Më poshtë do paraqesim disa nga gabimet më të zakonshme që bëjnë prindërit në përpjekje për t’i ndihmuar fëmijët që të bëjnë detyrat – dhe disa qasje më të mira për të provuar.

Nëse fëmija juaj nuk arrin të përqëndrohet, ndoshta i është shkëputur tërësisht vëmëndja gjatë një ore mësimi (online) dhe është fiksuar diku në një pikë të caktuar në vend që të përqëndrohet te detyrat. Mund të jetë bezdisëse kur një fëmijë i bën bisht një detyre, por nga ana tjetër një e ngritur zëri “Hej, këtu mëndjen!” mund të mos jetë zgjidhja më e mirë. 

Prindërit janë në gjendje të luajnë një rol të rëndësishëm për të ndihmuar fëmijën me mungesë vëmëndjeje ose që ka vështirësi në përqëndrim – dhe mënyra se si ata reagojnë në atë çast frustrimi të fëmijës, mund të bëjë një ndryshim të madh ndërmjet asaj që është e dëmshme apo e dobishme. 


Për prindërit: 


Nëse qëllimi juaj është të nxisni fëmijën që të ruajë më gjatë vëmëndjen, kini parasysh që përqëndrimi është një aftësi. Me pak ndihmë strategjike (dhe natyrisht durim), fëmija juaj mund ta zhvillojë dhe përmirësojë këtë aftësi me kalimin e kohës.

Po përpiqeni të ndihmoni një fëmijë që thjesht nuk do të përqëndrohet në atë që ka para tij? Ja çfarë thonë ekspertët në fushën e zhvillimit të fëmijëve në lidhje me gabimet e zakonshme që prindërit bëjnë duke u përpjekur t'i kthejnë fëmijët për të bërë një detyrë - dhe qasjet më të mira që mund të provoni.

 Gabimi 1: Të harrosh që çështjet e vëmëndjes dhe përqëndrimit lidhen me zhvillimin dhe nuk janë të qëllimshme. 

Qasja më e mirë: Vini re dhe ekploroni (hetoni)

Pse: Ka diçka që shkakton nevojën për ta kujtuar fëmijën tuaj për të “një miliontën” herë që të përqendrohet në punët e përditshme, të fillojë mësimin në klasë ose të përfundojë detyrën e tij. Prindërit ndonjëherë mund të ndihen të turpëruar ose të shprehin zhgënjim, zemërim ose bezdi pa menduar për këndvështrimin e fëmijës së tyre. 

Kini parasysh, për shkak se përqendrimi është një aftësi, fëmijët e vegjël nuk kanë gjithmonë fuqinë e trurit për të kryer një detyrë të caktuar. Specialistët tregojnë se pjesa e trurit përgjegjëse për përqëndrimin nuk zhvillohet plotësisht deri në moshën e rritur të hershme. Dhe te fëmijët më të rritur, situatat stresuese (si, mësimi online në një pandemi) mund ta bëjnë më të vështirë për t'u përqëndruar.

Ndaj, para se të reagoni ndaj një fëmije që ka probleme me përqëndrimin, këshillohet t’i kujtoni vetes që fëmija juaj nuk po ua vështirëson qëllimisht gjërat, por ai po kalon shumë vështirësi. Kur e shihni fëmijën tuaj të papërqëndruar, ndaloni dhe kujtojini vetes se ka të ngjarë të ketë një vonesë në zhvillimin e aftësive ose një ngjarje të jashtme me të cilën fëmija juaj po përballet.

Provoni teknikën "vini re dhe eksploroni". Së pari, vëzhgoni vështirësitë e fëmijës suaj, pastaj provoni të bëni pyetje si: “Po shoh që e ke të vështirë të fillosh detyrat e matematikës. Çfarë të mundon? A je mirë? A mund të të ndihmoj në ndonjë mënyrë? Çfarë mendimesh të vijnë në kokë tani në lidhje me detyrën?”



