Çfarë të bëj nëse dikush që e kam për zemër më shtyn që të provoj një mjekim psikiatrik?


Ky është një skenar i shpeshtë gjatë punës në klinikë. Është një pozicion i vështirë, sidomos nëse nuk jeni të interesuar për mjekimin. Vetë një psikolog është gjendur në atë pozicion kur po kalonte përmes një periudhe depresioni madhor dhe disa miq të tij e nxisnin që të provonte mjekimin.

Ndoshta hasni vështirësi me humorin e ulët dhe të afërmit tuaj duan që ju të provoni një mjekim për depresionin. Ndoshta bashkëshorti/bashkëshortja do që të merrni një mjekim me barna për gjumë. Mund të keni vështirësi me përqendrimin dhe përfundimin e gjërave dhe dikush ju thotë që të bëni një vlerësim për të filluar mjekim me stimulant. Ose ndoshta ankthi është kthyer në mbingarkesë dhe të tjerët ju nxisin që të kërkoni një recetë për një qetësues si alprazolami (Xanax-i).

Pavarësisht gjendjes në të cilën ndodhemi apo nevojës së mundshme për një mjekim, ajo se çfarë ne fusim në trupin tonë është një vendim tërësisht vetjak – për më tepër kur kemi të bëjmë me një substancë që ndryshon kiminë e trurit tonë. Shumë njerëz janë të frikësuar nga mendimi i një medikamenti që ndikon trupin, mendjen dhe emocionet tona. Ata mund të jenë të interesuar për të nisur një trajtim, por do të parapëlqenin më shumë një zgjidhje jo-kimike.

Qëndron gjithashtu çështja e efekteve të mundshme anësore. Benzodiazepinat, si alprazolami mund të shkaktojnë përgjumje dhe probleme me kujtesën. Inhibitorët selektivë të rikapjes së serotoninës (SSRI-të), si fluoxetina njihen për efektet anësore seksuale, si psh vështirësi për të arritur orgazmën, si dhe dhimbje koke e nauze. Stimulantët, si amfetamina+dextroamfetamina (Aderrall-i) dhe metifenidati (Ritalina) mund të shkaktojnë nervozizëm dhe probleme me gjumin.

Për më tepër, mjekimet psikiatrike mund të mos jenë të lehta për t’u ndërprerë. Ka shpesh një periudhë ndërprerjeje, e cila mund të përfshijë një rikthim të simptomave që mjekimi duhej të trajtonte. Për shembull, ndalimi i alprazolamit shpesh nxit ankthin. Rrjedhimisht, ndalimi i një mjekimi mund të jetë më i vështirë se nisja e tij.

Kjo nuk do të thotë që askush nuk duhet t’i marrë këto mjekime. Mjekët dhe psikiatrit kanë dijeni për këto efekte të mundshme anësore për barin që ata përshkruajnë dhe i marrin parasysh këto efekte kur bëjnë analizën e situatës dhe përfitimet e mundshme. Nëse ata iu japin një mjekim, ata presin që përfitimet të jenë më të mëdha.

Vendimi për të nisur një mjekim mbetet në dorën e individit dhe mjekut që duhet t’ia përshkruajë atë. Por, mund të jetë e vështirë që të durojmë presionin e atyre që kemi për zemër. Më poshtë do paraqesim disa çështje që duhen marrë parasysh kur vlerësoni mundësinë e fillimit të mjekimit.

1. Ji sa më mendje hapur që të jetë e mundur


Është mirë që të vlerësoni këshillat e të dashurve tuaj në mënyrën më dashamirëse të mundshme. Të gjithë ne kemi mangësi dhe ata mund të shohin gjëra që ne nuk i kemi parë, ose nuk duam t’i shohim. Për shembull, ndoshta ne nuk duam të pranojmë se sa të depresionuar jemi. Ndaj, mund të pyesni veten se çfarë ka pas gjithë këmbënguljes së tyre. Cilat janë shqetësimet e tyre? A ndani dhe ju disa nga shqetësimet e tyre?

Keni apo jo nevojë për mjekim, me shumë mundësi ka një çështje e cila ka nevojë që t’i kushtoni vëmendje. Ndoshta mund të jetë diçka që ka të bëjë me ju dhe partnerin tuaj, si psh. vështirësi në komunikim apo zënka të shpeshta. Ndoshta është diçka personale me të cilën ke hasur shumë vështirësi kohët e fundit. Cilado qoftë çështja, njerëzit nuk i shtyjnë të dashurit e tyre që të marrin mjekim në rast se çdo gjë është mirë.

