Studimet e reja kanë treguar se bebet e lindura me operacion cezarian kanë më shumë gjasa për të shfaqur Crregullim të Spektrit Autik (ASD) dhe Crregullim të pamjaftueshmërisë së vëmendjes më hiperaktivitet (ADHD). Studimi meta-analitik i 61 studimeve i kryer në 19 shtete, që shqyrtoi 20.6 milion lindje, tregoi se risku për ASD ishte 33% më i lartë dhe për ADHD 17% më i lartë, në fëmijët që kishin lindur me operacion cezarian kundrejt atyre të lindur në rrugë natyrale.


Këto gjetje mbeten të njëjta pavarësisht faktit nese vendimi për lindje cezariane (LC) ishte zgjedhje apo rrjedhojë e ndonjë urgjencë mjekësore gjatë procesit të lindjes. Studiuesit e Qendrës për Kërkime në Psikiatri të Institutit Karolinska në Stokholm të Suedisë thonë se ndonse është praktikë e rekomanduar të përdoret lindja cezariane në rastet kur nga ana mjekësore është e nevojshme, nuk do duhet rekomanduar si procedurë lindjeje nëse mungon indikacioni mjekësor.


Lindjet cezariane (me operacion) deri më tani janë lidhur me pasoja negative në shëndetin e fëmijëve si psh. obezitet, astme, diabet mellitus tip1, ndërsa lidhja me crregullime të neurozhvillimit dhe ato psikiatrike ka qenë pak e studiuar. Për më tëpër është e paqartë në rastet kur lindja është planifikuar për tú kryer me metodën cesariane ose në rastet kur kryhet urgjentisht prej një komplikacioni shëndetësor gjatë lindjes.


Studiuesit që kryen këtë rishikim sistematik dhe meta-analitik të studimeve observuese vendosën të “vlerësonin në mënyrë sasiore lidhjen ndërmjet lindjes Cezariane dhe një sërë sëmundjesh psikiatrike dhe të neurozhvillimit, krahësuar me lindjen vaginale”.


Ata po ashtu vlerësuan nëse lloji i ndërhyrjes cezariane, si me zgjedhje apo urgjencë, lindje me forceps apo vakum ishin të lidhura me sëmundshmërinë psikiatrike dhe të neurozhvillimit tek fëmijët. 


U rishikuan 6953 studime. Prej tyre, 61 studime me një numër lindjesh prej 20,607.935 plotësonin kriteret e përfshirjes.


Karakteristikat e studimeve ishin si më poshtë:

Lidhja e lindjes cesariane me:

Numri i sutdimeve

Numri i rasteve të përfshira në studime

ASD

27

59.795

ADHD

13

92.718

Paaftesi intelektuale

3

485

Crregullim të tikeve

3

6181

Crregullim të të ngrwnit

4

4550

OCD

3

7295

Depresion madhor dhe psikoza afektive

5

8561

Psikoza jo afektive

7

7195


Prej këtyre, cilësia e studimit vlerësohej si “e lartë” në 82% të kohortit dhe 50% të studimeve me rast kontrolli.


Reziku i rritur:


Lindja cezariane u gjet të ishte në mënyrë domethënëse e lidhur me rritje të probabilitetit për diagnozën e Autizmit, krahasuar me fëmijët e lindur me rrugë natyrale (odds ratio [OR] 1.33; 95% confidence interval [CI], 1.25 - 1.41).


Në mënyrë të ngjashme rezultoi lidhje domethënëse me rritjen e rasteve të ADHD-së (OR, 1.17; 95% CI, 1.07 - 1.26).


Po ashtu u gjetën rritje të gjasave për sëmundje të tjera psikiatrike dhe neurozhvillimit në fëmijët me lindje cezariane por lidhja nuk ishte domethënëse ndoshta dhe për shkak të numrit të kufizuar të studimeve 


Kur krahasuan lindjen vaginale të asistuar (dmth me përdorim vakumi apo forcepsi) me atë të paasistuar nuk u gjet lidhje domethënëse për tërë sëmundjet më përjashtim të crregullimit të tikeve (OR, 1.28; 95%CI, 1.17 - 1.41; I2 = 0.0%).


Por le të mos e etiketojme plotësisht negativisht lindjen me operacion cezarian.


Një nga drejtuesist e studimit sugjeroi se ka disa arsye të mundshme që lindja cezariane mund të jetë e lidhur me risk më të lartë për sëmundje të neurozhvillimit apo psikiatrike duke i qëndruar faktit se lindja është proces i komplikuar dhe ka një numër faktorësh që mund të cojnë në rezultate të ndryshme.


Një lindje me operacion është e nevojshme kur dicka shkon keq gjatë procesit të lindjes natyrale dhe ndërhyrja bëhet e domosdoshme dhe kur fëmija është në rrezik për të patur dëmtim apo asfiksi prej një lindjeje traumatike, gjë që më vonë bëhet shkas për crregullime neurozhvillimi apo neurologjike. Po ashtu lindja me operacion është e rekomandueshme nga obstetrit kur nëna është diabetike, apo ka hipertension etj. Disa prej sëmundjeve që mund të ketë nëna mund të kenë shkaktuar dëmtime në trurin e fëmijës edhe pa arritur momenti i lindjes. 


Deri tani studiuesit e kanë quajtur një lloj spekullimi por të mirë pranuar faktin se një kombinim i këtyre faktorëve sic janë predispozita gjenetike ndaj crregullimeve neuropsikiatrike rezulton në rritjen e riskut tek pasardhësit. Gjithësesi nuk po themi që të etiketojmë për keq lindjet me operacion dhe ato duhet të vazhdojnë të përdoren kur është domosdoshmëri mjekësore.

Mekanizmat që shpjegojnë lidhjen ndërmjet lindjes cezariane dhe rritjes së riskut tek pasardhësit janë ende të paqartë dhe ka nevojë për studime më të hollësishme.


Gjithësesi duhet thënë se studimi ka rëndësi për mesazhin që jep për klinicistët që lindja cezariane pa indikacion mjekësor duhet të marrë në konsideratë rezultatet e studimeve më të fundit në lidhje me pasojat e mundshme në neurozhvillim


Kujdes, nuk duhet të na mbetet në mendje se lindja cezariane shkakton crregullime neurozhvillimi pasi nuk duhet të ngarërrojmë "shoqërimin" me "shkakësinë".

Lexo më shumë:

5 faktorë të njohur tashmë të lidhur me autizmin