Te Hamleti, në aktin e 4-rt, skena 5, Ofelia vë në pah se rozmarina bën mirë për kujtesën, një ide, e cila daton mijëra vjet më parë, që në kohën e Greqisë së Lashtë, kur i mëshohej idesë se rozmarina lehtëson trurin, rrit mprehtësinë në të kuptuar, rikthen kujtesën e humbur, gjallëron mendjen. Tek e fundit, bimët mund të quhen edhe fabrika kimike, të cilat mund të prodhojnë të gjitha llojet e përbërjeve që mund të sjellin përfitime neuroprotektive (mbrojtëse të trurit). Ndaj, le të ndërpresim ushqyerjen me ushqime të përpunuara (të gatshme, të konservuara) dhe të fillojmë të hamë ushqime bimore, të pasura në fitonutrientë (substancë, e cila gjendet në disa bimë dhe për të cilën mendohet se ka shumë përfitime për shëndetin e njerëzve dhe ndihmon në parandalimin e disa sëmundjeve), përfshirë këtu, ndoshta edhe një shumëllojshmëri erëzash.

Shpesh, qoftë edhe vetëm aroma e disa erëzave mund të ndikojnë në mënyrën se si truri ynë punon. Fatkeqësisht, ende nuk arrihet që të gjenden në literaturë të dhëna shkencore të kënaqshme rreth aromaterapisë. Ka disa studime që japin përshtypje subjektive, për shembull, ndërkohë që nuhatja e një pakoje me erëza është vërtetë e thjeshtë, jo e kushtueshme dhe e sigurt, a është kjo e efektshme? Kjo gjë ende nuk është saktësuar nga studiuesit.

Megjithatë, në një studim me grup kontrolli, ku studiuesit kishin njerëz të cilët iu nënshtruan një tërësie testimesh, të futur në një dhomë e cila mbante aromë rozmarine, livandoje, ose pa aromë dhe studiuesit krahasuan përfundimet e testeve, u pa se livandoja dukej të ngadalësonte njerëzit dhe të dëmtonte performancën e tyre, ndërkohë që grupi i rozmarinës dukej të kishte arritje më të mira. Ndoshta grupi i rozmarinës pati arritje më të mira sepse aroma i gjallëroi ata në ndonjë lloj mënyre – dhe jo domosdoshmërish në mënyrën e duhur, pasi ndoshta rozmarina mund të shkaktonte stimulim të tepruar në disa rrethana?

Tani, ka studime, të cilat masin valët e trurit të njerëzve dhe mund të bëjnë lidhjet ndërmjet gjetjeve në EEG me ndryshimet në humor dhe performancë, si dhe t’i lidhin ato me ndryshime objektive të vlerave të hormoneve të stresit. Por, a ndodh kjo thjesht sepse aromat e këndshme përmirësojnë humorin e njerëzve? Për shembull, nëse mund të krijojmë një aromë sintetike të rozmarinës me anë të një sërë përbërjesh kimike, të cilat nuk kanë aspak të bëjnë me bimën e rozmarinës, a do të kishte ajo të njëjtin efekt? Ne nuk e dinim… deri tani.

Barërat aromatike kanë përbërës të avullueshëm, që teorikisht mund të hyjnë në rrjedhën e gjakut nëpërmjet thithjes nga hunda ose mushkëritë dhe më pas me shumë mundësi të kalonin në tru duke dhënë ndikime të drejtpërdrejta. Një studim i 2012-ës ishte i pari që e testoi këtë gjë. Studiuesit vendosën disa njerëz që të bënin ushtrime matematikore në një dhomë të mbushur me aromë rozmarine. Njerëzit patën të njëjtën rritje në performancë, por, për herë të parë, studiuesit treguan se përmirësimi i tyre lidhej me sasinë e përbërjes së rozmarinës që arrinte të kalonte në rrjedhën e gjakut thjesht duke qenë në të njëjtën dhomë. Kështu, kjo jo vetëm që tregoi se ajo përthithet, por edhe që përbërje të tilla aromatike natyrale mund të kenë një ndikim të drejtpërdrejt në ndryshimet në funksionimin e trurit.

Nëse këtë gjë mund ta shkaktojë thjesht nuhatja, atëherë çfarë mund të themi nëse e hamë rozmarinën? Ka disa studime mbi vigjilencën, konjicionin (aftësinë njohëse) dhe pakësimin e vlerave të hormonit të stresit dhe thithjes  së rozmarinës. Megjithatë, deri tani nuk ka patur studime klinike mbi përformancën konjitive pas ngrënies së rozmarinës.

Të moshuarve, mosha mesatare 75 vjeç, iu dha për të pirë dy filxhan me lëng domate, vetëm me gjysmë luge çaji rozmarine pluhur, të cilën mund ta përdorim në një recetë të zakonshme, një lugë çaji të plotë, 2 lugë çaji, më tepër se një lugë gjelle me rozmarinë pluhur, ose kokrra placebo për të shmangur çdo ndikim të mundshëm placebo.

 “Shpejtësia e të kujtuarit është një parashikues i mundshëm, tepër i vlefshëm i funksioneve konjitive me kalimin e moshës”.

Studiuesit gjetën se doza më e vogël ka më shumë përfitim, duke rritur shpejtësinë e përpunimit të informacionit te individit në studimit, por doza më e lartë dëmtonte shpejtësinë e përpunimit, ndoshta sepse doza me gjysmë luge çaji përmirësonte vigjilencën, ndërkohë që doza me katër lugë çaji e pakësonte vigjilencën. Kështu, pluhuri i rozmarinës, në doza të vogla, të ngjashme me ato që përdorim në gatimet e zakonshme, tregon që ka efekte pozitive në shpejtësinë e kujtesës.

Mesazhi më i rëndësishëm i gjithë kësaj është se gjërat me tepri nuk janë më të mira. Mos merrni doza të mëdha suplementësh (shtesa ushqimore), ekstrakte bimësh, tretësirash – gatimi me erëza është mëse i mjaftueshëm. Kështu që përdorni erëzat në gatimet tuaja, sidomos në vaktet e rëndësishme.

Si ndikon flora bakteriale në depresion?