Studiuesit raportojnë një ulje të neuroticizmit te njerëzit me çrregullim ankthi të përgjithësuar, të cilët përfunduan me sukses terapinë metakonjitive ose terapinë konjitive-bihejviorale.

Hulumtimet e mëparshme shkencore nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë (NTNU) kanë treguar se njerëzit me çrregullime ankthi mund të përfitojnë nga dy lloje terapish. Por në një studim të ri NTNU, të njëjtët pacientë shfaqën gjithashtu ndryshime të mëdha në një nga testet shkencore të vlerësimit të personalitetit.

Trajtimi çoi në pikëzim më të ulët te pacientët në lidhje me tiparin e personalitetit neurotik dhe në këtë mënyrë ndoshta kishin një rrezik më të ulët të rishfaqjes së simptomatikës së mëparshme. Në përgjithësi, profilet e personalitetit të pacientëve u normalizuan.

Dy metoda efektive


Njerëzit me çrregullim ankthi të përgjithësuar zakonisht kanë pikëzim të lartë në testet për neuroticizëm. Në të njëjtën kohë, ata kanë pikëzim më të ulët në tiparet e të qënit ekstrovert dhe përqafimit të përvojave të reja.

Ekipi kërkimor përdori terapinë konjitive-bihejviorale dhe terapinë metakonjitive për të ndihmuar pacientët.

Terapia konjitive-bihejviroale (CBT) synon të ndihmojë pacientët të identifikojnë dhe ndryshojnë modelet e të menduarit vetëshkatërrues dhe negativ dhe të praktikojnë relaksimin.

Terapia metakonjitive është një metodë e re trajtimi që në vend që të ndryshojë përmbajtjen e njohjes së shqetësimit, përpiqet të ndryshojë metakonjicionet e pacientëve për shqetësimin dhe të ndërpresë proçesin e shqetësimit.

Të dyja kanë efekte pozitive për pacientët.

Efekte të tilla dramatike të pazakonta


Ndryshimet e personalitetit të gjetura nga grupi kërkimor në këtë studim ishin dy herë më të mëdha se ato të raportuara në hulumtimet e mëparshme. Të dyja metodat e trajtimit prodhuan ndryshime më të mëdha në neuroticizëm sesa është raportuar më parë në studimet e ndryshimeve në tiparet e neuroticizmit pas trajtimit.



Hulumtimet e mëparshme nuk kanë treguar se metoda të ndryshme trajtimi rezultojnë në shkallë të ndryshme të ndryshimit të personalitetit. Kjo mund të jetë pjesërisht për shkak të metodave të përdorura. Në këtë studim, terapia metakonjitive kishte efektin më të madh si në simptoma ashtu edhe në personalitet. 

Në veçanti, njerëzit në studim nisën të kërkonin pjesëmarrje në më shumë situata shoqërore dhe u bënë më të ngrohtë, miqësorë dhe të interesuar për të tjerët. Ata ishin gjithashtu më të hapur ndaj përvojave dhe aktiviteteve të reja.

Trajtimi për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar jo vetëm që lehtësoi tiparet neurotike, por gjithashtu bëri që personaliteti i pacientit në përgjithësi të bëhej më i qëndrueshëm.

Pacientët u bënë më ekstrovertë pas trajtimit. Në veçanti, ata kërkuan të ishin pjesëmarrës në më shumë situata shoqërore dhe u bënë më të ngrohtë, miqësorë dhe të interesuar për të tjerët. Ata ishin gjithashtu më të hapur ndaj përvojave dhe aktiviteteve të reja.

Të dyja metodat duket se funksionojnë njësoj për të lehtësuar tiparet neurotike, por terapia metakonjitive duket se siguron ndryshimin më të madh të personalitetit.

Psikologjia moderne e personalitetit, krahasuar me metodat e vjetra, përqendrohet më shumë në larmishmërinë brenda tipareve normale të personalitetit dhe në stabilitetin e personalitetit shpjegon Kennair.

Për të matur ndryshimet në personalitet, grupi i kërkimit përdori Inventarin e Personalitetit NEO (NEO-PI), i cili konsiderohet nga shumë profesionistë si vlerësuesi më i mirë i personalitetit.

NEO-PI vlerëson pesë tiparet e personalitetit sipas modelit me pesë faktorë: gadishmëria ndaj përvojave të reja, të qënit i ndërgjegjshëm, pajtueshmëria, të qënit ekstrovert dhe neuroticizmi. Përdorimi i një vlerësuesi të tillë është i pazakontë në një kontekst ku qëllimi është gjetja e një trajtimi efektiv.

Psikologjia moderne e personalitetit hamendëson se tiparet e personalitetit janë relativisht të qëndrueshme. Qëllimi i trajtimit klinik është të ndryshojë tipare të caktuara të personalitetit. Studimi dallohet sepse përdor instrumenta të mirë shkencorë të vlerësimit të tipareve të personalitetit për t'u mundësuar studiuesve të identifikojnë ndryshimet e personalitetit.

Gjashtëdhjetë pacientë u ndanë në dy grupe të rastësishme, ku njëri grup merrte terapi konjitive-bihejviorale dhe tjetri terapi metakonjitive.

Studimi i trajtimit për çrregullimin e ankthit të përgjithësuar u botua më parë nga Nordahl et al (2019) dhe efekti në tiparet e personalitetit u botua këtë radhë. Trajtimi zgjati vetëm dymbëdhjetë seanca. 

Rezultatet tregojnë se pacientët mund të mos kenë nevojë t'i nënshtrohen psikoterapisë për një periudhë afatgjatë për të ndryshuar strukturën e tyre të personalitetit.

Grupi kërkimor beson se studimet e reja duhet të përfshijnë instrumenta të vlerësimit të personalitetit për të hetuar rëndësinë e ndryshimit të personalitetit në lidhje me efektivitetin e trajtimit.

Sa zgjat periudha e shkëputjes nga Xanax-i?