Edhe prindërit më të mirë e me qëllimet më të mira mund të përcjellin te fëmijët e tyre zakone të këqija e të dëmshme. Kjo mund të hutojë fëmijët – pse ata sillen në këtë mënyrë ose pse ndjehen kështu? 

Të pyetur online, “Çfarë gjërash ‘të vogla’ bëjnë prindërit që u shkaktojnë fëmijëve të tyre probleme më vonë në jetë?” njerëzit dhanë këndvështrime të ndryshme.

Një prej tyre shprehet: "Gabimi më i madh që unë shoh është refuzimi për të marrë përgjegjësi për gabimet e tyre"; të tjerë u shprehën: "Shfaqen e largohen nga jetët e fëmijëve..."; “Të zgjedhin se kur duhet t’u japin dashuri fëmiëjve ose t’i bëjnë ata që ta “fitojnë” këtë dashuri”. “Shpeshherë prindërit bëjnë diskutime rreth problemeve me imazhin trupor, veçanërisht të tyrin (por më pas shkojnë e blenë ushqime jo të shëndetshme)”.

Po profesionistët e shëndetit mendor cfarë thonë? 


Më poshtë po tregojmë një sërë sjelljesh dhe qëndrimesh jo të përshtatshme që mund të bëjnë prindërit.

Sjellje jo të qëndrueshme: të qenit herë afër e herë larg nga jetët e fëmijëve, i bën ata që të përjetojnë ndjenja depresive dhe të vënë në pikëpyetje vlefshmërinë e tyre, sepse vetë prindi nuk do që të jetë me ta. Thjesht ose jini tërësisht të pranishëm në jetën e tyre ose largohuni përgjithmonë. Në këtë rast iu drejtohemi prindërve, të cilët shfaqen hera-herës vetëm kur iu leverdis. Natyrisht prindërit e divorcuar me kujdestari të ndarë kanë më shumë gjasa të sillen kështu sepse i kanë mundësitë më të kufizuara.

Të ndëshkuarit për gabime të vogla: ka shumë gjasa t’u shkaktojë ankth nëse nuk janë perfekt, duke mos u dhënë asnjëherë merita për asgjë, dhe I krijon ide të gabuar mbi të drejtën.

Mos lejimi I vendimarrjes: prindërit bëjnë gjithçka për fëmijët, por ndodh që nuk i lejojnë të marrin vendimet e tyre, gjë që nuk u jep mundësinë fëmijëve që të mësohen të marrin përgjegjësi ose të zhvillojnë aftësi të zgjidhjes së problemeve.

Prindërim protektiv: nëse prindërit tërë kohën janë protektivë ndaj fëmijëve, rrisin gjasat që ata të vazhdojnë të marrin vendime jo të sakta, kjo i bën më narcizistë dhe nuk arrijnë të krijojnë një ide të së drejtës.

Vëmëndje ndaj gabimeve kundrejt suksesit: nëse përqendrohen vetëm te gabimet e fëmijëve dhe shumë rrallë i përgëzojnë, kjo do iu shtojë më shumë ankthin e të mos qënit perfekt. Për më tepër, nëse i përgëzoni vetëm për gjërat që ju pëlqeni, në vend që t’i përgëzoni për përpjekjet e tyre.

Qëndrimi i prindit ndaj bulizmit/dhunës: të qënit i vetëdijshëm që fëmija mund të abuzohet dhe qëndrimi neutral apo pasiv duke mos bërë asgjë për ta mbrojtur, ose përpjekja për ta minimizuar dhunën, janë qëndrime mjaft të gabuara sikurse është edhe rasti ekstrem kur vetë prindi është abuzuesi. Në të gjitha këto qëndrime reagime të pritshme të fëmijës do të jenë stresi, ankthi, crregullimi I stresit pas traumës. 

Ndarja e problemeve të të rriturve me ta: ankth përjetojnë fëmijët kur ndjejnë se janë ata që  duhet që t’i rregullojnë problemet e prindërve. Po kur duhet të bëhen me fëmijën “biseda të rriturish”?. Për ta qartësuar, nuk mendohet që ka një moshë të artë për të biseduar me fëmijët për tema të caktuara duke i trajtuar si të rritur. Të gjithë fëmijët përballen në mënyra të ndryshme me këtë, p.sh., disave u pëlqen që të ndihmojnë dhe të marrin pjesë në vendimmarrje dhe disa të tjerë nuk janë shumë të interesuar. Të flasësh për gjëndjen financiare me adoleshentët, që ata të kuptojnë rëndësinë e parasë është një bisedë e përshtatshme, por nuk konsiderohet e tillë biseda me një 6 vjeçar mbi faktin se nëse nuk mund të paguani qeranë mund të mbeteni të pastrehë.

Të projektuarit e ëndrrave dhe shpresave te ta: ndoshta fëmija juaj nuk dëshiron që të bëhet avokat. Mos ia ngarkoni këtë barrë, sepse ai mund të fillojë të urrejë jetën e tij ngaqë ndihet i detyruar të jetojë ëndrrën tuaj dhe jo të tijën.

Të mos kërkuarit falje kur gaboni: kjo bën që një fëmijë të mendojë se nëse diçka shkon keq me siguri është faji i tij. Pranoni gabimet tuaja duhet t’u mësoni fëmijëve tuaj pak përulësi. 

