk janë të sëmurë.

A ka diçka specifike rreth covid-19 që mund të sjellë rrezik më të madh krahasuar me ndonjë sëmundje tjetër?


Nga 62,000 njerëzit që ishin diagnostikuar me Covid-19 në studimin kohort, 1 në 5 prej tyre u diganostikua me depresion, ankth ose pagjumësi pas sëmundjes. Disa prej pjesëmarrësve ishin diagnostikuar që më parë me një prej këtyre çrregullimeve, por 1 në 20 pacientë përjetuan probleme të shëndetit mendor për herë të parë në jetë dhe kjo ndodhi pas infektimit me koronavirusin e ri.

Ata me Covid-19 kishin dyfish më shumë gjasa për t’u diagnostikuar me një çrregullim psikiatrik krahasuar me pacientët e tjerë. Pacientët, që ishin të shtruar në spital, kishin një rrezik më të madh, por edhe format e lehta të sëmundjes lidheshin me shfaqjen e problemeve të shëndetit mendor përgjatë tre muajve të parë pas diagnostikimit.

Por edhe nëse ka një lidhje ndërmjet Covid-19 dhe rritjes së rrezikut për një çrregullim psikiatrik, cili mekanizëm fshihet pas tij?


Ka disa viruse që infektojnë trurin tonë dhe shkaktojnë probleme të rënda, madje edhe vdekjen. Por po njësoj, ka shumë viruse të zakonshme, të cilat nuk duken të shkaktojnë gjë. Përgjigjia e drejtë do të ishte se ne ende nuk e dimë se në cilin kah anon Covid-19.

Studimet e mëparshme kanë hetuar se si viruset e tjera arrijnë trurin dhe sistemin nervor qendror të njeriut. Te pacientët e shtruar në spital me dy koronaviruset e tjerë, SARS dhe MERS, u gjet se 1 në 3 persona kishin mundësi për të zhvilluar PTSD dhe 15% e pacientëve kishin depresion dhe/ose ankth një vit pas sëmundjes. 

Mund të ketë edhe mekanizma biologjikë. Covid-19 nxit përgjigjen imunitare në trupin e njeriut, ndërsa dimë që përgjigja imunitare ndonjëherë mund të prekë trurin dhe të ndikojë në emocionet e njeriut apo në funksionimin e trurit në përgjithësi.

Disa viruse njihen për infektimin e sistemit nervor qëndror, duke prekur trurin dhe palcën kurrizore, si për shembull virusi i gripit, fruthi dhe HIV, gjithashtu edhe koronaviruset.

Ndërkohë që studimet që po shohin ndikimin e Covid-19 në sistemin nervor qendror janë duke u zhvilluar, gjetjet fillestare të studimit C-MORE (Zbulimi i ndikimeve multiorganore të Covid-19), në të cilin u përdorë imazheria e përftuar nga rezonanca magnetike për të zbuluar ndryshimet në indet në pjesë të ndryshme të trurit.

Një studim tjetër, i kryer nga shkencëtarët e Universitetit Temple, në Pensilvani, ka treguar se si proteina me spike (zgjatime) e gjetur te koronavirusi mund të shkaktojë inflamacion të qelizave, në një model të sajuar të barrierës gjak-tru, duke bërë që barriera të bëhej e përshkueshme dhe me shumë mundësi kishte gjasa që të pengonte funksionimin normal të rrjetit delikat neuronal.

Është e lehtë që të spekullosh që Covid-19 mund të jetë duke bërë disa gjëra, veçanërisht në trurin tonë, duke shkaktuar depresion dhe ankth, por kjo ende është thjeshtë një hipotezë. Duhen kryer të tjera lloj studimesh, për të parë nëse kjo është e vërtetë. Sigurisht, nëse është e vërtetë, atëherë do duhet që të mendojmë për trajtime që mund ose të parandalojnë atë që mund të ndodhë, ose mund të ndihmojnë pacientët që të përballen me atë që po ndodh.