Gabimi 2: Ndërhyni menjëherë për të zgjidhur problemet e fëmijës suaj. 

Qasja më e mirë: Mësojini fëmijës suaj që t’i zgjidhë vet problemet

Pse: Kur i shohim fëmijët tanë të papërqendruar, instinktet tona zakonisht janë që fëmijët të ndjekin të njëjtat strategji si ne. Por hidhesh shumë shpejt për të "rregulluar" është një mundësi për t'i mësuar fëmijës tuaj teknikat e zgjidhjes së problemeve.

Kini parasysh se veçanërisht me fëmijët më të rritur, strategjia më e mirë është që ata t'ia dalin vetë mbanë. Quajeni këtë si një "eksperiment". Pastaj, mund të shikoni "arritjet" për të parë nëse kjo strategji ka funksionuar. Nëse dëgjimi i muzikës e përqëndron vëllain e madh dhe ata i kryejnë detyrat e shtëpisë, atëherë kjo mënyrë funksionon. "Nëse jo, atëherë mund të diskutoni rreth strategjive të tjera."

Gabimi 3:
 T’i thoni fëmijës suaj se çfarë të bëjë. 

Qasja më e mirë: Bëni pyetje me empati. 

Pse? Është zhgënjyese për prindërit të shohin fëmijën e tyre duke kaluar kohë në YouTube ndërsa supozohet se duhet të jetë duke bërë një detyrë ose të jetë duke dëgjuar mësuesin në Zoom gjatë mësimit online. Ju mund të tundoheni për të ngritur zërin, por kërkesat e vazhdueshme ndaj fëmijës kanë të ngjarë të shkaktojnë stres tek ai/ajo - një qasje jo produktive nëse qëllimi juaj është përqendrimi.

Në vend të kësaj, synoni të qetësoni veten (bëni disa frymëmarrje të thella), më pas bëni pyetje. Për shembull, "Unë po shikoj se ti po rri në YouTube. A është kjo ajo që mësuesja të ka thënë për të bërë tani? "ose "Nuk e shoh mësuesen tënde në Zoom. Çfarë mendon se duhet të bësh që të kthehesh prapë në mësim? ” 

Pyetjet bëjnë të mundur rregullimin e vëmëndjes në lobin frontal të fëmijës suaj, që është edhe vendi ku prodhohen mendimet racionale. Fëmijët nuk mund të arrijnë të zgjidhin problemet nëse ndihen të stresuar ose të gjykuar.

Gabimi 4: 
Përqëndroheni së tepërmi te puna dhe detyrat. 

Qasja më e mirë: Krijoni hapësirë për të qetësuar “mendjen”, bëni pak pushim

Pse: Pas pushimeve verore të kaluar vetëm duke luajtur, mund të prisni që fëmija juaj të kalojë menjëherë në modalitetin vetëm për të mësuar. Por, si çdo njeri tjetër, fëmija ka nevojë për pushime – veçanërisht tani që iu duhet që të zevendësojnë mësimin në klasë me mësimin online nga shtëpia. Ndaj mos mendoni se fëmija juaj duhet të ketë në shtëpi të njëjtën sjellje si në klasë.

Specialistët e zhvillimit rekomandojnë krijimin e hapësirave boshe gjatë ditës, në mënyrë që fëmijët tuaj të arrijnë të kuptojnë mërzinë dhe lojën. Këto hapësira dhe pushime do ta ndihmojnë fëmijën tuaj që të përqëndrohet më mire, kur t’i rikthehet të mësuarit.

Inkurajojini fëmijët e vegjël, që të marrin pjesë në lojëra fizike (duke patur parasysh aftësitë e motorikës globale) përgjatë kësaj periudhe pushimi, duke patur parasysh se aktiviteti fizik i ndihmon fëmijët që të çlirojnë stresin e grumbulluar, gjë që padyshim do t’i ndihmojë ata që të përqëndrohen më mirë.

