Shumë gjëra rrudhen dhe tkurren në të ftohtë. Sidomos ekstremitetet e njeriut, si gishtat e këmbëve dhe të duarve. Por edhe truri mund të përjetojë tkurrje, të paktën sipas studimit të botuar së fundmi në The New England Journal of Medicine.

Për studimin e tyre, shkencëtarët amerikanë dhe ata gjermanë monitoruan nëntë njerëz, të cilët kaluan 14 muaj nga jeta e tyre në një stacion të vetmuar kërkimor në Polin e Jugut. Në përfundim të këtij qëndrimi të përkohshëm, subjektet e studimit u gjetën të ishin në kuptimin e parë të fjalës “me kokën më të lehtë”. Skanerat e trurit, të bërë para dhe pas studimit treguan se disa struktura të trurit kishin pësuar tkurrje domenthënëse. Në veçanti, hipokampusi – një strukturë trunore e rëndësishme në proçesin e të nxënit dhe të kujtesës - ishte zvogëluar ndjeshëm.

Por shkencëtarët hedhin idenë se nuk është i ftohti, ai që shkakton më shumë tkurrje, por në të vërtetë shkaku është vetmia dhe izolimi. Ndërkohë që punonin dhe jetonin në stacionin e Antarktikut, ata rrallëherë ishin në shoqëri, subjektet e studiuara pra, nuk merrnin stimulim mjaftueshëm.

Ne e dimë që vetmia shkakton shumë ndikime mbi shëndetin tonë. Disa ekspertë thonë se është aq toksike sa të pish 15 cigare në ditë. Por ky studim tregon se sa më shumë që njeriu të qëndrojë vetëm, truri ynë fillon të humbasë peshë në pjesë të tij, të cilat janë shumë të rëndësishme për shoqërizimin.

Edhe më keq akoma, duket se truri e ka të vështirë që të marri veten pas kësaj përvoje. Sikurse shkencëtarët shpjegojnë, një tru i cili humbet peshë nga hipokampusi, humbet aftësinë e tij për të përpunuar emocionet dhe për të ndërvepruar me të tjerët.

Në një nga testimet e tyre, shkencëtarët matën sasinë e proteinave, të quajtura faktori neurotrofik me origjinë nga truri - BDNF. Truri mbështetet te kjo proteinë për të krijuar neuronet e reja dhe lidhjet e reja nervore. Në të nëntë subjektët, proteina BDNF sa vinte e pakësohej sa më gjatë ata qëndronin në Antartkik.

Krahasuar me grupin e shëndetshëm të kontrollit - nëntë njerëz, të cilët nuk kishin qëndruar për muaj të tërë në Antarktik - grupi i qëndrimit në Polin e Jugut shfaqi një rënie të vazhdueshme të vëllimit të trurit dhe të proteinës BDNF.

"Një tru i vetmuar vetëm sa vjen e bëhet më i vetmuar, duke qënë se ai humbet aftësinë për të krijuar lidhje të reja. Duket si një pllakë e vetmuar akulli, i cili kthehet në një vend të tmerrshëm për të jetuar".


Ajo cka mund t`i ngjaj për nga efekti në tru qëndrimit në Polin e Jugut, është të bërit e të njëjtave gjëra vazhdimisht e vazhdimisht. E në këto raste duket të ketë të njëjtin ndikim si jetesa në akullnajat e poleve.

Sikurse këshillojnë studimet e reja, nuk është i ftohti, por më tepër monotonia ajo që i jep goditje trurit. Një tru, i cili preket nga e njëjta rutinë çdo ditë, duke parë të njëjtat fytyra vazhdimisht, ka vështirësi në krijimin e lidhjeve dhe përvojave të reja.

Dhe ky është një problem i cili haset shpesh në një shoqëri, e cila sa vjen e vuan më shumë nga epidemia e vetmisë.


Të qënit në ndërveprim me të tjerët, shoqërizimi njihet si një nevojë thelbësore për njeriun. Një nevojë vendimtare për mirëqënien dhe mbijetesën. E megjithatë, një përqindje në rritje e popullsisë po përjeton sot rregullisht izolimin.

Por, ka shpresë. Grupi i shkencëtarëve u përqëndrua në mënyrat për të rritur mbrojtjen e trurit ndaj tkurrjes - gjëra si psh aktivitete të ndryshme fzike apo përdorimin e realitetit virtual për të shtuar stimulimin e trurit.

Në secilin rast, zgjidhja më e përshtatshme për të parandaluar këto është të mundoheni të krijoni miq të rinj.



Lexo me shume:


Përdorimi i tepërt i mediave sociale, faktor risku për depresionin tek adoleshentët