Mutizmi selektiv është një gjendje e zakonshme ankthi ku fëmijët që janë normalisht llafazan në shtëpi heshtin para të huajve ose në shkollë.

Kur vajza ime e vogël ishte 3 vjeç, mësuesja e saj parashkollore më thirri disa muaj pas vitit shkollor për të më thënë se ende nuk e kishte idenë se si tingëllonte zëri i vajzës sime.

Kjo nuk ishte hiperbolë: Vajza ime (tani 7 vjeç), nuk i kishte thënë asnjë fjalë të vetme asnjërit prej mësuesve ose fëmijëve. Ajo nuk këndonte me fëmijët e tjerë dhe madje nuk fliste në praninë e tyre, megjithëse llafoste, bërtiste, rënkonte dhe qeshte lirshëm në shtëpi - të paktën kur askush jashtë familjes sonë të ngushtë nuk ishte aty.

Asnjë nga sjelljet e saj si dëshira për të qenë shakatore, për të bërë grimasa qesharake ose për të kënduar tekste të pakuptimta plot hare, nuk nxirrte kryet në publik. Gjatë rrugës për në shtëpi ose për në parashkollor, ajo nganjëherë do të ndalonte së foluri posa të ndjente se dikush po afrohej; ishte sikur “priza që kontrollonte zërin e saj të ishte hequr nga foleja”.

Heshtja e vajzës sime në parashkollor nuk u nxit nga ndrojtja ose mosbesimi dhe as ajo nuk kishte as ndonjë problem të spektrit të autizmit. Këto janë çështje që merren në konsideratë kur një fëmijë ka çrregullimin me të cilin vajza ime u diagnostikua: mutizmi selektiv.

Mutizmi selektiv, i cili prek sa 1 në 140 fëmijë (megjithëse vlerësimet ndryshojnë), karakterizohet nga aftësia për të folur lirshëm në situata specifike (në shtëpi me prindërit dhe vëllezërit dhe motrat) ndërsa nuk është në gjendje të flasë në të tjera rrethana (të tilla si në klasë, park apo edhe dhomën e tyre të ndenjes kur të huajt janë të pranishëm).

Shenjat e para vijnë nga mësuesit


Ndryshe nga fëmijët që janë thjesht të ndrojtur, ata me mutizëm selektiv nuk marrin në konsideratë mundësinë për t’u mësuar e ambjentuar me njerëzit e huaj.

Ata mund të kalojnë muaj ose vite pa folur në ambiente të caktuara, madje edhe të mos kërkojnë të shkojnë në tualet, të mos i tregojnë një të rrituri se ndihen të sëmurë ose të raportojnë një dëmtim.

"Mutizmi selektiv është një çrregullim ankthi kur një fëmijë që ka zhvilluar normalisht të folurën ka një mospërputhje në përdorimin e saj në situata të ndryshme shoqërore", thonë mjekët. "Meqenëse fëmijët zakonisht komunikojnë mirë në shtëpi, shenjat e para vijnë shpesh nga mësuesit kur ata shkojnë në shkollë."

Mutizmi selektiv është një shprehje e ankthit, jo një paaftësi në zhvillim ose ndonjë formë e mosbindjes.

Shumica e fëmijëve që paraqiten te mjeku psikiatër për fëmijë shpesh thonë: "Unë dua të flas por kam frikë" ose "Unë dua të flas, por fjalët më janë ngjitur në fyt".

Kur E. H. filloi parashkollorin, "ai nuk nxirrte zë - as nuk qeshte", kujton nëna e tij. "Në atë kohë mësuesit thanë: 'Oh, ai është thjesht i ndrojtur, do të dalë përfundimisht nga guaska e tij.` Ashtu si shumë fëmijë me mutizëm selektiv, E.H. u qetësua jo vetëm ndaj të huajve, por madje edhe në prani të të afërmve, siç ishte gjyshja e tij” – Rita, një nënë 37-vjeçare që ishte shtëpiake dhe kujdesej për djalin e saj.

Nëse fëmija flet vetëm në situata të caktuara është e rëndësishme që prindërit të kërkojnë një vlerësim nga profesionistë me përvojë që diagnostikojnë dhe trajtojnë mutizmin selektiv. Mjekët e pamësuar me mutizmin selektiv, si pediatri që udhëzoi një nënë të injorojë heshtjen e vajzës së saj, mund të ndikojnë në vonesën për të trajtuar këtë problem. Dhe për fëmijët dygjuhësh, diagnoza mund të jetë më e komplikuar nëse ata flasin gjuhë të ndryshme në mjedise të ndryshme, sepse ata mund të jenë në një "periudhë të heshtur" natyrore të përvetësimit të gjuhës nëse janë të qetë vetëm kur flitet gjuha e tyre e dytë.

Ekspertët rekomandojnë trajtime si terapia njohëse dhe e sjelljes. Prindërit duhet të jenë të kujdesshëm për të qetësuar ankthin e fëmijës duke shmangur shqetësimin.

Në vend që të hidhen për t'iu përgjigjur pyetjeve që iu drejtohen fëmijës ose, në ekstremin tjetër, duke ushtruar shumë presion te fëmija për të folur, prindërit duhet të pranojnë vështirësinë e detyrave që mund të shkaktojnë ankth për fëmijët me mutizëm selektiv. Në të njëjtën kohë, prindërit duhet të shprehin besim në aftësinë e fëmijës: “e dimë që të përgjigjesh në telefon është e vështirë për ty, por unë dhe mami jemi të sigurt që mund ta bësh” – është një mënyrë sesi mund ta nxisni dhe njëkohësisht t’’i tregoni mbështetje fëmijës.

Rekomandohet që prindërit të përqendrohen në bërjen e hapave të vegjël me fëmijët e tyre, që t`i lënë fëmijët të praktikojnë duke përdorur zërin e tyre, si  p.sh., të luajnë së bashku me gjoja sikur po menaxhojnë një restorant, e të flasin me klientët, etj.

Shkollat ​​shpesh janë vendet ku vihet re fillimisht mutizmi selektiv dhe prindërit duhet të kërkojnë një vlerësim sa më shpejt të jetë e mundur nëse dyshojnë se fëmija i tyre mund të ketë çrregullim. Kjo sepse mutizmi selektiv është më i lehtë për t’u trajtuar kur simptomat shfaqen për herë të parë dhe bëhet më e vështirë për t’u trajtuar kur fëmija rritet.

8 shenja të stresit te fëmijët - kur të kërkoni ndihmë profesionale


I diagnostikuar me ADHD, ky fëmijë ua kaloi të gjithë bashkëmoshatarëve në provime