Kur rrimë në një vend duke u munduar të përqëndrohemi në diçka stresuese, fillojnë të çlirohen shumë hormone stresi nga trupi ynë dhe mënyra më e mirë për t’i pakësuar dhe larguar këto hormone është të lëvizim, në mënyrë që ta çlirojmë të gjithë energjinë.

Gabimi 5: I jepni shumë më tepër mbështetje. 

Qasja më e mirë:  Jepni udhëzime, më pas lërini hapësirën e tyre. 

Pse? Terapistët zakonisht konstatojnë se prindërit madje edhe mësuesit u japin shumë mbështetje fëmijëve që përballen me mungesën e përqëndrimit. Të ndihmosh një fëmijë të përqendrohet dhe të marrë pjesë, në mënyrë që ai të kuptojë udhëzimet dhe detyrat është shumë mirë, por të qëndruarit mbi kokë dhe dhënia e tepërt e ndihmës e udhëzimeve në të vërtetë mund të bëjë më shumë dëm sesa dobi. Këta prindër rezikojnë ta bëjnë fëmijën më të varur nga mbështetja, nxitja dhe kujtesat e tyre, kështu që ata mund të mos jenë të gatshëm ta bëjnë punën vetë.

Në vend që t’u rrini mbi kokë fëmijëve, më mirë jepuni udhëzime e më pas largohuni.

Sigurojuni fëmijëve mbështetje të mjaftueshme në mënyrë që ata të kuptojnë se çfarë pritet prej tyre dhe jepini mjetet e nevojshme për të punuar në mënyrë të pavarur. Bëjini fëmijës pyetje për t'u siguruar që ata janë përqendruar, për shembull, cila ishte gjëja e fundit që tha mësuesi? Në cilën faqe duhet ta gjesh këtë? 

Nëse problemi me përqëndrimin lind gjatë punës së pavarur, rekomandohet përdorimin e një kohëmatësi vizual për ta mbajtur fëmijën tuaj në detyrë. Pavarësisht llojit të kohëmatësit, një kujtesë konkrete mund t'i ndihmojë fëmijët të qëndrojnë duke punuar në mënyrë të pavarur për një periudhë të shkurtër kohe.

Gabimi 6:
 E detyroni fëmijën tuaj që të përqëndrohet në një material që nuk ka aspak interes për të. 

Qasja më e mirë:  Zbuloni nëse detyra që po bën është shumë e lehtë ose shumë e vështirë.

Pse? Nëse keni provuar gjithçka dhe fëmija juaj vazhdimisht i bën rezistencë kryerjes së një detyre, mund t'ju duhet të përdorni disa kleçka për të kuptuar nëse detyra është ose shumë e lehtë ose shumë e vështirë. Fëmijët shpejt humbasin interesin kur materiali (ose një punë e përditshme!) nuk është në përputhje me aftësitë e fëmijës.

Ju mund të mos jeni në dijeni të plotë mbi kurrikulën e klasës së dytë të fëmijës suaj, por nëse mendoni se materiali nuk është mjaftueshëm sfidues (ose anasjelltas), nuk do të ishte një ide e keqe që të flisni me mësuesin e fëmijës për mundësitë e tjera. Qëllimi është të gjesh një "terren të mirë" që do të angazhojë plotësisht trurin e fëmijës tënd në përputhje me moshën e tij kronologjike.

Në çdo rast mos nguroni që të kërkoni ndihmë, si tek mësuesi i fëmijës, pediatri i tij apo edhe një terapist. Nëse po hasni vështirësi me prindërimin, mos nguroni që të kërkoni mbështetje. 




Key words: Prindërit, fëmijët, mungesë vëmnedje, vështirësi në përqëndrim, ADHD, prindërimi, mesimi online, terapist, zhvillimi I fëmijëve, mësimi në klasë.