Sipas psikiatërve, nervozizmi është një shenjë e nënvlerësuar dhe pak e njohur e depresionit.
Të gjithë mund të mendojmë se ditët e sotme janë kthyer në më të vështira se dikur, jeta është më dinamike dhe problemet të cilat hasim janë nga më të ndryshmet, ndaj dhe është shumë e natyrshme që ndonjëherë të ndihemi të inatosur.
Megjithatë, një pjesë e mirë e psikiatërve paralajmërojnë në një artikull të kohëve të fundit të botuar në NPR se, inati i vazhdueshëm shpesh thotë më shumë për gjendjen tuaj mendore se sa për gjendjen e botës rreth jush.
Shenjat "tinëzare" të depresionit?
Përfytyroni një njeri me depresion të rëndë. Në mendje me siguri ju vjen një njeri me humor të ulur dhe me pak energji që lufton çdo ditë me veten për t'u çuar nga krevati. Kjo është piktura më e shpeshtë që përfytyrohet për njerëzit që luftojnë me depresionin, por kjo është vetëm një nga format se si mund të shfaqet depresioni.
Por një ndër format e tjera, në të cilën mund të shfaqet depresioni është zemërimi i pakontrolluar, veçanërisht te fëmijët. Por, depresioni mund të shfaqet me zemërim të pa kontrolluar edhe te të rriturit. Inati nuk është më i rrallë se mërzitja apo ankthi te pacientët që paraqiten për trajtim psikiatrik.
Cili është burimi i zemërimit?
Shumë prej nesh e kuptojnë inatin si të lidhur me gjendjen përreth, si përgjigje ndaj ngjarjeve që na mërzisin apo ndaj sjelljeve që na tregojnë mungesë respekti. Por shpërthimet emocionale, përfshirë edhe zemërimi i menjëhershëm, mund të jenë shenjë e një mungesës kronike të gjumit apo si pasojë e një mbingarkese të tejskajshme.
Inati i vazhdueshëm, është zakonisht (megjithëse jo gjithmonë) i lidhur me çfarë ndodh në kokën tuaj dhe më pas me atë se çfarë ndodh në botën rreth jush. Ndaj, përpara se të fajësoni gjithçka rreth jush për zemërimin tuaj, kushtojini pak kohë zbulimit të ndjenjave tuaja, për të kuptuar nëse është një çështje që lidhet me psikologjinë tuaj, apo gjërat në këtë kohë për ju janë thjeshtë duke shkuar mbrapsht.
Ciklotimia: A janë ndryshimet tuaja të humorit normale - apo ka diçka më shumë?