Në ditët e sotme, në kohët moderne, koncepte të tilla si "ankth", "kam ankth", një ndjenjë ankthi më vjen", janë të zakonshme si pjesë e bisedave të përditshme që hasen rëndom në ambjente mjekësore dhe jo mjekëosre si ato shoqërore, në shkolla, në punë, në televizion etj.  



Çfarë është ankthi?


Ankthi është një ndjenjë e pacaktuar (e paqartë) tmerri ose frike, është një përgjigje ndaj stimujve të jashtëm ose të brendshëm që mund të shfaqen, si: preokupim konstant deri në vështirësi për t’u përqendruar, si gjendje emocionale (p.sh. irritabilitet) dhe si simptoma trupore (p.sh. tension muskular, pamundësi për t’u qetësuar, lodhje ose probleme gjumi).



Çfarë është frika?


Ankthi dallon nga frika. Frikë do të thotë të ndihesh i trembur, ose i kërcënuar nga stimuj të jashtëm, qartësisht të identifikueshëm, që përfaqësojnë rrezik ndaj personit. Ankthi problematik, në krahasim me shqetësimin normal, është më intensiv dhe më i vështirë për t’u kontrolluar, ai bëhet gjymtues, ose thënë ndryshe jo produktiv, pengesë në aktivitetin e përditshëm.



Ç'është Stresi?


Stresi psikologjik i referohet reagimeve emocionale dhe fiziologjike që përjetohen kur një individ përballet me situata në të cilat kërkesat shkojnë përtej mundësive për t'i përballuar. Stresi është një tip i dhimbjes psikologjike dhe ndodh kur një person ka vështirësi të përballet me situatat e jetës, problemet dhe qëllimet e tij. Çdo njeri e përballon stresin ndryshe nga një tjetër: dikush mund të zbavitet me një situatë që një tjetër do ta përjetonte me mjaft shqetësim. P.sh., shumë njerëz e konsiderojnë të folurën në publik si mjaft të sikletshme, por për mësuesit dhe aktorët është një eksperiencë e përditshme, madje e këndshme. Martesa, fëmijët, aeroplanët, gjarpërinjtë, puna e re, shkolla e re dhe largimi nga shtëpia, janë shembuj të ngjarjeve që sjellin stres. Nivele të ulëta stresi mund të jenë të dëshiruara, të dobishme madje dhe të shëndetshme. Stresi pozitiv p.sh., ndihmon të përmirësohet përformanca e një notari. Ky stres luan një rol motivues, përshtatës dhe nxit një reagim më të drejtë ndaj ambjentit.



Çrregulimet e ankthit 


janë një grup gjendjesh që kanë të përbashkët një tipar kyç, ankthin e shtuar, shoqëruar me përgjigje të sjelljes, emocionale, dhe fiziologjike. Ata që vuajnë nga çrregullime të ankthit mund të demonstrojnë sjellje të pazakonshme, si panik pa asnjë arsye, frikë të pajustifikuar ndaj objekteve ose situatave jetësore, veprime të përsëritura të pakontrolluara, ripërjetime të ngjarjeve traumatike, ose shqetësim dërrmues të pashpjegueshëm. Këta mund të përjetojnë shqetësim domethënës dhe me kalimin e kohës çrregullimi dëmton në mënyrë të spikatur rutinën e përditshme, jetën sociale dhe funksionin e përgjithshëm.

Ankthi sjell përgjigje të papërshtatshme të sjelljes, psikomotore dhe fiziologjike, siç janë vështirësitë me të menduarin llogjik, aktivitet motor të axhituar dukshëm dhe rritje të shenjave vitale.

Për të qetësuar këto ndjenja parehatie, individi tenton të ulë nivelin e shqetësimit duke bërë sjellje të reja adaptuese ose shfaq mekanizma mbrojtës. Sjelljet adaptuese mund të jenë pozitive dhe të ndihmojnë personin: p.sh., përdorimi i teknikave imagjinare për të rifokusuar vëmendjen në një skenë më të këndshme, praktikimi i relaksimit pjesë pas pjese, që nga koka deri te maja e këmbës, fymëmarrje më të ngadalta dhe ulje të njëtrajtshme të tensionit muskular. Përgjigjet negative ndaj ankthit mund të rezultojnë në sjellje jo të përshtatshme, siç janë: dhimbja e kokës, sindroma të tjera dhimbjeje dhe përgjigje të lidhura me stresin. 


Per pyetje te lidhura me ankthin, stresin apo friken e pazakonte, na kontaktoni ne:


Pyetje mbi ankthin

cel: +355676000085