Onkologjia

 

 
 

Sëmundjet tumorale

 
janë në rritje në dekadat e fundit. Rreth 30-50% e rasteve me kancer mund të parandalohen ose të kurohen nëse diagnostikohen herët.
 
 
 

Trajtim i personalizuar

 
orientohet drejt përshtatjes ndaj tipareve biologjike të tumorit, shtrirjes së sëmundjes dhe gjendjes së përgjithshme të pacientit.
 
 
 

Qasje holistike

 
e mbështetje shumë planëshe për ju dhe të afërmit tuaj me ofrimin e këshillimit dhe suportit psikologjik.
 
 
 
 
 
 

Shëndeti Mendor

 

 
 

Çfarë përfshin?

 
Përfshin aspektin tonë emocional, psikologjik dhe mirëqenien tonë sociale. Ai përcakton si ne përballemi me stresin, si sillemi me të tjerët dhe si marrim vendimet në jetën e përditshme.
 
 
 

Specialistë të dedikuar

 
Jemi të angazhuar për të siguruar trajtimin dhe mbështetjen më të mirë, duke ju ndihmuar të kapërceni problemet tuaja të shëndetit mendor që mund t'ju shkaktojnë humbjen e mirëqenies së përditshme në shoqëri, në punë apo familje.
 
 
 

Vlerësim për çdo moshë

 
Proces vlerësimi nga një ekip specialistësh, ku analizohet me detaje zhvillimi psikomotor dhe më gjerë. Ne ndihmojmë fëmijët dhe të rinjtë të arrijnë sukses në jetën e tyre duke ndihmuar në rritjen e aftësisë së tyre përshtatëse përgjatë etapave të rritjes.
 
 
 
 
 
 

Neurologjia

 

 
 

Sëmundjet neurologjike

 
600 është numri i sëmundjeve neurologjike, të cilat të pa trajtuara, shkaktojnë pasoja të rënda mbi shëndetin.
 
 
 

Eksperienca shumë vjeçare

 
Eksperienca ndihmon në përcaktimin e saktë të diagnozës dhe është thelbësore për vendimet mbi trajtimin adekuat.
 
 
 

Bashkëpunim me fizioterapistë

 
Bashkëpunim me fizioterapistët, specialistët logoped, nutricionistët dhe neuropsikiatrët, për të siguruar rezultatet më të mira për pacientin.
 
 
 
 
 
 

Alergologjia

 

 
 

Fëmijët

 
Shumë nga alergjitë te fëmijët lidhen me qumështin, vezën dhe ushqime të tjera më pak të zakonshme. Alergjitë ushqimore shpesh shfaqen në formën e ekzemave, të cilat e demtojnë lëkurën dhe rrisin rrezikun për infeksione të mëtejshme. Në MIA Clinic ne e kuptojmë rëndësinë e ndërhyrjes në rastin më të parë.
 
 
 

Adoleshentët

 
Ndërsa fëmijët rriten në adoleshencë, problemet e rrugëve të frymëmarrjes mund të bëhen më të dukshme dhe shqetësuese, deri në paralajmërimin e një astme. Çka mund të pasohet me simptoma të tjera shqetësuese të alergjisë. Përveç ndikimit të dukshëm në cilësinë e jetës, arritjet në shkollë mund të ndikohen negativisht. Në MIA Clinic ndalimi i këtij "vërshimi alergjik" është prioritet kyç.
 
 
 

Të rriturit

 
Alergjitë e vazhdueshme të ushqimit mund të shkaktojnë reaksione gjithnjë e më të ashpra, disa prej tyre madje kërcënuese për jetën, si anafilaksia. Specialistët në MIA Clinic mund të diagnostikojnë rastet më të thjeshta dhe ato raste të paqarta të mbartura në kohë, që jo rrallë janë edhe burim i ankthit dhe stresit.
 
 
 
 
 
 

Endokrinologjia

 

 
 

Endokrinologjia

 
Eshtë një specialitet i mjekesise, në të cilin saktësia e analizave laboratorike është shumë e rëndësishme në përcaktimin e saktë të diagnozës.
 
 
 

Trajtim i personalizuar

 
Konsulta endokrinologjike përfshin diagnostikimin dhe përcaktimin e planit të trajtimit të përshtatur ndaj çdo pacienti dhe diskutimin në staf multidisiplinar të disfunksioneve hormonale komplekse
 
 
 

Këshillim për stilin e jetesës

 
Qasje holistike e mbështetje shumë planëshe për ju me ofrimin e këshillimit dhe suportit mbi ndryshimet dietetike dhe stilin e jeteses.