Papritur, çdo gjë në jetën tuaj orientohet drejt një qëllimi: ta mposhtësh sëmundjen dhe të jetosh.
Jeta juaj mund të mos jetë më ajo e para. Kohën e kaluar në punë apo me miqtë e të afërm, e ka zënë qëndrimi në spital dhe vizitat me mjekët.
Ndërkohë, barra emocionale e pamundësia fizike ju detyron të qëndroni në shtëpi për t'u rimëkëmbur pas trajtimit.
Pas diagnostikimit mund të ndiheni plotësisht të izoluar. Edhe pse familja dhe të afërmit janë duke qëndruar afër jush, ata mund të mos njohin saktësisht nevojat tuaja dhe mos të kuptojnë atë çka jeni duke përjetuar.