Të moslejuarit që të zbulojnë pasojat e gabimeve të tyre. Ju mund të doni që t’i mbroni, por po i pengoni që të mësojnë se si të shmangin gabimet në të ardhmen, si të marrin veten prej tyre dhe si të përballen me njerëzit kur ata bëjnë gabime.

Përqendrimi te “hallet” tuaja. Të gjithë kemi probleme, e mira është që të përballemi me to dhe jo të mbetemi në një rreth vicioz. Gjeni një terapist për veten dhe flisni me fëmijët tuaj, bëjini të kuptojnë se ju po bëni më të mirën e mundshme. Kjo iu jep atyre hapësirë që të mësojnë mirësinë dhe se si të përballen me problemet e tyre. 

Cfarë nuk duhet të bëni asnjëherë?

  •  Mos e ndëshkoni fëmijën tuaj për sjelljen që ju vetë ia kërkuat. Për shembull, nësu ju doni që fëmija të bisedojë më shumë me ju, atëherë mos i bërtisni nëse ndan me ju gjëra që për ju duken të frikshme dhe të parehatshme. 
  •  Nëse ju doni që fëmija juaj të kalojë më shumë kohë me familjen, atëherë mos bëni komente që i lëndojnë kur ata janë me ju.
  •  Mos i rrisni me pahir fëmijët tuaj. Mos u tregoni atyre për faturat e papaguara, për marrëdhënien tuaj të keqe, mos u flini keq për prindin tjetër. Mos i përdorni ata për të shkarkuar – nuk është detyra e tyre që tu mbështesin ju.
  •  Mos e përdorni dashurinë e dhembshurinë tuaj si ndëshkim. Dashuria e prindit është një e drejtë, jo një privilegj. Pavarësisht se sa telashe iu hapin – ju mund ta disiplinoni dhe tadoni fëmijën tuaj në të njëjtën kohë.
  •  Fëmijët nuk duhet të dinë gjithçka rreth konflikteve martesore, problemeve me paratë etj.
  •  Duhen shmangur sjellje që japin një pikëpamje negative për veten (dietat, imazhi negativpër trupin, të folurit keq për veten)
  •  Mos krijoni pritshmëri ndaj fëmijëve që janë jo në përputhje me moshën e tyre.
  • Mos përdorni fëmijët tuaj si “thes boksi” për të shfryrë emocionet tuaja
  •  Mos i thoni kurrë fëmijëve që ata janë “qaraman mashtruesa” kur mërziten apo qajnë. Mos e vini në dyshim vuajtjen e tyre. Kjo shkakton probleme.
  •  Mos “ bëni namin” për një gabim të vogël të fëmijëve.


Cfarë duhet të bëni gjithmonë?


  •  Tregojuni  fëmijëve tuaj që ju i doni. 
  • Tregojuni që ju mendoni se ata janë argëtues dhe interesantë. 
  •  Tregojuni se ata mund të mbështeten te ju në çaste të vështira e të parehatshme. Ju mund të përgjigjeni ndaj problemeve e krizave të tyre, pa u shndërruar vetë në një problem për ta.
  • Nxitini fëmijët tuaj të zbulojnë ndjenjat e tyre:  “E shoh që qënke i trishtuar.” “Tani je i inatosur me mua.” “Je i trembur.” Kjo gjë i ndihmon shumë shumë fëmijët në lidhje me shëndetin mendor në të ardhmen, sepse ata do të rriten duke u bërë njerëz që kuptojnë të tjerët dhe arrijnë të shprehin ndjenjat e tyre. Iu krijon fëmijëve themelet e empatisë dhe të të kuptuarit prej nga ku më pas mund të ndërtojnë marrëdhënie të shëndetshme me të tjerët. Është tepër e rëndësishme dhe mjafton vetëm një minutë për ta bërë.
  •  Lerini që të shpërthejnë, lërini të jenë të mërzitur, të trishtuar, ose të hutuar.
  •  Prindërit duhet të lartësojnë fëmijët e tyre në vend që t’iu ulin vlerat  dhe tu thonë që ata nuk do të kenë sukses në jetë.

Në përfundim të këtij shkrimi reflektues mbi prindërimin duhet të theksojmë: 


Nuk është e thënë që fëmijët që kanë pasur sjellje të tilla të pa përshtatshme gjatë rritjes të diagnostikohen me crregullime të shëndetit mendor, por një fakt tjetër ka shumë gjasa të ndodhë, ata do të bartin me vete shumë probleme të cilat do të kërkojnë zgjidhje. 

Nga ana tjetër fakti që ju mund të keni përjetuar gjëra të tilla gjatë fëmijrisë, nuk do të thotë domosdoshmërisht që ju jeni dëmtuar. Mënyra si sillemi në moshë të rritur është tërësisht përgjegjësia jonë. Nëse jeni duke përjetuar një gjëndje të keqe shëndetit mendor gjithmonë kërkoni ndihmë profesionale. 

Fëmijët duan vetëm një gjë në jetë, të kënaqin prindërit apo kujdestarët e tyre! 

Nëse ata do dinin ta bënin këtë duke u sjellë gjithmonë mirë, do e kishin bërë. Nëse ata shfaqin probleme në sjellje, atëherë e sigurt që ka shumë probleme me prindërimin.


Traumat e fëmijërisë rrisin rrezikun për depresion