Ka shumë të ngjarë që veset tuaja të jenë bërë më evidente gjatë pandemisë, e madje mund edhe të keni fituar një ves të ri. Për shembull, mund të vini re aspekte të mënyrës se si e mbani shtëpinë, çka mund ta bëj punën nga shtëpia më të vështirë. Ose zakonet tuaja personale mund të bezdisin njerëzit me të cilët jetoni. Ose ndoshta nuk po duroni dot veten duke qëndruar pa pushim në telefon, apo kur asnjëherë nuk arrini të zgjoheni në kohë në mëngjes.

Pavarësisht llojit dhe mënyrës se shfaqjes së tyre, veset mbështeten nga një seri sistemesh në tru të cilat lidhin gjendjen mendore aktuale (atë çfarë doni, mendoni ose ndjeni) dhe mjedisin rrethues me një veprim që doni të kryeni. Zakonet jo të mira, në thelb, janë veprime të memorizuara të mënyrës sesi duhet të reagoni në varësi të një situate apo vendi të caktuar. Meqenëse të kujtuarit të gjërave ndodh shpejt dhe në mënyrë automatike, zakonet ju bëjnë të veproni shpejt pa u menduar gjatë.

Zakonet aktivizohen menjëherë kur duam të bëjmë diçka shpejt. Por, në kohën që kuptojmë se tashmë zakoni është kthyer në një ves, të cilin nuk duam të përsërisim më, është shumë e vështirë për të çmësuar veten. Mbi të gjitha, është shumë e vështirë të ndaloni kujtesën tuaj të veprojë, ndaj sistemi i zakonit do të vazhdojë t`ju kujtojë të bëni të njëjtin veprim si gjithmonë.

Në një libër të shkruar nga Art Markman, Profesor i Psikologjisë, “Smart Change”, thuhet se nuk mund të largoni një ves duke ndaluar veten së bëri atë. Sistemet e trurit që ju ndalojnë së bëri një sjellje kërkojnë shumë punë. Nëse e frenoni veten, nuk jeni duke mësuar asgjë të re. Ndaj edhe nëse ja dilni të ndaloni veten së kryeri një sjellje, sistemi i zakonit do të vazhdojë t`ua sugjerojë atë sjellje më vonë.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë për të përmirësuar sjelljet që nuk i dëshironi:

Zëvendësojeni me diçka të re


Përpiquni të zëvendësoni sjelljen e padëshiruar me një sjellje që do të donit të kryenit. çdo herë që bëni një veprim ndryshe, në vend të vesit, jeni duke krijuar një kujtesë të re e cila do t`ju mund të kujtohet në rrethana të ngjashme. Do të vijë një moment që kjo sjellje e re, do të kthehet në të zakonshme.

Ndryshoni rrethanat


Duhet të provoni të ndryshoni rrethanat në të cilat zakonisht kryeni sjelljen e padëshiruar. Duke ndryshuar rrethanat ulni edhe mundësinë për të sjellë në vëmendje sjelljen që doni të largoni.

Për shembull, nëse e keni zakon ngrënien e shumë biskotave në mbrëmje, si fillim mos blini biskota dhe në këtë mënyrë nuk do të keni mundësi të bëni të njëjtin zakon si herët e tjera.

Kërkoni ndihmë tek dikush tjetër


Është e rëndësishme të kërkoni ndihmë nga njerëzit pranë jush. Lërini njerëzit t’ju nxisin e t’ju ndihmojnë të ndaloni së bëri një zakon jo në të mirën tuaj. Njeriu është qenie sociale dhe mendimet që marrim prej të tjerëve mund të kenë ndikim të madh ndihmues për të larguar veset. Përveç kësaj jini të hapur ndaj këshillave të njerëzve që kanë kaluar më parë situatën në të cilin ndodheni. Shkëmbimi i këshillave apo marifeteve është një mënyrë e mirë për të përmirësuar strategjitë për ndryshimin e sjelljes. Gjithashtu, mund të provoni edhe mbajtje e një ditari si ndihmës për të kuptuar më shumë mbi sjelljet tuaja, rrethanat në të cilat i bëni dhe si mund t`i zëvendësoni.

Si të mos ju bërtasësh fëmijëve?


Si ndikon mungesa e gjumit në tru dhe në aftësitë tona konjitive?