2. A është psikoterapia një mundësi?


Nëse bëhet fjalë për një çështje që kërkon kujdesin e një profesionist, konsideroni psikoterapinë si një mundësi. Shumë njerëz mendojnë se një çrregullim psikiatrik kërkon vetëm ndërhyrje me barna. Por në të vërtetë, shumë njerëz gjejnë lehtësim nga psikoterapia, e cila ka përparësinë e mungesës së efekteve anësore. Të dashurit tuaj ndoshta nuk janë në dijeni se ka edhe trajtime të tjera. Mendoni që të flisni me ta rreth mundësive të ndryshme.

3. Merrni parasysh nga buron nxitja


Pse ndodhë gjithë ky presion? A duket se ky presion vjen nga dashuria dhe shqetësimi që ata kanë për mirëqenien tuaj? Nëse është kështu, ata mund të mendojnë se mjekimi është mënyra më e mirë që të lehtësojnë vuajtjet e tua. Apo duket sikur vjen si pasojë e frustrimit të tyre? Ndoshta ata janë bezdisur nga ju, nga mënyra se si vështirësitë tuaja ndikojnë te ta dhe duan që ti “të rregullosh problemin”.

Motivimi i tyre jo domosdoshmërish tregon se mjekimi është mundësia e duhur për ju. Mjekimi mund të jetë gjëja e gabuar për t’u bërë edhe nëse ata nxiten nga dashuria, ose mund të jetë edhe gjëja e duhur ndonëse ata mund të nxiten nga irritimi. Pavarësisht kësaj, është e rëndësishme që të kuptojmë se nga buron kjo nxitje.

4. Ndoshta problemi janë ata, jo ti


Ndonjëherë personi që në familje cilësohet si “pacienti”, nuk është në të vërtetë ai me problemin. Mund të ndodhë, për shembull, që një person i vështirë mund të fajësojë për të gjithë problemet partnerin e tij dhe mendon se mjekimi mund të bëjë që partneri të bjerë më shumë dakord me të. Ose një prind tepër kontrollues mund të shikojë mjekimin si një zgjidhje për fëmijën që fillon të shfaqi rritje të pavarësisë. Merrni parasysh nëse një dinamikë e tillë mund të luajë një rol të ngjashëm në marrëdhënien tuaj.

6. Sa mundësi ka që shqetësimi juaj të zgjidhet vetvetiu


Shpesh njerëzit këshillojnë mjekimin për shqetësime normale të përshtatjes, si në rastin e zisë ose një përgjigje akute nga një mbingarkesë stresi. Ata nuk e kuptojnë që edhe përvojat e dhimbshme emocionale madje edhe vështirësitë e funksionimit, jo domosdoshmërish nënkuptojnë që zgjidhja është mjekimi. Disa njerëz vënë re se mjekimi i ndihmon në lehtësimin e simptomave kur ato rëndohen ose nuk po përmirësohen vet. Ose disa kanë një çrregullim psikiatrik kronik, i cili kërkon marrjen e mjekimit për menaxhimin e tij. Por, për të tjerët çelësi i shërimit mbeten koha dhe dashuria e mbështetja e të dashurve të tyre.

7. Hetoni ndjenjat tuaja rreth marrjes së mjekimit


Si përfundim, hidhni sytë nga besimi dhe hamendësimet që ju vet keni ndaj mjekimit psikiatrik. Si ndiheni kur mendoni që të nisni mjekimin? Çfarë efekti do të kenë këto mjekime? Disa njerëz mendojnë, për shembull, që marrja e një mjekimi nënkupton dobësi – që “nuk mund ta zgjidhi vet”. Por në të vërtetë, kërkon forcë e guxim të madh që të pranosh ndihmën, e çfarëdo lloji qoftë. Ose ndoshta jeni të bindur që problemet që po kaloni kërkojnë një punë të madhe vetjake dhe marrja e një mjekimi mund të ndërhyjë më procesin e rritjes si individ. Hetoni këto mendime dhe flisni me dikë të cilit i besoni, për një të krijuar një pasqyrë sa më obiektive të situatës që ndodheni.


A mund të përdorni një antidepresiv për të kaluar një periudhë të vështirë?



I inatosur gjatë gjithë kohës? Problemi yt mund të jetë depresioni.



Shëndet i mirë mendor nuk do të thotë të jesh i lumtur gjithë kohën