Çfarë është Çrregullimi i Sjelljes?


Është model kronik sjelljeje që i shkakton dëm të tjerëve e që thyen normat apo rregullat sociale



Çrregullimi i sjelljes dhe sjellja antisociale tek fëmijët kanë keto karakteristika:


  • Kryerje veprimesh dhe mbajtje qëndrimesh që nuk janë në përputhje me moshën
  • Dhunim i pritshmërive të familjes dhe shoqërisë
  • Dëmtim i të drejtave të të tjerëve dhe dëmtim i pronës së të tjerëve

Çrregullimi i sjelljes dhe sjellja antisociale janë të lidhura me ambjentin ku zhvillohet individi. Në shfaqjen e saj faktorët e mëposhtëm janë predispozues:

  • Jeta në varfëri, jeta në lagje të çorganizuara
  • Prania e dhunës në familje apo në lagje
  • Përjetimi i abuzimit, i neglizhimit si dhe rritja me vëmendje apo supervizion të pamjaftueshëm
  • Cilësi e dobët e shkollës që mëson ose ka mësuar fëmija

Ambjenti social, skema e mëposhtme shpjegon ndikimin që mund të ketë organizimi i ambjentit ku rritet fëmija në tërë etapat e zhvillimit të tij:



Çfarë do të thotë të diagnostikohesh me çrregullim sjelljeje sipas manualit diagnostik të psikiatrisë?


Do të thotë që gjendja e fëmijës të plotësojë kriteret e mëposhtme:

Të ketë model kronik sjelljeje ku të drejtat e të tjerëve/normat sociale janë dhunuar, me prani të 3 ose më shumë prej simptomave të mëposhtme për 1 vit ose të paktën 1 prej tyre në 6 muajt e fundit:


Agresion ndaj njerëzve dhe kafshëve

  • shpesh tallet, kërcënon, ose intimidon të tjerët
  • shpesh fillon zënka
  • përdor një armë që mund të shkaktojë dëm fizik serioz
  • është fizikisht mizor me njerëzit
  • është fizikisht mizor me kafshët
  • vjedh duke dhunuar/konfrontuar viktimën
  • aktivitet seksual me forcë

Dëmtim të pronës

  • Vë zjarre me qëllim që të shkaktojë dëm serioz
  • Qëllimisht shkatërron pronën e të tjerëve  mënyra të tjera (përveç zjarrit)

Mashtron ose vjedh

  • thyen dhe hyn nëpër shtëpi ose makina
  • shpesh gënjen për të përfituar ose për të shmangur detyrimet (“ndaj të tjerëve")
  • vjedh gjëra pa konfrontuar viktimën

Dëmtim serioz i rregullave

  • shpesh qëndron jashtë natën pavarësisht ndalimit të prindërve
  • largohet nga shtëpia natën të paktën 2 herë  (ose 1 herë por që zgjat)
  • mungesa pa arsye nga shkolla që përpara 13 vjeç

Rëndësi ka të specifikohet koha e fillimit të çrregullimit, rëndesa e simptomave:

  • Me fillim në Fëmijëri:
  • 1 kriter i pranishëm përpara 10 vjeç


Çfarë do të thotë të diagnostikohesh me çrregullim opozicional kundërshtues sipas manualit diagnostik të psikiatrisë?


Do të thotë që gjendja e fëmijës të plotësojë kriteret e mëposhtëme:

Të ketë model sjelljeje negativ dhe kundershtues për periudhë 6 mujore në të cilën të paktën prej 4 shenjave të mëposhtëme janë të pranishme: (duhet të jenë sjellje jo në përputhje me moshën):

  • shpesh nxehet
  • shpesh zihet me të rriturit
  • shpesh aktivisht kundërshton ose refuzon kërkesat e të rriturve ose rregullat
  • shpesh me qëllim mërzit të tjerët
  • shpesh fajëson të tjerët për gabime te veta
  • shpesh i prekshëm lehtësisht mërzitet prej të tjerëve
  • shpesh i inatosur dhe i hatërmbetur
  • shpesh mizor dhe hakmarrës

Sigurisht do duhet vlerësuar nga mjeku psikiatër pasi këto kritere do duhen parë në dritën e diagnozës diferenciale pra do duhen përjashtuar sëmundje të tjera të shëndetit mendor si psikoza apo depresioni që mund të kenë po ashtu të pranishme sjellje të tilla.



Çfarë karakteristikash të tjera mund të ketë një fëmijë me çrregullim sjelljeje?


  • Inteligjent por rezultate të dobëta në shkollë
  • Mungesë e inteligjencës emocionale
  • Me tipare të personalitetit si:  impulsiv, jo emocional, i pandjeshëm ndaj të tjerëve
  • Probleme të shumta në marrëdhënie: moshatarët, familjen, mësuesit, figurat autoritare.
  • Të ketë çrregullime të tjera:  ADHD, ankth, depresion, abuzim substancash


Sa të shpeshta janë?


  • Çrregullimi i sjelljes ka një prevalencë:  5-8% ndërsa çrregullimi opozicional 10.2%
  • Ndryshime gjinore: djem/vajza - 10/1 në fëmijëri dhe 1.5 / 1 në adoleshencë.
  • Ka ndryshime gjinore në shprehjen e simptomave.
  • Tipi me fillim në adoleshencë
  • S`ka ndonjë të dhënë para 10 vjeç


Nëse jeni të shqetësuar për sjelljen e fëmijës suaj na kontaktoni
 KËTU