Depresioni është një çrregullim kompleks i humorit i cili shkaktohet nga shumë faktorë të ndryshëm. Thënë kjo, ka një milion arsye që ju të mendoni se ju janë rikthyer simptomat ose që ato janë përkeqësuar edhe pse mjekimi e ka mbajtur humorin tuaj të qëndrueshëm. Sipas të dhënave më të fundit në një studim të Universitetit të Mjekësisësë së Harvard deri në 57% e pacientëve me antidepresantë pësojnë rikthim të simptomave. 


Për këtë mbeten për t’u fajësuar një numër faktorësh ndër të cilat përfshihen, faktori psikologjik, social, konjitiv ose fiziologjik. Edhe gjërat që mendoni se nuk lidhen me shëndetin tuaj mendor shpesh janë të lidhura me të.


Lexoni më tej për të kuptuar arsyen pse medikamentet tuaja nuk po japin efektin e duhur dhe kontaktoni mjekun tuaj për të përshtatur planin tuaj të trajtimit.


Mjekimi juaj mund të mos jetë në dozën apo formën e përshkruar nga mjeku


    Ndonjëherë farmacitë ndryshojnë barnat për shkak të arsyeve të ndryshme. Një dozë më e lartë mund të ndodhë që të jetë më e lirë, ose ata mund të ndyshojnë formën nga pilulë në kapsulë për shkak të mbulimit të ndryshëm të listës së barnave të rimbursueshme.


    Në raste të tilla, ka të ngjarë që ju jeni duke marrë më shumë ose më pak nga mjekimi juaj pa e kuptuar. Kjo mund të shpjegojë pse simptomat janë ndryshe se më parë.


    Diçka tjetër po ndodh në trupin tuaj


      Disa problematika shëndetësore si infeksionet apo gjendje të ndryshme inflamatore mund të ndikojnë në mënyrën se si ndiheni dhe në efektin e antidepresantëve. Kërkoni ndihmë nga mjeku juaj për të vlerësuar rreth këtyre ndryshimeve të cilat mund të merren në konsideratë për ecurinë e trajtimit dhe të gjendjes suaj. 


      Përdorimi i medikamenteve të tjera ose suplementëve


        Barnat e marra me recetë dhe suplementet OTC mund të ndërhyjnë në mënyrën e funskionit të antidepresantëve tuaj. Praktikisht një ilaç ose një substancë tjetër mund të bllokojë ose të ulë përqëndrimin e ilaçeve të depresionit. Kur të takoni mjekun tuaj merrni mendimin e tij lidhur mbi këtë çështje nëse përdorimi i ndonjë medikamenti ose suplementi tjetër mund të interferojë me medikamentet tuaja të depresionit.


        Oraret e gjumit nuk përputhen me orarin e medikamenteve tuaja


          Mungesa e gjumit mund të interferojë në efektin e antidepresantëve. Nëse kohët e fundit keni pasur probleme me gjumin apo ndoshta po flini edhe më shumë se zakonisht, kjo mund të ndikoj në efektin e antidepresantit. Po ashtu, edhe marrja e barnave si melatonina apo suplemente të tjera mund të ndikojnë në efektin e antidepresantëve.


          Zakonet tuaja mund të kenë ndryshuar


          Duhanpirja ndikon në funksionimin e antidepresantëve ashtu siç ndikon dhe konsumimi i alkoolit apo substancave si marijuana. Këta janë faktorë risku të cilat mund të nxisin depresionin tek disa njerëz. Pra, nëse kohët e fundit keni filluar të konsumoni alkool, duhan apo substanca të tjera ose po i konsumoni ato më shpesh se më parë , atëherë kjo gjë mund të shpjegojë pse antidepresantët tuaj duket të mos funksionojnë si normalisht.


          Depresioni po bëhet më i ashpër


            Me kalimin e kohës simptomat e depresionit mund të përkeqësohen. Si rezultat e njëjta dozë ose i njëjti lloj mjekmi që pati funksionuar për ju në të shkuarën mund të mos ketë më efekt mbi gjëndjen tuaj. Pyesni mjekun tuaj nëse simptomat tuaja do të lehtësoheshin në rast se do të provonit një dozë të re ose një medikament të ri.


            Mund të jeni duke u përballur me takifilaksinë


              Takifilaksia mund të tingëllojë si një sëmundje e frikshme, por në fakt ky është termi mjekësor për të shpjeguar se medikamenti të cilin ju po e përdorni nuk ka më efektin e mëparshëm. Kjo ndodh shumë shpesh me antidepresantët. Nëse sipas mjekut tuaj kjo është ajo çfarë po ndodh atëherë ka një sërë trajtimesh alternative që mjeku mund t’ju sugjerojë. Rezervoni një takim për të diskutuar rreth mundësive më të mira për ju.