Faramkogjenetika na mundëson që në bazë të informacionit gjenetik të mund të përzgjedhim trajtimin farmakologjik më të përshtatshëm, maksimizojmë efikasitetin terapeutik dhe të minimizojmë efektet anësore.

Mënyra se si veprojmë tani për përzgjedhjen e një bari është si në Figurën 1. Një medikament i aprovuar për një sëmundje të caktuar, i përshkruhet pacieentit, pa marrë në konsideratë elementë të informacionit gjenetik individual, çka mund të jetë një arsye e rëndësishme e mungesës së efektit të barnave në disa persona dhe shprehjen e më shumë efekteve anësore.

Figura 1.

Mjekësia precise, me anë të biomarkerave dignostikues, synon të përmirësojë përzgjedhjen e barnave për çdo individ, në bazë të informacionit individual gjenetik, Fig. 2.

Figura 2.




Në MIA Clinic, tashmë mund të kryeni testin e Neuropharmagen®, i cili analizon më shumë se 60 polimorfizma prezente në 25 gjene, të lidhura me farmakokinetikën dhe farmakodinamikën e barnave më shpesh të përshkruara në neuropsikiatri.





Të gjitha variantet gjenetike të testuara janë të përzgjedhura sipas të dhënave të fundit dhe janë në rishikim dhe përditësim të vazhdueshëm.

Analiza farmakogjenetike jep informacion mbi përgjigjen ndaj barnave të përdorura në:

- Depresion
- Çrregullim Obsesive-Kompulsive
- Skizofreni
- ADHD
- Çrregullim Ankthi
- Epilepsi
- Çrregullim bipolar



Analiza përfshin informacion mbi 59 barna psikoaktive