Gjuha figurative, me anë të së cilës folësi kërkon të komunikojë diçka tjetër nga ajo çka realisht po thotë, është shumë e shpeshtë në bisedat tona të përditshme. Mendohet se metaforat si psh. “Shtëpia më është kthyer në burg” ose “Vajza ime është një monstër”, përdoren rreth 6 herë brenda një bisede.

Personat me skizofreni, pa dyshim që janë ekspozuar që nga fëmijëria ndaj kësaj mënyrë të foluri. Por studimet kanë treguar se ata e kanë të vështirë t`i interpretojnë këto shprehje. Gjithashtu, është parë se ata kanë vështirësi në të kuptuarit të gjuhës në kontekst - pra t`i japin kuptim fjalive në një situatë të caktuar. Burimi i vështirësive në të kuptuarit e metaforës për këta persona mbete ende i paqartë.

Proceset e sakta që ne ndjekim për të bërë interpretimin e përshtatshëm të një metafore (ose shprehjeje tjetër) mbeten të paqarta. Por shumica bien dakord me idenë se, që të kuptojmë një metaforë si: “Vajza ime është një monstër”, karakteristikat që lidhen me kuptimin e drejtpërdrejtë të metaforës (në shembullin tonë, “monstër”), të cilat nuk kanë aspak rëndësi me interpretimin metaforik (psh. e madhe, jeshile, leshatore), nuk merren parasysh, ndërkohë që merren parasysh karakteristikat që janë domethënëse për interpretimin (e keqe, e vështirë, rrëmujaxhie).

Është parë se jemi të aftë që të shtypim qëllimisht karakteristikat e panevojshme të metaforës kur jemi duke interpretuar një metaforë. Per kjo  nuk ndodh në rast të dëmtimit të kontrollit inhibues (frenues), që është aftësia për të frenuar informacionin që duam - çka është karakteristike për sëmundjen e Alzheimer-it, Parkinson-it dhe në Skizofreni – të gjitha gjendje të lidhura me defiçite (mangësi) të të kuptuarit metaforik.

Në fakt, disa gjetje sugjerojnë se është dëmtimi i kontrollit inhibues, ai që lidhet veçanërisht me të kuptuarit e varfër metaforik në skizofreni.
Një vështrim i ri

Një grup kërkuesish shkencorë studiuan kuptimin metaforik te njerëzit e diagnostikuar me skizofreni. Por këtë radhë ata përdorën një detyrë të re, atë të përzgjedhjes së imazheve për të matu kuptueshmërinë e tyre, në mënyrë që çdo vështirësi e lidhur me të shprehurin të përjashtohej si shkaktar i mundshëm.

Gjithashtu performanca e pjesëmarrësve u testua edhe në dy detyra të tjera, që matnin aftësinë e tyre për të kuptuar besimin, dëshirat dhe gjendjen emocionale të njerëzve të tjerë dhe aftësinë e tyre për të frenuar një veprim në mënyrë që të arrinin të përfundonin një detyrë me saktësi. Kjo dha mundësinë që të përcaktonim nëse performanca e tyre në kuptueshmërinë e metaforës lidhej me ndonjë aftësi konjitive tjetër, më të përgjithshme.

Ata treguan se pavarësisht nivelit të inteligjencës (IQ), numrit të viteve të shkollimit dhe aftësisë për të kuptuar besimet dhe emocionet e të tjerëve, pjesëmarrësit ishin më tepër të prirur për t’i interpretuar metaforat ashtu siç shpreheshin, në kuptimin e parë të tyre, atë të drejtpërdrejtë.

Performancat në detyrat që lidheshin me kontrollin inhibues (frenues) treguan se dëmtimet e kësaj zone me shumë gjasa ishin një nga faktorët që merrnin pjesë në performancën e dobët që shfaqi grupi i skizofrenisë në detyrën e përzgjedhjes së imazheve gjatë studimit për interpretimin e metaforës.

Duke parë se njerëzit e diagnostikuar me skizofreni kanë këtë prirje të natyrshme për të kuptuar gjërat vetëm në kuptimin e parë, ashtu siç thuhen, a mundet kjo që të na ndihmojë që të kuptojmë më mirë psikozën? Dhe si mundet që përvojat e pazakonta, që janë karakteristikë e psikozës (si psh. haluçinacionet dhe ndryshimet e humorit) nxisin apo kërkojnë të menduarit figurativ?

Të menduarit metaforik


Është diskutuar se ne mund të arsyetojmë rreth emocioneve vetëm nëpërmjet “të menduarit” metaforik. Njerëzit që kanë deluzione janë të prirur që të hasin një numër të madh përvojash dhe emocionesh të panjohura, të cilat gjithashtu marrin kuptim nëpërmjet të menduarit metaforik. Por, ndoshta me kalimin e kohës mund të ndodhë që kuptimi figurativ i fjalës të kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në kuptimin e tij të parë nga njerëzit me deluzione (si pasojë pjesërisht e dëmtimeve të të kuptuarit metaforik).

Gjuha figurative, përmes së cilës folësi synon që të komunikojë diçka tjetër përveç kuptimit të zakonshëm për të cilën përdoret fjala, është diçka e zakonshme në komunikimin njerëzor. Disa pohojnë se shprehjet metaforike sikurse “Më është bërë shtëpia burg” ose “Vajza ime është një monstër” përdoren mesatarisht gjashtë herë përgjatë një minute bisede.

Ajo që mund të ketë filluar si një përpjekje për të arsyetuar për një sërë ndjenjash, emocionesh dhe përvojash të ndërlikuara, në një mënyrë më të lirshme, figurative (për shembull: “Më duket sikur po më vëzhgojnë brenda shtëpisë sime”), mundet që me kalimin e kohës, të fillojë të kuptohet në mënyrë të drejtpërdrejtë, në kuptimin e saj të parë. Kjo mund të “ushqehet” nga shumë faktorë.

Së pari, të menduarit metaforik mundet t’i japi “ngjyra” mënyrës se si e perceptojmë botën. Ka disa të dhëna që tregojnë se edhe pse i menduari metaforik vlerësohet si kuptim jo i drejtpërdrejtë, kuptimi figurativ mund të ngjyroset nga kuptimi i drejtpërdrejtë. Për shembull, kur një shprehje si: “Ajo ishte thjesht fantastike” kërkohet të përdoret në mënyrë ironike, ajo ngelet me shijen pozitive të kuptimit të parë. Nuk ka asnjë arsye pse të mendosh që mund të ketë ironi brenda.

Ndaj, bën kuptim, që mendimi “Unë jam Zoti” (diçka që përjetojnë njerëzit nën ndikimin e psikozës) – edhe kur interpretohet figurativisht në trajtën e shprehjes së një vetëvlerësimi moral  - mund të mbetet me shijen e kuptimit të drejtpërdrejtë. Kjo duket më e mundur midis atyre që hasin vështirësi që të ndajnë kuptimin figurativ nga ai drejtpërdrejtë.

Së fundmi, nëse dikush jeton i vetmuar – gjë që është e zakonshme mes atyre që përjetojnë psikozë – mungesa e komunikimit ndërpersonal mund të çojë në rritje të komunikimit intrapersonal, që është komunikimin me vetveten, mendjen e tij. Këto mendime mundet që pastaj të bëhen gjithmonë e më tepër “figurative” ndërkohë që psikoza përkeqësohet dhe individi fillon të veçohet gjithmonë e më shumë nga ata që përpiqen që ta korrigjojnë atë.


Vetmia dhe monotonia mund të tkurrin trurin