Për prindërit është situatë shumë e vështirë kur mësojnë se fëmija i tyre është objekt i bullizmit verbal, fizik apo i rrjeteve sociale dhe internetit.  Është mëse normale të ndiheni të shqetësuar por qasja e duhur me problemin do të ndihmonte fëmjën tuaj të ndihej i vlerësuar, i dëgjuar dhe i mbështetur. Me anë të këtij shkrimi sjellim për ju gjashtë këshilla që do t’ju ndihmojnë në menaxhimin e situatave të tilla të vështira.

Bëhuni një dëgjues i mirë për fëmijën tuaj


Të qenurit një dëgjues i mirë u jep fëmijëve mundësinë të kenë besim dhe të shprehen me ju kur nuk ndihen mirë. Mund të jetë e vështirë të tregoheni të përmbajtur por duhet të qëndroni të qetë dhe neutral në shprehinë tuaj ndërsa fëmija shprehet. Në të kundërt ata do të ndalojnë së ndari shqetësimin me ju në mënyrë që të mos iu mërzisin. Ndërkohë që ajo çka duam të fitojmë në një situatë të tillë është pikërisht biseda komode me fëmijën duke i lënë të kuptojë se ju jeni përkrah tij dhe se gjithmonë mund të kërkojnë mbështetjen tuaj për çfarëdo lloj problemi. Ju gjithashtu mund t’i udhëzoni si të menaxhojnë ndjenjat dhe stresin.

Jepni shembuj


Është mëse normale që të doni të merrni situatën në duar dhe t’i dilni përkrah fëmijës suaj të lënduar nga një situatë apo individ. Në vend që të vini në punë mekanizmat mbrojtës si prind përfitoni nga situata për ta edukuar fëmijën me të pasurit e vetëkontrollit dhe aftësimin në zgjidhjen e problemit. Ndihmojeni fëmijën duke i dhënë disa shembuj sesi mund të reagojë nëse e njëjta situatë përsëritet, si për shembull të largohen ose të kërkojnë ndihmë nga një mik i besuar. Nuk ka një formulë të njëjtë për të mësuar çdo fëmijë si të sillet në situata të ngjashme pasi secili prej tyre ka personalitet unik. Mund ta ndihmoni fëmijën të ketë vetëkontroll nëse një situatë e ngjashme do të përsëritej duke i  nxitur në aftësimin e zgjidhjes së problemit.

Kërkoni ndihmë


Një tjetër person i besuar për ju, mund të ishte një ndihmë e madhe në këto raste. Vënja në lojë apo ngacmimet i bëjnë fëmijët të jenë më të ndjeshëm dhe të tërhequr në vetvete.  Mund të bisedoni me fëmijën dhe ta ndihmoni të kuptoj se në mungesën tuaj ai mund të kërkojë ndihmë tek dikush tjetër, një mësues, psikologu i shkollës apo kushdo që ju mund ta gjykoni si të besuar . Duke ditur që pranë tyre është dikush me autoritet mbi ngacmuesin apo fëmijët e tjerë i bën të jenë më të qetë.

Zgjeroni horizontet e tij/saj


Përfshirja e tyre në grupe sportive ose në aktiviteteve të tjera që ata pëlqejnë u jep vetëbesim si dhe zgjeron ndërveprimin në komunitetin social. Programet e organizuara për  fëmijë u krijojnë hapësirë të krijojmë miqësi të reja si dhe të fitojnë aftësi të reja.

Kufizoni ndikimin e ngacmimeve nga interneti


Fëmijët dinë të jenë shumë mizorë me njëri-tjetrin kur behet fjalë për vënien në lojë online. Nëse kuptoni që kjo po ndodh dhe fëmija juaj është i përfshirë, është me vënd t’i thoni atyre të bllokojnë personin që po i ngacmon, ndërkohë ruani mesazhet apo komunikimet e tij dhe raportojeni sjelljen dhe shqetësimin mbi këto fakte tek instancat e shkollës. Mund të jetë e udhës t`u kufizoni kohën e qëndrimit në internet ose të keni akses në llogaritë e rrjeteve socialte të fëmijës për të qenë të informuar për disa kohë. Para se të bëni këtë gjë, tregohuni transparent për atë cka po bëni duke shpjeguar veprimin tuaj, në mënyrë që fëmija të ndihet i mbështetur e jo i ndëshkuar.  Vazhdimisht ndihmojini të kuptojnë shenjat e ngacmimit në internet e njëkohësisht shpjegojuni cila do të ishte mënyra më e mirë për të vepruar në raste të tilla.

Ndani shqetësimin tuaj me të afërmit


Bullizmi është i vështirë për t’u përballuar jo vetëm nga fëmijët por edhe nga prindërit. Do t’ju ndihmonte të flisnit me miqtë e afërt apo pjesëtarët e tjerë të familjes për atë që po kalon fëmija juaj. Kujtojeni fëmijën se gjithmonë jeni aty për ta dëgjuar dhe përkrahur dhe se emocionet negative që ndiejnë janë mëse normale. Mbajtja e një ditari është një mënyrë e mirë për të shprehur emocionet pas një dite stresuese. Nëse kuptoni se situata kalon përtej mundësive tuaja, do të ishte me vënd këshillimi me një profesionist të shëndetit mendor.