Falë teknologjisë që e ka bërë më të thjeshtë marrjen e punës me vete në shtëpi, orët standarte të punës 8 me 4 pothuajse nuk ekzistojnë më.


Kombinuar ky fenomen me udhëtimet e gjata të punës dhe orët më të gjata në punë bën që ne të kalojmë pjesën më të madhe të javës sonë duke lundruar në email e duke mbajtur shënime për ato që duhet të bëjmë. Kjo ngarkesë ndikon në shëndetin tonë mendor.


Të dhënat nga Health&Safety Executive(HSE) raportojnë se në 2018 ishin rreth 595,000 punonjës në Mbretërinë e Bashkuar të cilët vuanin nga stresi i lidhur me punën, depresionin ose ankthin.


Për më tepër stresi i lidhur me punën është shkaktar i 57% të mungesave në punë dhe atakët e panikut në vendin e punës po bëhen gjithnjë edhe më të zakonshme.


Ankthi që lidhet me vendin ku ne punojmë mund të shkaktohet si pasojë e mungesës së gjumit duke ju bërë të ndiheni më pak energjik në punë dhe duke mos ju lejuar të përqëndroheni tek vetja juaj, mund të jetë shkak i kërkesave të panumërta të shefit tuaj ose edhe nga mbingarkesa në punë.


Si ta përballoni ankthin në punë?


Ajo çka rekomandohet është të mos mundoheni ta ndrydhni ankthin. Duhet të dini se ankthi është një përgjigje natyrale ndaj stresit. Në vend që të përpiqesh ta largosh atë, përpiqu të kuptosh atë që po ndodh. Duke i lënë hapësirë, do të keni mundësinë që të punoni mbi shkaktarët e ankthit dhe me mënyrën e reagimit kur të jetë e nevojshme.


Ankthi që lidhet me vendin e punës mund t’ju bëj t`i druheni të folurës nëpër takime për shkak të frikës se do të gjykoheni apo talleni, po ashtu mund t`ju pengoj për të kërkuar ngritjen e merituar në detyrë apo të pagës tuaj.


Nëse keni gjëra të rëndësishme për të thënë dhe komunikimi juaj është thelbësor mos kini frikë të flisni. Kujtoni me veten tuaj për momentin më të mirë që keni pasur në një takim të rëndësishëm kur keni qenë duke folur, kështu do të fitoni besimin për të thënë çka mendoni. Përqëndrohuni në elementët pozitiv të gjithë përvojës dhe jo në atë çfarë mund të shkoj keq.


Mos kini frikë të bëni pyetje, asgjë e keqe nuk ndodh nëse pyesni. Pyetjet ju ndihmojnë të rriteni profesionalisht dhe nëse e shmangni këtë gjë atëherë do të hasni vështirësi në punë.


Edhe nëse instikti ju thotë të qëndroni të qetë e pa reaguar atëherë mos u mendoni dy herë, gjeni guximin dhe bisedoni me kolegët tuaj. Kjo është mënyra më e lehtë për të gjetur ndihmën që kërkonit dhe për të mësuar më shumë nga ata. Për të ndihmuar në zvogëlimin e ankthit në vendin e punës përqëndrohuni vetëm tek detyra juaj dhe largoni çdo faktor tjetër që tenton t`ju dalë përpara.


E megjithatë, është mirë që këto situata të mos kalohen vetëm. Ankthi është i vështirë për t’u kapërcyer pa një ndihmë profesionale, prandaj në të tilla raste shfrytëzoni mbështetjen që mund t`ju ofrohet në vendin e punës ose kërkoni vet mbështetje profesionale.


Si të ndaloni stresin në punë të ndikojë në
shëndetin mendor


Gjëja e parë që duhet të bëni është të rifitoni ndjenjën tuaj të kontrollit. Ne përjetojmë stres kur kuptojmë se nuk kemi nën kontroll të gjitha situatat me të cilat përballemi.


Hapi i parë në rifitimin e kontrollit është t`i japësh një kundërpërgjigje cdo ngacmuesi apo presioni që keni. Përpiquni të identifikoni se cfare po ju shkakton stres. Për shembull mund të jenë detyra të caktuara, marrëdhëniet në punë, ose faktorë të lidhur drejtpërdrejt me punën. A ndiheni të mbështetur nga dikush? A jeni trajnuar plotësisht për të qenë të gatshëm në përballimin e çdo situate në vendin e punës?


Në momentin që arrini të kuptoni shkakun e problemeve tuaja, hartoni një plan veprimi, duke filluar me atë që mund të bëni tani, në moment. Pyesni veten tuaj, cila është gjëja e parë e nevojshme që do të minimizonte presionin?


Një këshillë tjetër është të praktikoni “higjenën konjitive” e cila ka për qëllim largimin e mendimeve negative. Në praktikimin e “higjenës konjitive” mund të ndihmoj meditimi dhe ruajta e një balance ndërmjet orëve të punës dhe jetës tuaj personale.


Duhet të siguroheni se në përditshmërinë tuaj do të kujtoheni për të kombinuar këto praktika. Për shembull të punuarit me orë të zgjatura shkakton një lodhje të madhe e mund të ndikojë në shëndetin tuaj mendor e fizik. Krijoni kohë për veten tuaj për t’i dhënë përparësi mirëqenies emocionale, fizike, mendore dhe shpirtërore.


Ndryshime të vogla janë ato që mund të bëjnë diferencën në mënyrën sesi e perceptoni punën, duke përfishrë këtu orën kur ktheheni në shtëpi apo kohën që kaloni në pushimin e drekës larg ambjentit të punës. Këto ndryshime mund të rezultojnë pozitive për një kohë të gjatë dhe zgjasin mirëqenien mendore.


Si të bëheni më fleksibël në vendin e punës?


Gjëja më e mirë që mund të bëni është të jeni realistë për atë çka mund të arrini të bëni brenda një dite pune. Mos harroni se nga gjithë orët e ditës, vetëm 1/3 e tyre duhet të shpenzohet në punë. Pra, duhet të dini të menaxhoni kohën tuaj. Është shumë e rëndësishme të reflektoni për ditën që keni pasur, të jeni të vetëdijshëm për mënyrën sesi ajo ka ndikuar tek ju. Kujtoni të gjitha gjërat pozitive, çfarë do të mund të bëhej më mirë e çfarë do të bëni ndryshe një herë tjetër.


Krijoni një rregull pune në mënyrë që të keni mundësi edhe për të pushuar, kështu do të jeni të freskët e te fokusuar në detyrën e rradhës që do të kryeni.


Për të gjithë ne është disi e vështirë të pranojmë kritika sado të vlefshme të jenë ato, por të mësuarit për të pranuar kritika konstruktive mund të jetë e dobishme për shëndetin tonë mendor.


Kritika konstruktive kur përcillet në mënyrën e drejtë është një nga metodat më efetive të të mësuarit dhe rritjes profesionale. Mos e merrni kritikën shumë personalisht dhe mësoni të dini t`i pranoni ato. Falënderoni personat që ju japin këshilla dhe qëndroni të hapur për të gjitha diskutimet e nevojshme.


Nëse do ta thjeshtëzonim punën e konceptit mbi ankthin, atëherë do ta krahasonim atë me një kafshë të egër e të vështirë për t’u zbutur. Por me ndihmën e duhur mund të jetë e arritshme. Mos harroni se duhet të përqëndroni energjinë tuaj mbi detyrën që ju është caktuar dhe të mos keni frikë të jepni mendimin tuaj, është më shumë e vlefshme nga sa mund të mendoni.

Lexo më shumë:

Kështu është të jesh e fiksuar pas perfeksionit!