Si për fëmijët dhe për të rriturit, simptomat kryesore që përcaktojnë ADHD-në përfshijnë impulsivitetin, hiperaktivitetin dhe mungesën e vëmëndjes. Jo të gjithë individët me ADHD do t’i shfaqin këto simptoma në të njëjtën mënyrë dhe shkallë. Disa mund të vënë re ndryshime në mënyrën se si këto simptoma shfaqen me rritjen e moshës dhe stadeve të ndryshme të jetës.

Këtu do të përmendim hiperaktivitetin, i cili është një nga ato karakteristika të ADHD-së, i cili pëson ndryshime me moshën. Për shembull, te të rriturit hiperaktiviteti i shprehur mund të mos jetë më aq mbizotërues. Në vend të kësaj, individi mund të përjetojë ndjesi të vazhdueshme parehatie. Më poshtë do të gjeni disa mënyra se si simptomat e hiperaktivitetit ose impulsivitetit mund të paraqiten ndryshe te fëmijët dhe ndryshe te të rriturit.

Fëmija


- Vazhdimisht i shqetësuar
- Nuk mund të qëndrojë ulur në klasë ose gjatë ushqyerjes
- Nuk pret dot radhën
- Nxiton të kthejë përgjigje pa pritur që të ketë përfunduar pyetja
- Vrapon dhe kacavirret së tepërmi
- Nuk mund të luajë ose të bëjë detyrat në qetësi
- Ndihet gjithmonë sikur është duke ikur, si një motor që vetëm punon, pa pushim
- Flet tej mase
- Ndërhyn në hapësirën personale të tjetrit; ndërpret të tjerët që mund të jenë duke mësuar ose punuar

I rrituri


- Ndjen nevojën që të lëvizë; parehati e brendshme
- Nuk mund të qëndrojë ulur gjatë mbledhjeve, drekave ose filmave
- Tejet i paduruar
- Mbaron fjalitë e të tjerëve; arrin në përfundime të nxituara
- I jep makinës shpejt; i pakujdesshëm
- Parapëlqen punë shumë aktive
- Gjithmonë gati për të ikur, me nxitim; ka prag të ulët ndaj frustrimit
- Flet së tepërmi; bën komente të papërshtatshme
- Ndërpret të tjerët; monopolizon bisedën

Simptomat e zakonshme të ADHD-së te të rriturit mund të përfshijnë gjithashtu vëmendjen e varfër, shpërqendrim i theksuar, shpesh humbasin në “botën e tyre”, probleme me kujtesën dhe harrojnë shumë, shpesh humbasin gjërat, kanë vështirësi që të organizojnë hapat e një projekti, vonesa të vazhdueshme, zvarritje të gjërave, vështirësi për të nisur dhe për të përfunduar detyrat, gabime të pakujdesshme (trashanike) dhe mungesë organizimi.

Për shumë njerëz me ADHD, simptomat që lidhen me mungesën e vëmendjes shpesh bëhen mbizotëruese në moshë të rritur, ndërkohë që simptomatika e hiperaktivitetit është diçka që më shumë e ndjen së brendshmi se sa të vihet re nga të tjerët.


Nga ndryshon hiperaktiviteti nga ADHD?