Sonila Tomori

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Psikiatër për Fëmijë e Adoleshentë

 
 
 
 
 

Bio

 
 
 
Dr. Sonila, me një eksperiencë të gjatë klinike me fëmijë të moshave të ndryshme deri në adoleshencë, mbulon gjithë gamën e problematikave të shëndetit mendor lidhur me ta.

Për të, të punosh me fëmijët për të kuptuar dhe vlerësuar sjelljen e tyre në plot aspekte është një eksperiencë unike, frymëzuese dhe kontribuese në menaxhimin sa më efikas të çrregullimeve të shëndetit mendor.


“Një nga aspektet më të bukura dhe sfiduese, është të punuarit me prindin dhe fëmijën. Jo vetëm për të kuptuar dinamikën e marrëdhënies së tyre, por edhe për të vlerësuar se si aspekte të veçanta të kësaj dinamike, herë janë një prej shkaqeve të problemit dhe herë pikënisja për trajtimin e tij”
 
 
 
 
 

Eksperiencë dhe edukim në vazhdim:

 
 
 
  • Diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë, Universiteti i Tiranës si Mjeke e Përgjithshme.

  • Ka kryer specializimin pasuniversitar në Shërbimin e Psikiatrisë së QSUT “Nënë Tereza”.

  • Doktor i shkencave mjekësore me programin e doktoraturës “"Adaptimi i Instumentave Vlerësues (teste psikologjike) mbi Psikopatologjinë e Fëmijëve".

  • Psikiatër për Fëmijë e Adoleshentë - Departamenti i Pediatrisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza".

  • Anëtare e shoqatave dhe organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare të psikiatrisë dhe pjesëmarrëse aktive në konferencat më të rëndësishme ndërkombëtare me prezantime orale dhe në formë posteri.

  • Bashkautore në tekstin mësimor “Bazat e Psikiatrisë”. Botim i Fakultetit të Infermierisë, Universiteti i Tiranës.

  • Ka fituar disa çmime ndërkombëtare si:

2004 Çmimi ‘Donald Cohen’, Kongresi 16-të i IACAPAP, Gjermani
2006 Çmimi ‘Donald Cohen’ Kongresi i 17-të i IACAPAP, Australi
2008 Çmimi i Organizatës Botërore të Psikiatrisë, Çeki

  • Drejtuese e Grupit Kërkimor të Punës (Research Working Group) të European Federation of Psychiatric Trainees (RWG-EFPT)

  • Themeluese dhe anëtare bordi e shoqatës MIA.

  • Pedagoge e jashtme në Fakultetin e Mjekësisë, Departamenti i Pediatrisë.